Reagimi i PD për incidentin te Pallati i Sportit

June 28, 2019 20:42

Reagimi i PD për incidentin te Pallati i Sportit

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me incidentin e pasdites të së premtes në Pallatin e Sportit të Shkodrës, ku ata denoncojnë publikisht me emër një numër personash për këtë ngjarje.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Huliganë të Partisë Socialiste të qytetit verior kanë sulmuar me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër nën administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.

Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar dhunuesit, ndërsa kur arrin Policia e Rendit, autorët largohen nga vendi i ngjarjes. Ata nuk janë ndaluar nga uniformat blu.

Ndërkaq, në vendngjarje janë 4 makina. Në vendngjarje është një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Mercedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha.

e.ll./dita

June 28, 2019 20:42
Komento

3 Komente

  1. Mashkullori June 28, 21:31

    Po more Lulash,targa makinash private jane…
    Bej zamet dhe lexo komunikaten e Policise te shtetit,ku e thote dhe kete:
    JANE ANGAZHUAR DHE MAKINA PRIVATE…
    Shteti eshte I varfer,nuk ka nje automjet per cdo polic,prandaj angazhon dhe private.
    NDIHMO DHE TI POLICINE E SHTETIT,JEPI MAKINA NGA ATO TUAJAT…

    Reply to this comment
    • Pftuu genjeshtar i qelbur! June 28, 21:55

      Ke frike se mos konsiderohesh Partin e dhuneshme nnga SHBA dhe i ke nxjerre cubat me lekure delesh. Te gjithe jane te filmuar dhe do te dali genjeshtra jote, qe i ha me buke, shume shpejt. Pftuuu nduresire e felliqur. GENJESHTAR!

      Reply to this comment
  2. Tori June 28, 23:20

    A ka me te ndyre se ju qe nuk pranoni asgje qofshin keto edhe me fakte!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*