Reagimi i vajzës së gjyqtares: Babai, një monstër që s’meriton të marrë frymë

September 1, 2017 09:57

Reagimi i vajzës së gjyqtares: Babai, një monstër që s’meriton të marrë frymë

Vajza e gjyqtares Fildes Hafizi të vrarë një ditë më parë nga ish-bashkëshorti i saj ka shkruar një mesazh të ndjerë për humbjen e të ëmës.

Mes rreshtave të shkruar në një postim në facebook, ajo i referohet mamasë së saj si Perëndesha dhe heroina e saj.

Në mesazh mllefi i Melisës ndaj të atit duket i qartë.

Dje kam humbur personin me te rendesishem ne jeten time . Mami im ishte heroina ime , perendesha ime . Ajo ESHTE njeriu me i mrekullueshem i kesaj bote dhe KURRE ne kte bote sdo te kete njeri si ajo me ne kete bote. Ajo sakrifikoi cdo gje per ne duke perfshire jeten qe te na hiqte nga ai plera . Pavarsish cdo gjeje ajo fliste mire per te PAVARSISHT CDO KAFSHERIJE QE KEMI JETUAR NE ATE SHTEPI . Ajo ishte shoqja ime e ngushte , motra ime , dashuria ime e pare ne kete bote . Kushdo qe e njihte e adhuronte kurajon forcen inteligjencen dashurine e saj per jeten dhe zemren e saj te paster . Vetem ne e dime se si rrinte me frike kur iknim CDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi” qe ka qene dhe gjithmone do te jete nje monster qe nuk meriton te marri fryme .
Kur te kujtoj mamin tim un nuk do qaj por do jem krenare per personin, heroinen qe me rriti . Dhe sado qe un nuk besoj ne zot un besoj qe ajo tani eshte nje engjell qe na ruan sepse e tille ishte dhe gjalle . Dhe ne do ja dalim do e bejm krenare dhe do behemi te denje qe te quhemi femijet e saj . Sepse ajo eshte forca jone dhe pse nuk esht me mes nesh .
Faleminderit te gjithve qe na u gjendet prane

– Vajza e Fildes Hafizit( Fil Des) MELISA HAFIZI”

September 1, 2017 09:57
Komento

2 Komente

  1. DN September 1, 14:17

    Pra ketu duket se edukata qe te ka dhane nuk eshte ne regull edhe kur nuk do jeni njereze si duhet.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku September 1, 17:34

    Mos harro moj bije qe edhe ti gjysmen e geneve e ke nga babai. Me shume se te gjykosh, ti duhet te perpiqesh te kuptosh fatkeqesine qe ju ndodhi dhe sidomos perse ndodhi, qe ti ne jeten tende te mos i perserisesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*