REAGIMI REKORD / Portali i ri e-Tërmeti u vjen në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti pe vërteti

September 25, 2019 11:15

REAGIMI REKORD / Portali i ri e-Tërmeti u vjen në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti pe vërteti

TIRANË – Qeveria shqiptare sapo ka njoftuar se ka ngritur në këmbë në kohë rekord, strukturat e saj të emergjencës për të përballuar pasojat e tërmetit të shkaktuar tinëzisht nga sizmiologu grek Akis Telendaris.

Burimet për Gojët e Liga njoftojnë se një grup special pune i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së Emergjencave, Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme, forcave RENEA, Guardia di Finanza dhe FRONTEX, është mbledhur për të ndërtuar portalin e ri qeveritar e-Tërmeti.

Siç bëri me dije koordinatorja qeveritare Nektarina Pjeshka, në këtë portal do regjistrohen të gjitha ankesat e qytetarëve dhe fshatarëve të prekur nga tërmeti pe vërteti.

“Të prekurve do t’u kthehet përgjigje në kohë rekord,” deklaroi Znj Pjeshka, “dhe për këtë janë marrë masat që zyra e e-Tërmetit të jetë 24 orë në funksionim, me servera rezervë dhe gjenerator automatik që e kemi blerë 50 mijë euro nga fondet e emergjencës. Gjithçka në funksion të qytetarëve”.

“Edhe fshatarëve,” shtoi ajo.

Kësisoj, mësohet se të gjithë ata që u janë krisur shtëpitë, që kanë një javë pa drita, që gatuajnë duke ndezur zjarr me shkarpa në oborr, që celularin e vetëm të familjes e kanë prodhim të 2004-ës, etj etj, do mund të logohen në faqen e-Tërmeti vetëm me një pagesë 5 mijë lekë të vjetra, për të depozituar qurravitjet e tyre, a thua se ka faj qeveria që ka rënë tërmet, po nejse, kjo është temë tjetër.

Më tej, familjeve të dëmtuara do t’u kthehet fillimisht një përgjigje relaksuese për të shtensionuar situatën, si për shembull, “hajt, shëndeti mbi të gjitha”, apo “shyqyr që shpëtut shnosh”, apo “edhe ti e ndjeve dridhjen? Unë isha t’u pa televizor, kur papritur…”, sa për të krijuar konfidencë dhe besim.

Në vijim, atyre do t’u premtohet me solemnitet dërgimi sa më shpejt i një ekipi në vendngjarje, për të verifikuar dëmet.

Deri tani, projekti mbaron më kaq. Por sipas koordinatores Pjeshka, qeveria po studion mundësinë për të bërë diçka edhe përtej fazës virtuale.

“Në Nju Jork, Kryetari Rama i ka kërkuar homologut grek Miços Taqis të ndihmojë Shqipërinë si dëmshpërblim për zararin e shkaktuar nga sizmiologu Telendaris,” zbuloi Znj Pjeshka lajmin e fundit për reporterët.

 

*****

SHËNIM / P.S. Redaksia e Gojëve të Liga sapo u njoftua se pas shirave të fundit, qeveria ka alokuar një fond prej 3 milionë eurosh për hapjen e portalit e-Permbytja. Ju do thoni, po kjo rubrikë satirike është, tek e fundit. Satirë, satirë, por…

September 25, 2019 11:15
Komento

2 Komente

  1. BRavo September 24, 18:33

    Ka lezet, tani po. U zgjidhen te gjitha hallet, do t’i themi fukarrallekut tutje

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 25, 06:37

    PANIKU

    Nga:

    Gianni Rodari i Cipollinos

    “Të prekurve do t’u kthehet përgjigje në kohë rekord,” deklaroi Znj. Pjeshka, sapo te kthehet Kryeministri, mister Domatja nga New Yorku ku ka shkuar te takohet ne OKB me mister Trapin qe e ka thirrur ne nje takim te posacem per te mesuar lidhur me:

    ARMIKUN E KLLASES

    qe:

    Perhap panik ne popullate dhe qe eshte dekonspiruar si nje “parashytist” diversant ne Presidence i hedhur nga ajri ne Shqypni ne krye te Shtetit nga Monarko-Fashistet greke me komandant gjeneralin dashakeq Miços Taqis qe mendojne nate e dite per te keqen e Vatanit, qe keta “Armiq te Jashtem” te na hane ate qe nuk thuhet, ose troc MUNE, se popullin heroik shqyptar nuk ka Termet ta tunde dhe ta shkunde nga rruga e ndritur e Rilindjes Enveriste, me perjashtim te pushtit Termet Peci, nipit te Shefqetit qe zemeroi Zotin kur dhunoi shtepine e tij ne Tepelene dhe na dergoi kete termetin prej verteti me kaq shume deme materiale dhe pa asnje viktime qe pisi Telendaris nga Greqia e parashikoi si nje Nostradamus i vertete dhe per fatin tone te keq ne e tallem dhe u gajasem me profecine e tij, sic beme me Presidentin amerikan do kohe me pare,

    prandaj:

    HAJT BABE SE KRYEMINISTRI, MISTER DOMATJA JU DON SHUME

    Shkoni pa panik dhe pini nje kafe ne mejhane qe te mos ju bjere catia na koke, se per me teper, pershembell per nje teke raki nuk keni leka dhe kur te shkoni te votoni duhet ta dini se votat tuaja jane “Grusht per Armikun”, Mister Mon-Limon-Kukaleshin e Bashkise, e keni gjithmone prane, ne cdo ekran TV, nate e dite dhe ne cdo cast ne sherbim te plote te qytetareve.

    E perfundoi deklaraten e saj para mediave Znj. Nektarina Pjeshka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*