Reagimi i një nëne: Pse dola në protestë

December 10, 2015 17:13

Reagimi i një nëne: Pse dola në protestë

Nuk para jam njeri i mediave. Kam parë punën time dhe jam përpjekur të mbaj familjen. Por do doja ta mbanit shënim këtë reagim, pasi disa aparate fotografike më treguan si pjesëmarrëse në protestën e 8 dhjetorit.

Unë, si shumë nëna dhe familjare të tjera, nuk dua të përzihem me partitë. Nuk dua që këto që po them, të politizohen. Por nuk mund të duroja më. Kam një shtëpi në Tiranë. Kam dhe një kasolle në Lalëz, dhe disa barraka të tjera që nga tronditja, tani nuk po më kujtohen. Dhe disa llogari bankare, që gjithashtu nga tronditja, i mbaj mend përmendësh se nuk i dihet. Por që kur erdhën në fuqi këta, zbulova se kasollet e mia harxhuakëshin korrent. Jo vetëm kaq, por edhe ujë. Dhe më vijnë disa fatura skandaloze që jam shastisur kur i pashë. A mendojnë këta se kam fëmijë për të çuar në Kembrixh dhe Oksford? A e ka vrarë ndonjëherë mendjen Edi Rama se biletat e avionëve nuk priten vetë, por duhen paguar? Po katër kuzhinerët, pesë filipinezet dhe gjashtë kopshtarët brazilianë, kush do t’i mbajë me rrogë dhe bukë? Apo do dalin të kullosin vetë?

Prandaj dola në protestë. Nuk më duhet fare kush e organizon. Nuk jam marrë ndonjëherë me partitë. Për vete, qeveritarët e kanë në terezi, ndërsa mua mezi më del 3 përqindshi për të mbyllur fundin e muajit. Kam dhe një baba të sëmurë, me ilaçe. Kur nuk i pi rregullisht, del e bërtet rrugëve. Kur i pi rregullisht, bërtet nëpër foltore. Edhe tani, më thanë se është këtej, e kanë parë diku. Prandaj thashë, me këtë rast gjej babin dhe i fus një të protestuar…

December 10, 2015 17:13
Komento

17 Komente

  1. intelektuali December 10, 18:27

    SATIRA DHE HUMORI POLITIK NE MEDIAN SHQYPTARE DUHET T’JA LEJE VENDIN KERKESAVE PRAGMATIKE PER NJE DREJTESI EVROPIANE KUNDER VRASTAREVE DHE KUSAREVE ME PUSHTET

    Sepse ndryshe po te vazhdoje keshtu avazi do te shohim shpejt edhe gocen e Enverit qe te dale ne protesta bashke me Nexhmijen dhe familjes e saj me gjithe enveristat dru me pre nga pas per te rikthyer Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    Reply to this comment
    • Nina December 13, 17:56

      O zonje qe ke shkruar kete tallje te rende ketu.. Ti jo qe je partit por ja kalon tr gjitheve.. Por mos bej naze dhe paguaj drita , uje dhe taksat qe ke per te paguar.. Leri llafet e teperta.. Ti thjesht ke dal se drotat te rendojne xhepin per shum vende strehumi qe ke dhe i jep me qera.. Po turpi tek ju nuk ka brinja.. Edhe mos te rish fare ne shpi, une jame ne Danimarke.. I paguaj gjithcka kur vjen fatura.. Ai ka bere nje kontrakt me mua dhe dua apo sdua une te jetoje ne ate banese, une jam e detyruar ti pagoje… Lerini pallavrat dhe behuni njerez, me kultur dhe te keni edukaten e pageses se detyrimeve nje me nje. Se shtet eshte Shqiperia, dhe jo afrik qe doni ju ta ktheni.. Tirp te keni..??

      Reply to this comment
  2. Illo December 10, 18:53

    Ky eshte shkrimi , me i goditur , qe ka bere shtypi , per protesten e pa arsyshme te 8 Dhjetorit . Ata qe dollen ne proteste , nuk I shtrengon kepuca . Jane thjeshte militante , qe duan te shohin Berishe – Lulin ne pushtet . Nemeroni ! Jane pasanike , qe u vjen rende te paguajne drita , uje dhe taxa biznesi . Ne ate turme te sajuar , te varferit nemeroheshin me gisht . Me gisht nemeroheshin dhe te perndjekurit politike te Ndregjonit . Do te ishte ndryshe te shifja ne proteste te perndjekur si Kurt Kola ose poeti I famshem , qe nuk e miratoi Presidenti per ambassador . C’fare I ka dhene Shqiperise , Ndegjonet , perjashto fatkeqesine , qe u burgosen dhe u shperblye , per ditet e burgut me 20 $ dita . Ta demshperblei Ndregjoni demtimin e vepres se artit , sepse ai nuk ishte bunker real. Po s’pati para nga kursimet e pageses se energjise te ktheje kestet , qe ka marre nga buxheti . Kjo proteste drejtohet nga super te pasurit e ketij vendi , Berisha dhe Basha si dhe homologte te tyre pasurore ne te gjith Shqiperine . Si nuk kishin dale Ruli dhe Bode ? Nuk e kuptoj ! Ajo ishte proteste e super te pasurve . Ai lloj “korpusi ” te kujtonte qindshet e zeza te kukus klanit . Jane terroriste origjinale ! Komandohen nga ish funksionare te policies berishte , qe kane bere krimet e ngjashme me te bizesmenit shqiptaro-maqedonas , Azis Hoxha. Keta terroriste profesioniste kane zyra modern ne Shqup . Keta e kane vendin ne burg , sepse ligji me vdekje eshte abroguar . Duhet te rikthehet . Europa duhet te na mirkuptoi : Kriminelet jane te pa korigjushem ! Proteste pa motiv , pa bosht . Proteste kunder sistemit kapitalist . Meritojne burgun , ne baze te ligjit . Presidenti e ka mbushur kupen te shkarkohet , deri sa dekoron kriminelin e kombit , ne diten e rinise . President kukull , qe e ushqen Shqiperia me cekollota dhe femijte I arsimon ne perendim . Jane te huaj per Shqiperine si Presidenti dhe Basha . Berisha eshte jasht c’do lloj klasifikimi . Perse I kini burgjet dhe komisariatet ? Beni te hane dhe me dhembe kriminelet ! I. Foto

    Reply to this comment
  3. andi December 10, 18:57

    u shofte fara e kesaj familje me kuc e mac

    Reply to this comment
  4. aldo December 10, 19:01

    I dashur Intelektual, je futur ne nje rubrike satirike dhe thua, mos u merrni me satire! Por ja qe gazeta i ka te gjitha, edhe politiken, edhe kulturen, edhe dosjerin, edhe intervisten, edhe humorin, politik ose jo… DITA, nqs e ke vene re, ka ngritur zerin me shume se kushdo per drejtesine. Nese te pelqen ose jo teksti i satires, eshte tjeter gje, je i mirepritur ta thuash. Gjithe te mirat, redaktori online

    Reply to this comment
    • intelektuali December 10, 20:45

      I nderuar, satira e rubrikes GOJET E LIGA te gazetes DITA eshte mjaft e bukur dhe profesionale, por ka ardhur koha qe shqyptaret te lene satiren dhe ngazellimet dhe t’i futen ndeshkimit te Mafies me pushtet se Shqypnia jone dikur si LULE mali, sot eshte bere si GAZI i Botes duke na treguar si nje fis prej Afrike ZULU qe di te tregoje vetem qyfyre me Vrastare dhe Kusare te Mafies Komuniste me pushtet.

      Reply to this comment
      • katarakti December 11, 12:33

        Shqiperia u be gazi i botes dhe shqiptaret filluan te tregohen me gisht ne bote qe kur ne krye erdhi mafia demon-kratike i dashur Nastradin.

        Reply to this comment
  5. Tomorri December 10, 19:53

    Te na rruaçe vete moj korbe se mendja ehe te paska mberdhifur fare,te shkuara moj korbe te shkuara.

    Reply to this comment
  6. jari turpi i kombit December 10, 21:16

    kur te vije ai plaku yt i rrjedhur do pasurohesh moj hajdutja e babait

    Reply to this comment
  7. LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 10, 21:38

    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaahahhahahhaah
    lexova titullin dhe nuk kuptoja foton
    po coroditesha ,”kasolle ne Lalez qe harxhojne korent ….ahhhhhhhhhhhhhhhahah
    BRAVO ,vertet bukur 🙂

    Reply to this comment
  8. bobo December 10, 23:25

    Ore intelektual ,nuk e di ku e ke gjetur kete fjalen ”shqyptar” SE NJE INTELEKTUAL,thote SHQIPTAR dhe jo SHQYPTAR.

    Reply to this comment
  9. info analitike December 11, 21:16

    Kjo nona ne foto http://historia-ime.com/wp-content/uploads/2015/01/21-Janari-5-517×300.jpg
    doli ne demonstrate me besimin se do te rilindte. Me siguri do te kete ndertuar edhe ajo nje vile bunker ne Surrel me materiale te varfra. Mrekullite rilindese u ndodhin te gjitheve jo vetem disave. U punesuan 300 mije vete, doganat funksionojne si jo me mire, tatimet gjithashtu, ekonomia po ecen gjithmone perpara drejt horizonteve te reja te paeksploruara te borxhit. Njerezit jane te gezuar dhe udhetojne ne “one way business class” sepse duan te shpenzojne sa me shume para ne perendim ngaqe ne Shqiperi fitojne para me lopata dhe gjendja ekonomike eshte e shkelqyer, aq sa nuk eshte nevoja as te kthehen me.

    Reply to this comment
  10. lato December 12, 05:54

    E shemtuar malokja,jo parallie te behet kjo,vula dhise do ta ndjeke deri ne grope.Argiten nuk ka Make-yp,nuk ka kirurgji plastike,nuk ka spital Amerikan ta marre persiper.

    Reply to this comment
  11. E verteta December 12, 10:27

    Ate baba monster qe ke moj zonje eshte turp ti thuash baba,nje baba kriminel dhe kryehajdut asnje njeri ne bote nuk do ishte krenar qe e ka baba,e sa per miliardat qe keni xhvatur mos I hengshi ju dhe femijet tuaj.

    Reply to this comment
  12. Arkidi December 13, 10:23

    Bukuroshja e Lulit, tani Luli po ta dredhe me Enna Bozdon, dhe ti per inat t Lulit futi nje te puthur me Sadijen? rrace e shtirur moj piece of bich.

    Reply to this comment
  13. Mark uk December 13, 10:40

    Po mire e paska rregulluar kjo militarucja se e re qenka.Diku vith e diku me pith thonin te vjetrit dhe e ka siguruar mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*