Reagimi i parë i Eugent Bushpepës: Nuk e përshkruaj dot ndjesinë, faleminderit Shqipëri dhe Europë

May 14, 2018 12:28

Reagimi i parë i Eugent Bushpepës: Nuk e përshkruaj dot ndjesinë, faleminderit Shqipëri dhe Europë

Përfaqësuesi i Shqipërisë  në Eurovizion 2018, Eugent Bushpepa ka shprehur se ndjehet tepër i lumtur për mbështetjen që ka marrë gjatë pjesëmarrjes së tij në një kompeticion kaq të rëndësishëm, nëpërmjet një postimi ne rrjetin social Facebook.

Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Europë!”, shkruan Bushpepa.

Kanë qenë të shumta komentet pozitive në llogarinë e tij në Facebook.

Le të kujtojmë që ai u prezantua me këngën “Mall”, e cila u prit shumë mirë nga fansat dhe shtetet e tjera të Europës.

Ai u rendit në vendin e 11-të. Fituesja e këtij edicioni të Eurovizion ishte Netta nga Izraeli duke u pasuar nga këngëtarja Eleni Foureira në vendin e dytë.

Ky edicion do të mbahet mend sepse pjesëmarrës ishin tre këngëtarë me origjinë shqiptare: Ermal Meta, Eleni Fouriera dhe Eugent Bushpepa.

o.j/dita

May 14, 2018 12:28
Komento

4 Komente

  1. Lala May 14, 17:07

    Bravo cupes dhe cunave!

    Reply to this comment
  2. pesimisti May 14, 19:42

    Por do mbahet mend edhe per çmimet qe s’u moren vesh nga erdhen votat qe shkuan per ambasaden amerikane ne izrael, nje kenge qe as per femije nuk ishte.

    Reply to this comment
  3. Ina May 15, 10:27

    Bravo Genti. Shume i perulur, dhe kjo te jep pike si artist!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*