REAGIMI / OSBE sqaron një “raport të saj” botuar nga portale online: Janë publikime të mediave, jo përfundimet tona

September 11, 2015 15:07

REAGIMI / OSBE sqaron një “raport të saj” botuar nga portale online: Janë publikime të mediave, jo përfundimet tona

Disa portale online paraditen e sotme nxorën një raport për të cilin shkruanin se ishte i OSBE-së ku jepeshin të dhëna për aktivitet kriminal të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës, sipas tyre.

Mes të tjerash thuhej se Rama ka një pasuri rreth 200 milionë euro në emër të vëllait, Ilir Meta akuzohej se ka porositur vrasje, ndërsa Sali Berisha kishte përfituar miliona euro nga biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazllic.

E gjendur në kuriozitetin e gazetarëve në lidhje me këtë raport, zyra e shtypit e OSBE lëshoi një deklaratë që mohonte këtë raport si një qëndrim të saj, por si një përmbledhje shkrimesh të shtypit vendas.

Më poshtë reagimi i OSBE

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.

Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë.

Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.

Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.

Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”, thuhet në reagimin e OSBE.

September 11, 2015 15:07
Komento

4 Komente

  1. mbreti Gent September 11, 15:37

    Pati shumë shqiptarë,sidomos të rinj që shpresonin në atë që quhet rilindje,midis tyre edhe botuesi i kësaj gazete z.Thano për të cilin kam respekt.Është naivitet të besosh se Ramua me shokë,që u rrit në mes të llumit politik dhe moral një ditë do të bëjë drejtësi.Arësyeja është e thjesht;e gjithë klasa politike sot i ngjan thesit me miell të prishur.Me miell të prishur nuk mund të gatuash gatuash asgjë.Vetëm shporrja me protesta mbarë popullore e kësaj klase politike tërësisht të kriminelizuar mund ta shpëtojë këtë vënd.Si duket popullit nuk i ka vajtur akoma thika në kockë.

    Reply to this comment
  2. anim September 11, 15:47

    Kushdo me dy pare mend duhet ta KUPTONTE qe s’mund te kete nje raport “zyrtar” te OSBE’s lidhur me “kreret” shqiptare ashtu sic ishte botuar tek laspi apo edhe gazetat e tjera qe renden per te ri-botuar genjeshtrat e shtypit shqiptar – eshte naivitet e idiotesi te besosh se i tille informacion qenka sheshit nepr kafenete e tiranes. Nuk mund te kete madje as nje dokument jo-zyrtar te OSBE’s pasi dicka e tille se pari bie ndesh me rrolin e kesaj organizate nderkombetare ne shqiperi dhe se dyti pasi kushdo qe ka perpiluar te tille dokument dhe ka fakte te tilla te kapjes se shteti ata shkelin ligjin shqiptar e nderkombetar kur nuk i raportojne keto fakte ne organet perkatese.
    Cfare eshte botuar ne shtypin shqiptar jane fjale ne ere, thashethemnaje qe vete shtypi shqiptar krijon dhe shperndan pa pergjegjesi e pa profesionalizem. Pra edhe nese ambasadat apo OSBE qarkullon dokumente quasi zyrtare ata vec permendin ato qe thuehn neper kafenete dhe mediat shqiptare.
    Pra cdo media shqiptare qe ka botuar sot e dje keto llloj lajmesh te genjeshterta duhej se pari te sigurohej per burimin e informacionit (nuk mjafton citimi i nje tjeter gazete apo media online), duhej ta kishte kete dokument si prove faktike dhe te sigurphej qe eshte xhenuin dhe jo manipulim, dhe me pas duhej te lexonte me kujdes gjuhen e perdorur dhe nentekstin e te tille dokumentesh. Pasi citimet qe u behen lajmeve shqiptare nuk jane fakte reale per vertetesine e tyre. Sipas meje asnje media shqiptare nuk e ka bere kete.

    Kjo nuk do te thote aspak qe lajmet qe qarkullojne per korruptimin e gjithe “lidereve” shqiptare nuk jane te verteta por une nuk besoj se ato do ti gjejme ne raprotet e OSBE’s apo faksimilet e Ambasadave te huaja.
    Padyshim qe sherbimet e huaja mund e duhet te kene te dhena lidhur me shume nga akuzat qe behen per lideret e shkuar e te tashem shqiptar por nuk besoj se ky informacion ju dhurohet gazetave apo opinionit te gjere, dhe ta merr mendja se do te duhej shume mund e pune, se pari prej gazetareve per te nxjerre te tille informacion.
    Per mua perseri media shqiptare tregon nivelin e ulet te funksionimit te saj dhe i ben njerezit gjithmone e me skeptik ndaj te vertetes dhe drejtesise ne vend.

    Reply to this comment
    • LOVE September 11, 16:17

      ke nje “emer” te cuditshem ti ,po sikur ke vetem emrin thuaj ….
      nuk po e pergenjeshtrojne kete dokument
      thjesht po thone ne nuk flasim dot zyrtarish
      kur dalin kesi dokumentash ,jane vete ata qe i nxjerrin dhe burimi eshte
      gjithmone i “paidentifikuar ”
      nejse po flasin per piktorin ,200 mil euro pasuri , une besoj se nje 0 duhet
      ta heqin ,sepse nga 3 mil kursime dhe i pastrehe ,goxha hap ka ber
      se cfare trazonin dhe per Olsin[vellai] , thone qe eshte beri si canta e Zenit
      po une nuk besoj , genjejne keta kapitalistet ,
      per HALEatin ,shkruanin qe ne kohen qe ka qene zv/kryeminister
      besohet te kete urdheruar te pakten 2 vrasje …genjejne keta ,
      ose kane harruar te shtojne dhe keto tani qe u be kr i kurVendit
      e ka fajin Toma ,ai reaksionari i rilindjes ……kryemafjozi me i fuqishem
      cilesohet Mmmmmmmmeta ….dhe une kisha filluar te besoja se oreksi
      i ndaloi vetem te …..pularia ….

      nuk mund te mungonte Zeni dhe Argita e babit ,po te siguroj qe
      dukeshin engjej ne krahasim me keta me siper qe ….rilinden

      Reply to this comment
  3. deti September 11, 15:47

    Po iki dhe ju se na cate veshet me kritika por prape se prape i ka ne mbajtur ju ne pushtet te gjithe monstrat e qeverive

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*