Reagimi në DITA / Djali i Meksit: Ç’ka ndodhur atë mbrëmje në Rinas…

March 28, 2016 09:59

Reagimi në DITA / Djali i Meksit: Ç’ka ndodhur atë mbrëmje në Rinas…

Një tentativë për “aksident ajror” ndaj ish kryeministrit Aleksandër Meksi në vitin 1992, akuzë kjo e Izet Haxhisë, ish truprojes së presidentit të asokohshëm Sali Berisha, ka ngjallur shumë debate. Deklarata tronditëse është bërë përmes një shënimi të Haxhisë në FB, të botuar dje në DITA, ku ai pohon se ka pasur një plan për eliminim fizik të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi nga Sali Berisha dhe Bashkim Kopliku.

Kjo ngjarje ka mbetur e panjohur për publikun në atë kohe të fillimit të sundimit të ‘Marshallit’, thotë Haxhia, sepse nuk është përmendur as nga ai që ishte planifikuar të ishte viktimë e saj as nga askush tjetër, duke e lënë në harresë dhe duke hedhur fajin mbi ‘fshatarët’ e zonës. Caktimi i Meksit si kryeministër nga kryesia e PD pas fitores elektorale të 22 marsit 1992 nuk ishte pjesë e planit të Berishës, thotë Izet Haxhia. Por në votimin e brendshëm, Meksi kishte fituar bindshëm ndaj Bashkim Koplikut (dhëndri i mikut të ngushtë të Berishës, thotë ai), të cilit ju dha posti i Ministrit të Brendshëm, duke lënë jashtë skemës së qeverisjes Hajdarin që ëndrronte dhe kishte filluar biles të ndante postet e drejtorëve në këtë ministri…

Por Kopliku nuk ishte i kënaqur me këtë post, donte atë të kryeministrit dhe ranë dakord me Marshallin që ai të mbante këtë post të ministrit të Brendshëm vetëm për gjashtë muaj, dhe pastaj Kopliku do bëhej kryeministër. Por, për t’u bërë kryeministër kishte një pengesë të madhe që ishte Meksi, me votim apo ndonjë komplot tjetër nuk mund ta hiqnin, duhej eleminimi i tij me ‘aksident’ dhe momenti i përshtashëm kishte ardhur. Në atë natë që Meksi po kthehej nga vizita në Itali, disa duar të padukshme prenë kabllon e energjisë elektrike që ndriçonte pistën e vetme të aeroportit të Rinasit. Është prerë kjo kabllo pikërisht në momentin kur avioni që transportonte Meksin as nuk mund të kthehej për Itali sepse nuk i mjaftonte karburanti, dhe as mund të ulej në një pistë pa ndriçim…”, shkruan Izet Haxhia.

Sipas tij, “gjatë këtyre minutave vjen në presidencë Kopliku, takohet me Marshallin (Berisha) dhe pastaj ‘çuditërisht’ Marshalli largohet më herët se çdo natë tjetër nga presidenca, duke më thënë duke dalë që mos merr as makinat as shoqëruesit e tjerë sepse do shkojmë me këmbë tek shtëpia e Mehmet Elezit. Pasi kemi shkuar me këmbë tek shtëpia e Mehmetit rreth orës 10 të natës, kemi qëndruar aty për rreth një orë e gjysëm… Marshalli rrinte si në ankth të pritjes së një lajmi të rëndësishëm. Ka komunikuar njëherë nga tel. i shtëpisë së Mehmetit dhe pas kësaj telefonate me Koplikun është ngritur i mërzitur për t’u larguar nga shtëpia e Mehmetit. Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë

Endri, djali i madh i Aleksandër Meksit

Endri, djali i madh i Aleksandër Meksit

në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…”.

DITA i ka kërkuar dje një prononcim zotit Aleksandër Meksi, i cili u përgjigj shkurt mbi këtë incident. Ndërkaq, i pyetur nga DITA, djali i madh i ish-kryeministrit, Endri Meksi, ka sjellë një reagim më të plotë lidhur me këtë episod. Reagimin e bën edhe më interesant fakti që Endri ka qenë i pranishëm në atë ngjarje, nga një këndvështrim tjetër: Ai ishte duke pritur të atin në Rinas. Endri Meksi saktëson se udhëtimi I kthimit po bëhej nga Brukseli, pas një takimi me Komisionin Europian, ndërsa në Romë delegacioni ynë ishte tranzit.

Më poshtë, sqarimi i Endri Meksit:

Në avion ishin Genc Ruli, Gjergj Kondo dhe Fidel Ylli, përveçse Aleksandër Meksit. Nga Roma u nisën për arsyen e thjeshtë që nuk kishin asgjë për të bërë më aty, mbaruan vizitën dhe nuk ishin mësuar të qëndronin për vizita qejfi; në Shqipëri kishin në çdo rast situatë emergjence. Takimi ishte me Komisionin Europian në Bruksel, i pari me KE-në, dhe kaluan në Romë tranzit.

Unë ndodhesha në Rinas atë pasdite. Ishim në hapësirën e shërbimeve qeveritare bashkë me rojet dhe shoferët e makinave. Nuk arrij të kujtohem kush ishin të tjerët, por kishte dhe njerëz të tjerë.

Na njoftuan papritmas që duhet të dilnim në pistë sepse nuk kishte drita dhe duhet të ndriçonim pistën me dritat e makinave. Motivi i mungesës së dritave, na u tha që ishte dëmtimi i llambave në tokë prej deleve dhe lopëve që kalonin lirshëm në aeroport. Nga ky detaj më vjen të mendoj që nuk ishte diçka e parashikuar, sepse do të ishim pozicionuar kohë më parë. Në fakt u pozicionuam gabim, pavarësisht se nuk u fol më për këtë ngjarje. Them gabim sepse kur avioni po ulej, une vura re që ne po ndriçonim kundrejt avionit, dmth ishim përballë me të. Ishim pak makina, besoj jo më shumë se 10 copë. Pozicionimi i keq, besoj se ishte arsyeja përse avioni/piloti takoi tokën me rrotën e parë, e cila u thye në momentin e impaktit. Kuptohet, përvecse faktit që nuk kishte drita aspak. Avioni vazhdoi deri nga fundi i pistës me zvarritje e përplasje. Pati shumë shkëndija, por jo zjarr. Ne nxituam me makina të ndiqnim avionin. Pasagjerët nuk pësuan asnjë dëmtim. U fol më vonë që avioni kishte serbatorët në krah dhe prandaj dhe nuk shpërtheu. Nuk di sa ka qenë e vërtetë, sepse në realitet nuk u mor askush më me atë histori.

Në lidhje me çfare thotë Izeti, në fakt nuk kam asnjë info sepse nuk është folur më për këtë histori. Por një detaj që e kujtuam pas këtij shkrimi ishte që Bashkim Kopliku erdhi për vizitë menjëherë në shtëpinë tonë. Nuk mund të them se kishim marrëdhënie të afërta duke qenë se marrëdhëniet në qeveri midis atij dhe Leka Meksit ishin konfliktuale, por as nuk jam në gjendje të jap një opinion sot mbi çfarë u tha nga Izeti.

Por as nuk habitem! Ka detaje të 1996-1997 që tregojnë akoma më shumë… Ndoshta për një herë tjetër.

 

Akuzën e Izet Haxhisë mund ta lexoni KETU

Reagimin e Aleksandër Meksit mund ta lexoni KETU

March 28, 2016 09:59
Komento

7 Komente

  1. Arber March 28, 10:26

    Bravo Izet Haxhia! Kryekriminelin e shqiptareve Ali Baba Saliu dhe kompllotistet e tjere nuk mund te denohen me rende as me plumb e as me varje!

    Reply to this comment
  2. radari March 28, 10:56

    O Meksi Junior, ke qene para adoleshent ne ate kohe,keshtu qe gabohesh per faktet, ndonese pershtypjetdhe kujtesen i ke pak a shume te sakta . Pyet te t’eme Dhuraten se cfare bisedoi me tet ate ne prezence te ish bodigardit aktualisht deputetit mavi Fidel Ylli-t ne Benz mercedesin kryeministrir. Meksi realisht e kishte mbushur kupen, se po perpiqej dhe po siguronte materiale kompromentuese si kunder Koplikut edhe kundra vete Sales. Kujtoj ketu perpjekjen qe beri Meksi per te shtenen ne dore deshmeine e Koplikut ne hetusine e familjareve te Mehmet Shehut (Sigurimi interesohej per Lad Shehun). Ne deshmine ne hetuesi ishte edhe pseudonimi i Koplikut, qe ishte rekruatuar BP, pasi i vjerri Skender Konica hengri “kolpon” ne Ministrine e jashtme. Yt ate madje guxoi te gjente dhe shtinte ne dore deshmine e Milices vjerres se Sales ne gjyqin kundra njeres prej tre grave serbe Olivera B. Pa folur edhe per perpjekjet e tyt eti per te gjetur dokumente qe provonin se kreu i ardhshem i Gjykates Kushtetuese Gjaat ishte jo vetem spiun sigurimi por edhe spiun jugosllav, qe ne kohen e OZNA-s.
    Sala nuk mund t’ia falte tyt eti posedimin e fotokopjes se deshmise se Riza Hoxhes per aktivitetin e Rexhep Rames (vjerrit te Sales) si kafaz (bodigard) i legates shqiptare ne Paris ne kohen e kol. Hysni Kapos!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. MeteH March 28, 11:05

    Edhe kete e ka bere PERBINDESHI Sali?.Ngjarje tronditese per vendin tone,kur nje psikopat,kriminel,hajdut vazhdon te sundoi politiken shqiptare.A i lexojne keto komente ata qe e vune? Çfar duhet te bej tjeter ky njeri i fandaksur?Po prekuroria akoma do flei gjum? Ne cilin vend te botes qe nje njeri i till ti beji kaq deme vendit te tij dhe te mos denohet? Vetem me 21 janarin,Gerdecin,Rrugen e Kombit,shitjen e detit,vrasja e Hajdarit,Remzi Hoxhes,Kosta Trebickes,firmat piramidale,grushtin e shtetit ’97-98… do mjaftonin qe duhej denuar perjet.Oh sa krime ka bere ky njeri dhe vazhdon te shpif sikur ska bere asgje.Kjo ndodh vetem tek ne…!

    Reply to this comment
  4. orli March 28, 11:30

    Radari!shume interesante ato qe thua dhe jam jo vetem i bindur por dhe i sigurte se dhe ato qe thote Izeti jane mèse te verteta.Shqiperia eshte drejtuar dhe drejtohet nga spiun te te gjitha ngjyrave.

    Reply to this comment
  5. Kariz Matik March 28, 11:40

    Ishte i interesuar vete te tregonte dicka rreth ngjarjes, apo e ka nxitur dikush tjeter te hedhur disi balte mbi te verteten, kjo pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe ky ne fund te fundit nuk na tha absolutisht asgje.

    E para, s’na tha asgje pshm. se sa minuta perpara se te ulej avioni, ai se bashku me te pranishmit e tjere u informuan, se duhet te diltnin ne piste per ta ndricuar ate me feneret e makinave.

    S’na tha pshm. asgje per teorine trushplarese, se si eshte e mundur qe prania e deleve dhe lopeve ne aeroport na paska qene kaq e madhe, sa e ka bere te pamundur pastrimin dhe reparimin ne kohe te numrit minimal te ndricuesve te detyrueshem, nga bajgat apo demtimet prej shqelmave dhe brireve e bagetise. Kush beson ne te tilla mbrockulla, do te quhej me gjithe kuptimin e plote te fjales, nje megaidiot.

    S’na tha pshm. se si ka mundesi qe ne aeroportin e vetem te pasagjereve, ku rendesia e ruajtjes se objektit duhet te kete prioritet te vecante, cobaneve dhe lopcareve u jepej “license” per te kullotur sipas qejfit delet dhe lopet, ndersa nje pjese tjeter te qytetareve u ndalohej dhe u ndalohet ende me polic ke dera hyrja brenda aeroportit? Ne cilin vend te globit, perjashto ato diktatoriale, ndodhin te tilla masa te tipit ekstremisto-anadollak?

    Reply to this comment
    • nikoll March 28, 15:05

      KariZmatik, harron se ishte koha e Sali shpellarit dhe te gjitha keto qe ti i quan absurditete ekstremisto-anadollake ishin me se normale.
      Pastaj ky djali tregon c’mban mend , nuk eshte prokuror dhe as ka dale te te mbushe mendjen ty se krimineli Sali na qenka i pafajshem.
      Ka akoma njerez si ti qe e bejne Saliun trim dhe kjo eshte fatkeqesia. Turp.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim