DALJA TV: Po, rroga e pensione duhen ulur, – këmbëngul jovertebrori që ka firmosur 400 mln euro tendera

May 2, 2020 23:36

DALJA TV: Po, rroga e pensione duhen ulur, – këmbëngul jovertebrori që ka firmosur 400 mln euro tendera

TIRANË – Në një reagim publik për të sqaruar deklaratën e tij të disa ditëve më parë, politikani i njohur dhe njëherësh butaku socialist pa fije nervore Lepe Peqja, bëri me dije se nuk sheh asgjë për t’u shqetësuar në idenë e uljes së rrogave dhe pensioneve.

“Nuk e kuptoj shqetësimin,” komentoi butaku që, siç dihet shkencërisht, ecjen mbi jargët e veta e ka mënyrë normale zhvendosjeje dhe karriere politike, “jemi një vend i goditur nga koronavirusi dhe fondet i kemi të kufizuara. Stalini do na ndihmojë, ajo dihet. Por a mbahet shpia me miell hua more zotërinj?”

Në vijim, shëmbëlltyra klasike e jovertebrorit që fare mirë mund të studiohet si ekzemplar i gjallë në biologjinë e klasës së shtatë pohoi se gjithkush në një shoqëri solidare, jep diçka nga vetja në raste krizash.

“Ja për shembull, qeveria ka dhënë nga paratë e saj, që po të donte edhe s’i jepte, se koronavirusin nuk e solli ajo, po ju zorrëtharët. Ka shtyrë edhe tenderat publikë për një kohë të pacaktuar, duke i kthyer në sekretë për të qenë më operative. Po diskutohet edhe shtyrja me dy javë e pagesave për konçesionet. Por kaq nuk mjafton!”, deklaroi Lepe Peqja.

Më tej, polipi njerëzor që merr ngjyrë dhe formë sipas terrenit për t’u mimetizuar, e bëri të qartë se sistemi shëndetësor është ende shumë problematik.

“Shëndetësia që trashëguam nga Berisha ishte skandaloze, e korruptuar, mjerane,” sqaroi kërmilli politik që ka thyer rekordin e xhepizmit në kushte shtëpiake, duke u përjashtuar nga Kuvendi si deputet i opozitës, për korrupsion me fondet publike.

Lepe Peqja e bëri të qartë se sapo socialistët të stabilizohen në pushtet, shëndetësia do të ndërrojë faqe.

“Se shëndetësia, që ta dini ju, është si ata të kërshtenët e mirë, që pasi u bie në njërën faqe, kthejnë tjetrën,” arsyetoi ai. Zhapiku human, që çdo ditë para se të dalë nga shtëpia, duhet të ekspozohet pak në diellin e ballkonit për të shkrirë gjymtyrët, e qartësoi se shëndetësisë shqiptare, shpullën e parë në faqe ja dha ai kur ishte ministër.

“E keni parasysh kur dikujt që i kanë rënë të fikët, i bie me shpullë? Unë ja dhashë se s’jam bërë pishman,” tha krimbi që ka firmosur 400 milionë euro tendera pikërisht në shëndetësinë që partia e tij deklaroi se do ta bënte falas.

Për hir të së vërtetës, jovertebrori pohoi se socialistët e bënë shëndetësinë jo vetëm falas, por edhe fitimprurëse.

“Tani, nuk është fitimprurëse për të gjithë, po për disa, do thoni ju. Dakord, por ky është një fillim i mirë, apo jo?”

Aberracioni shoqëror me emrin Lepe Peqja gjeti kohë edhe të komentonte ndaj reagimit të një mjeku 80 vjeçar që gjendet në krye të detyrës në luftën ndaj epidemisë.

“Na del zotëria dhe thotë, mos na i prekni rrogat dhe pensionet! Kush ja preku atij? Në projektin tim nuk përfshihen mjekët mor zotëri. Pse flet për të tjerët? Kur nuk të djeg, pse kruhesh?”, u zemërua mbetja spitalore e politikës, në botëkuptimin e të cilit, askush nuk mund të hapë gojën përtej gjërave që prekin direkt dhe personalisht atë dhe vetëm atë.

***

Gojët e Liga bëjnë me dije se pas testimit që Mjeshtri i Madh i zgrapjes Edi R, i bëri publikut duke nxjerrë Lepe Peqen, nxorri në shtyp gjysmën e tij më të vogël, Arabaçja.

“Zoti Peqja ka fol me kokë të vet,” deklaroi solemnisht Arabaçja, “se unë dhe Edi nuk dimë gjë”.

***

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike post-epidemike. Të paktën kështu shpresojmë

May 2, 2020 23:36
Komento

15 Komente

  1. LEON May 2, 22:45

    Bolla e zeze e shendetsise.
    Gjarperi boa qe perpiu 400 miljon euro nga taxat e shqiptareve.

    Reply to this comment
  2. Operacioni Zjarri May 3, 02:56

    Mos i bini kaq shume ketij krimbi. Te gjithe rilindasit jane njesoj

    Reply to this comment
  3. fteri May 3, 08:39

    Zjarri është një dukuri e djegies e shoqëruar me nxehtësi të lartë, tym dhe dritë në formë flakësh përcëlluese ,asnjëher njësoj .Edhe Rilindasit nuk jan njësoi.Mos bë gafa.

    Reply to this comment
  4. saliu May 3, 11:40

    Ju lumte, vajza e djem! C’ia keni bere mire felliqesires. Ju lumte!

    Reply to this comment
  5. Dash May 3, 13:08

    Oooo ci keni punuar pacavures! Po un jam i sigurte qe ketij bq as i leviz nervi fare, edhe sikur dhjetefishin e ketyre te degjoje

    Reply to this comment
  6. dritan May 3, 13:45

    Beqja ishte thjesh altoparlanti i kryemjeshtrit te tij Rama i cili e ka detyruar te hedhe kete ide ne treg per te pare reagimin dhe me pas kur e pa se si u prit , e hodhi si nje limon te shtrydhur Beqe ziun i ne koshin e plehrave, por s ke ci ben ky eshte cmimi i paktit me djallin gjithmone ne fund do ta provosh ferin, udhe e mbare te qofte merr me vete edhe mjeshtrin tend

    Reply to this comment
  7. Tirana May 3, 15:23

    Shqiptaret nuk kane fytyre te ironizojne Stalinin dhe ndihmen qe na dha Bashkimi Sovjetik. Le te ironizojne Ameriken, po ua mbajti, per “ndihmen” qe na ka dhene e po na jep.

    Reply to this comment
  8. Adih May 3, 15:57

    Ky Beqja eshte mashe ne dore te Edi Rames ,dhe as edhe nje gje me teper ,nuk ja vlen tja rrisim mendjen .Por doja ti thoja ketij hajduti e hipokriti Beqja ,tani per tani eshte pak me fat prej korona 19 ,dhe SPAK e BKH , jane ne karantine ,po ne te ardhmen o Beqo trimi ,do perballesh me vjedhjet galopante qe ke bere ti ,me lejen e miratimin te shefit tend RAMA ,ashtu pa haruar edhe VANGJUSH DAKON ne Durres ,mos te fleje rehat nga abuzimet e vjedhjet qe ka bere .Mos haro o Beqja dhe Dako glopi rrotullohet dhe nuk ri ne vend numuro ,mos ju rreje mendja ,qe neser Rama do ju mbroje nga bemat e abuzimeve tuaja .Zdo e pyesi njeri ,se i keni abuzimet me ze e me figure .Do me kujtoni nje dite .

    Reply to this comment
  9. anila May 3, 21:13

    ky funderina hajdut qe duhet te ishte ne burg!!!!
    Mire ben derisa eshte lene te bredhe i lire dhe te thote ato cfare e mesojne te thote e si njeri pa personalitet, thote cdo idiotesi. mbron vehten nga burgo qe e pret!!!

    Reply to this comment
  10. ADRI May 4, 08:07

    CA TE MBAN LIBRI SHTEPISE

    Reply to this comment
  11. KORÇARI May 7, 23:52

    I paskeni rënë pikës me këtë Bythshkallmuarin Beqja.
    Ky duhet rrahur me shkop thane ,mëngjes ,drekë ,darkë deri sa të arrihet numri 400 milion të fshikulluara në kurriz që mos flejë dot për 6 muaj dhe në mullaqet e bythës që mos ulet dot gjëkundi për 6 muaj.

    Reply to this comment
    • alphade May 21, 01:18

      Ka nje modizem apo refren ne anglisht qe thote: The same father,the same son” ! Me SHQIP perkthehet pak
      a shume : “bem baba te te ngjaje” por qe ka edhe nje
      refren tjeter qe thote: “ne bythe te trandafilit del ferre” !
      Edhe puna ketij Ilirit, I ngjan kesaj te fundit…! Te gjithe e
      kane njohur babain e tij,i ndrite shpirti atje ku eshte, po
      kjo “ferra” nga ka ngjajtur ?!……..!?
      Une marr nje pension prej 137.200 leke te vjetra . Pyetja
      ime eshte: O Liro ! Edhe mua do m’a ulesh pensionin me kaq
      sa marr ! Shtoja she kam me shume shkalle se sa zotrote!

      Reply to this comment
  12. Adih May 16, 18:28

    Korcari @……………..

    E ke bere arithmetiken gabim , Ky Beqo Rames ,nuk i ka mare te gjitha parate e taksapgueseve shqiptare te mjere per vehten e tj ,,por i ka ndare ,perqindjen ta tregon Beqo dhe Rama ,pastaj beje hesapin per shkopat e thanes .. Mos ja hame hakun .Ste le balo, te haje laro , e sbehet as edhe nje gje pa lejen e shefit. Jepi cezarit , ate qe i takon .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim