Kuvendi: Parullat komuniste s’kanë lidhje me Metën

May 26, 2014 18:58

Kuvendi: Parullat komuniste s’kanë lidhje me Metën

Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Në një komunikatë për mediat Aleksi është autorizuar të pohojë se “Ilir Meta e lexoi si dhe herë të tjera, me keqardhje, vëmendje, kureshtje, por pa habi, deklaratën e deputetit Berisha, pa pritur të gjejë qëndrim të ri në atë deklarim”.

“Edhe në këtë rast, ekstremet u puqën. Në të njëjtën kohë, u formuluan dy akuza ekstreme; të parët komunistët që pretenduan se Kryetari i Kuvendit nuk respekton ish-diktatorin komunist dhe ish-kryeministri, i vetëkonsideruar si antikomunist, që gjykon se po ringjallet fryma enveriste” u shpreh Emiljano Aleksi. Sipas tij “parullat komuniste dhe shfaqja e portreteve të Hoxhës në datën 24 maj në Përmet nuk kanë të bëjnë aspak me ndonjë pozicionim të mundshëm të Kryetarit të Kuvendit dhe nuk kanë gjithashtu asnjë lidhje me aktivitetin e tij në përkujtim të Kongresit të Përmetit”.

Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi

Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi

Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit konfirmon se qëndrimi i Ilir Metës ndaj historisë së Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare nuk ka të bëjë me figura të veçanta. Qëndrimi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë është një vlerësim i vendosur dhe pa kompromis i kësaj lufte që e rreshtoi Shqipërinë si fitimtare në radhët e koalicionit të madh antifashist ndërkombëtar.

“Ajo është dëshmi se në vitet errët të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët e bënë mençurisht zgjedhjen e tyre: ishte një zgjedhje e zgjidhje në emër të patriotizmit, të nacionalizmit, në emër të lirisë dhe luftës kundër pushtuesit. Si e tillë, lufta dhe dëshmorët e atdheut, martirët që ranë për liri dhe veteranët e luftës, meritojnë lavdi dhe mirënjohje të përhershme. Fatkeqësisht, çfarë ndodhi më pas në Shqipëri dhe në gjysmën e Evropës, është një çështje tjetër që varej shumë pak nga Shqipëria dhe shqiptarët; ajo tejkalonte kufijtë e Shqipërisë dhe të vullnetit të shqiptarëve”, tha Aleksi.

Deklarata e zëdhënësit të Metës përfundon me apelin se historia duhet të vlerësohet në mënyrë objektive dhe konstruktive, pa komplekse dhe paragjykime politike.

May 26, 2014 18:58
Komento

15 Komente

  1. klodi May 26, 19:29

    nuk e di, por kam frike shume nga enverizmi i z.Nishani

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi May 26, 20:03

    Eshtë si është lsi-ja po thotë atë që duhet thënë për lançl ? Éshtë si është z. Ilir meta por, ngjyrat e lançl po i mbron! Ju lumtë! PS ka mbetur në pozitat e atij që “as ta bën,as të lëshon “!? (Më duket se nja dy-tre kokrra si znj. Arta Dade kanë mbetur andej trashëgimtarë të denjë!) Ajo që prodhon sjellja politike e ps me lançl e ka emrin pak a shumë “pederasti politike”??? Sa për sali berishën dhe l.a.n.çl mund te them këtë gjë : ” duhet një kongres i ri i Përmetit që ashtu si ai i 44-ës që ndaloi hyrjen e zogut në shqipëri,kongresi i ri i Përmetit 2014 të debojë nga Shqipëria,tradhëtarin e ri sali ram berisha? Pa asnjë mëdyshje!

    Reply to this comment
  3. adi May 26, 20:14

    Rrnofte partia e punes (anti)Shqiperise!

    Poshte salizmi dhe liloizmi!

    Heu or tej, e ç’ka asht ka bahet bre burre?

    Po keto kekan por si feniksi or tej!!

    Hallall ene kosi ene lalla!

    Reply to this comment
  4. merobaze May 26, 20:20

    ASNJE NE VENDET ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE NUK FESTON ME 29 NENTORIN E ZI DHE LANC-IN KRIMINAL TE ENVER HOXHES QE VRAU DHE MASAKROI USHTARET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ME URDHER NGA MOSKA DHE BEOGRADI.

    Le te shkoje ky zedhenes debil i Ilir Mete Ryshfetit ne vendet perreth qe te shikoje se ASKUSH nuk kujtohet me per festat komuniste qe mbollen MURTAJEN bolshvike ne vendet e tyre. Ne Poloni, Ne Ceki, ne Gjermanine Lindore akoma me shume, por edhe ne Rumani, Bullgari, bile ne republikat satelite sovjetike keto data te ZEZA te historise se vendeve te tyre jane hedhur me kohe ne koshin e plehrave dhe politika nuk guxon qe t’i permende ne kalendarin e festave nacionale. Ne Shqypni Krytari Ryshfetci i Kuvendit del me fotografine e Enver Hoxhes ne dore per te bere homazhe ne Permet per 24 majin qe konsolidoi perfundimisht diktaturen staliniste te proletariatit ne vendin tone, kurse ministri i tij Nasip Naco ne Berat shkon dhe ben homazhe me fotografine e Enverit ne 5 maj si nje REZIL llahtar albanez ne syte e Botes. Ketu lind pyetja llogjike:

    KE KERKON TE MASHTROJE KY ZEDHENES DEBIL I ILIR METES ME FINTE ENVERISTE?

    Reply to this comment
    • Lleshi May 27, 11:06

      Ushtareve angleze ua beri mire , madje ashtu do t’ua bejme sa here te hyjne si pushtues ! Jo vetem atyre por gjithkujt , perfshi edhe bajgat shqipfolese si puna jote qe iu lepijne b..ythen ! kjo ka ndodhur per mijra vjet me popullin tone dhe kjo do te ndodhe edhe per mijra vjet te tjera !

      Reply to this comment
  5. merobaze May 26, 20:32

    HERONJTE IMAGJINARE TE ENVER HOXHES ISHIN XHELATET QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK SHQYPTARI NE VENDIN TONE EDHE GJATE LUFTES EDHE PAS SAJ>

    Ka ardhur koha qe Shqypnia te nderoje HERONJTE e vertete te historise sone kombetare dhe jo xhelatet gjakatare komuniste te Enver Hoxhes qe me urdher nga Moska dhe Beogradi mbushen lumenj me gjak njeriu ne trojet shqyptare dhe vrane po me urdher nga bolsheviket ruse ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.

    Ka ardhur koha qe politika shqyptare te heqe perfundimisht dore nga indoktrinimi enverist dhe te nderoje dhe te beje homazhe per HERONJTE e heshtur te inteligjences shqyptare qe xhelatet e Enverit i vrane dhe i masakruan pa meshire dhe me pabesi komunisti, pra ishin keta intelektuale qe dhane jeten per Shqypnine Demokratike properendimore si Loni Adhami, Abaz Kupi, Muzafer Pipa, Zoi Fundo, Sabiha Kasimati, deputetet e likuiduar ne 1946-n dhe intelektualet e pushkatuar me pas, lista eshte shume e gjate dhe i takon politikes sone kombetare ta beje transparente dhe t’i shpalle keta HERONJ te heshtur si MARTIRE te vertete te Demokracise sone, jo si cubi pa shkolle dru me pre Azem Hajdari, por intelektuale me diplloma perendimore ne xhep dhe me biznese reale ne Shqypni qe do ta benin vendin tone si nje Zvicer prane Adriatikut.

    Reply to this comment
    • Lleshi May 27, 11:11

      Heronjte e Enver Hoxhes , ishin heronjte e Kombit Shqiptar ! Ata heronj e mbajten gjale kete komb nga krimbja me krimba si ty dhe vdekja dhe zhdukja ! Ata dhe raca e tyre shqiptaromadhe , kane qene dhe jane garancia se ky Komb do te jetoje edhe per mijra vjet te tjere !

      Juve krimbat shqipfoles , gjithnje do te bashkepunoni me cdo shkaterrues te Kombit per ndonje kacidhe flori dhe gjithnje do te ankoheni per “lufte civile” !

      Lufta me tradhetaret Kombit dhe bashkepuntoret e pushtuesit , nuk eshte lufte civile , por lufte ushtarake , e sakte , e plote e paster dhe e pergjkshme , ku tradhetaret dhe pushtuesi e kane te sgurte qe do te shporren nga syte kembet ! Ha…ha….ha… sa kenaqesi te jep e verteta dhe historia !

      Reply to this comment
  6. Socialisti bythpambuk May 26, 23:57

    Po cfare qendrimi prisni ju nga PS per luften NC-CL.Akoma nuk e keni kuptuar qe Edi Rama nuk eshte socialist? Ai e shfrytezoi PS per te kapur kariken e KM .Socialistet do ta marin vesh pas 3 vjetesh se ku do katandiset PS.

    Reply to this comment
  7. kris May 27, 02:10

    Kreret e Ps nuk dihet se cfare jane dhe cilen kane ideologji sunduese sepse duken pak te majte epak te djathte,necik enverist e pak zogist,simpatizojne Saliun dhe luftojne nishanin,luftojne per te varferin por shperblejne te pasurin.Shkurt hesapi jane sallate e kendeshme apo nje shporte me karavidhe

    Reply to this comment
  8. Mark uk May 27, 08:41

    Dua ti themi ati koklopes Meta se cili vend ne Europe nuk u ngrit kunder bishes naziste.E gjith bota u ngrit kunder boshtit ROME BERLIN TOKJO.Lufta ncl ishte lufte e drejt,po e prishi punes se mori karakter vllavrasjesh e kjo nga komunistet.Nga 6300 qe u vrane nga viti 1939 deri ne vitin 1944 pjesa ma e madhe jan vrar e likujduar nga vet komunistet.Per 28000 qe thot komunizmi jan mashtrime.Kush e vrau Qemal Stafen dihet kjo ka qarkullar edhe para 90tes.Kush e vrau Vasil Shanton edhe kjo dihet.Kush e vrau Nako Spiron.Enveri e vrau se doli kunder njesimit te dinarit jugosllav e monedhes se arit ne Shqipei, biles kishte ma vler nje dinar se nje napolan ari.Erdhen tregtart serb dhe blen gjith arin e ju lan shqiptarve dinart,qe per 24 ore dinari u cvlersue dhe mbeten stoqe ne vend.Pse nuk e nxierrni ne foto mafiozin Meta ne Permet po e nxierrni ne Frasher.Mos u merzit o popull se aq sa zgjati ozurpimi komunist,aq do bej te zhduket era e keqe e tyre.

    Reply to this comment
    • Lleshi May 27, 11:37

      Ha…ha…ha…. po pse jeni debila per vete i kujtoni dhe shqiptaret e tjere debila ? Apo kur je i mbuluar deri ne fyt nuk ke cfare te flasesh tjeter vecse debillleqe ?

      Po ti kujton se njerezit nuk kane aq mend sa te pyesin , se si ka pase fuqi Tito jugosllavi qe fshihej per vete , sa te caktonte Enverin dhe s’paskan pase fuqi italiani , gjermani qe kishin dhe ushtrine ne Shqiperi , apo anglezi dhe amerikani , apo rusi , qe ishin fuqi boterore , me financa , ekonomi , sherbim inteligjent , ushtri etj etj !

      Si ka mundesi , or taj , qe anglezit , jugosllavit , amerikanit , grekut ne 1949 dhe rusit ne 1960 iu tregua gryka e topit ?

      E shikon qe pederastet jeni juve dhe fara juaj ? Toç kuklle , merr dhe guximin dhe nxjerr dhe ze !

      Reply to this comment
  9. beni May 27, 09:46

    Diktator ish Enveri diktator ish edhe Hitleri por ky i fundit fundja fundit i hapi lufte te hapur gjith botes,por fotografit e tij jan te ndaluara te perdoren kudo ne cdo shtepi e cdo institucion!?
    Enveri vrau e preu ashtu si cdo diktator ne emer te Proletariatit,por kush ish ky proletariat???
    Te marim mesime se cdo diktator esht i njellojte e ti zhdukim cdo fotografi te tyren,nga cdo sfere e botes se civilizuar!!
    Historia ngelet histori dhe enveri u fut ne ket histori,por jo tashme te ngrehim fotografit e diktatures e nje njeriu qe per pushtet vrau edhe kunatin e tij pa le te tjeret qe as i binte ndermend qe ekzistonin!!Flitet qe Shumicen e ktyre qe ndodhen jan kryer me urdher te Nexhmijes,sepse ajo kerkonte qe Enveri te ngelej Ne krye!!!Kurvicke e Rafinuar qe e perdridhte Enverin si Mysliman qe ishte pa pasur nje dashnore ne France ne kulmin e moshes se rinise se tij!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*