Reagon Ardit Gjebrea: Përgjigje për cinikët dhe gënjeshtarët

March 4, 2016 17:32

Reagon Ardit Gjebrea: Përgjigje për cinikët dhe gënjeshtarët

Nga Ardit Gjebrea

Nëse do të nevojitej të shpjegoheshin ngjyrat në një tablo, atëherë jo domosdo është faji i pikturës. Nëse do të duhej të shpjegohej ritmi i një zhanri muzikor, si rregull ky nuk do të ishte faji i muzikës. Nëse do të duhej të shpjegoheshin njëra pas tjetrës arsyet e marrjes së një interviste, si lindi ideja, pse u zgjodh ai subjekt për t’u intervistuar, çfarë tha, si e tha, pse e tha, atëherë me gjasë vetë intervista ka një problem.

Unë sot nuk dua as të gjej probleme të tilla, as të sajoj probleme edhe aty ku nuk ka dhe as të trajtoj si problem një vorbull të jashtëzakonshme mediatike me të vërteta, me gjysëm të vërteta dhe me gënjeshtra të plota që shpërtheu prej ditësh. Në jetë, si në politikë dhe në shah, nuk shkohet gjatë duke i nisur fjalitë me nëse, por nëse një shërbim gazetaresk do të paragjykohej në këtë formë dhe në këtë mënyrë, atëherë vetë shërbesa nuk do të kishte të bënte shumë me këtë formë të komunikimit njerëzor.

Për kritikët dhe cinikët do të ishte shumë më e lehtë ose të përgjigjesha me heshtje dhe të vijoja punën time, ose të zgjidhja të pranoja gjithë marrëzitë që në forma dhe ngjyra të ndryshme u shfaqën në gjithë ditët e kësaj jave – duke pranuar që në krye të herës se pas intervistës të bërë në burg me një të dënuar me burgim të përjetshëm, në të vërtetë ka një teori konspiracioni – se bashkë me grupin e xhirimit, në këmbim të shumë milionë eurove gërmuam për 24 orë një galeri të nëndheshme për të bërë të mundur arratinë e të dënuarit.

Për kritikët, cinikët dhe të ngeshmit e shumtë të botës sonë të vogël kjo do të ishte lehtësisht e kuptueshme, e pranueshme dhe ndoshta në këtë moment do të më akordonin edhe faljen e tyre.

Nuk dua të flas me ta. Nuk dua të flas për ta. Po them vetëm dy fjalë për shikuesit që më kanë ndjekur dhe i kam ndjekur, me aq sa kam mundur e ditur në shqetësimet apo gëzimet e tyre.

E vërteta ime për çfarë “tronditi” botën tonë të vogël mediatike është shumë më e thjeshtë. Prej më shumë se 10 vjetësh, ekzaktësisht në vitin 2005 pata idenë të bëj një emision të ngritur mbi paradigmën: “24 orë me…”. E kam biseduar fillimisht me kolegen time Afërdita Saraçini Kelmendi, e cila u tregua mjaft entuziaste dhe madje edhe më nxiti ta bëja realitet. Afërdita ishte testi i parë që kalova. Testi i dytë ishte shumë më i komplikuar. Ishte koha e munguar, angazhimet e shumta dhe të ndryshme, fakti që jetësimi i një ideje të tillë ishte shumë i komplikuar, që kërkonte ekip dhe shumë e shumë detaje të tilla. Por çfarë flinte vetëm priste të zgjohej bashkë me listën e gjatë të perosnazheve që kisha menduar. “24 orë me…” një bari, një lypës, një mjek, një mësues, me një edukatore kopshti, një polic, peshkatar, biznesmen, i ngujuar, etj. Në këtë liste ishte edhe një i burgosur.

Eshtë njerëzore që të gjykosh të tjerët. Të flitet për ta. Për jetën e tyre. T’i gjykojmë për mënyrën si flasin, si reagojnë, si sillen në rrethana të caktuara. Por përgjithësisht bëjmë një gabim që na çon në paragjykim: Që ta kuptosh deri në fund Atë, Ti duhet të jesh Ai. Me një fjalë, nuk e kupton asnjë nga këta personazhe që përmenda nëse nuk e “projekton” jetën e tyre qoftë dhe për një çast në lëkurën tënde. Unë e mendova ta zgjas 24 orë këtë çast. Kjo ishte ideja ime modeste, ky është thelbi i “24 orë me…”.

Ndalojmë tek i burgosuri!

Projektova në mendje tipologjinë e këtij të burgosuri, që mundësisht të ishte i privuar nga liria për jetë. Sigurisht pakkush do ta pranonte të bënte publike jetën e tij në ekran. Marjan Rroku e pranoi. E kërkova unë dhe nuk më zgjodhi ai mua.

Kushdo tjetër në vendin e tij dhe në rrethanat e tij, do të kishte kryer një krim të rëndë dhe pas tij do të ishte dhembja e pafundme e familjes së viktimës. Për fat të keq, kjo ishte familja Canaj, trishtimin, pezmin dhe plagën e pangushëllueshme të së cilës intervista e vrasësit Rroku e riktheu sërish në kujtesë. Edhe pse është e paharrueshme.

Por intervista ishte thjesht dhe vetëm jeta e një të burgosuri në 24 orë dhe asgjë më shumë. Kush tha se kisha ndërmend apo kisha mundësi dhe qëllim të fajësoj apo të pafajësoj Rrokun, se shkova të investigoj mbi një histori të mbyllur me dënim të formës së prerë?

Nuk kisha asnjë nga këto synime sepse as nuk mundja dhe as nuk ishte ky qëllimi im. Intervista nuk ishte një ofertë supermarketi brenda të cilit gjendet gjithçka që do të donte “blerësi” edhe cinik, edhe kritik, edhe i ngeshëm, edhe i vetëtitulluar si kriter i së vërtetës.

Nuk dua të përdor të njëjtin kut gjykimi me gjithë ata që më gjykuan publikisht se më mungoi nervi i gazetarit investigativ dhe se nuk zbulova çfarë kishte ndodhur në ngjarjen e 15 vjtëve më parë. Nuk dua ta bëj sepse do të më duhej të vija në pah mungesën e padurueshme të të njëjtit standart gjykimi: po ata, pse nuk “investiguan” në dy emisionet e para të të njëjtit cikël, “24 ore me…” Gianni Overi – Konsulli i nderit i Shqiperise ne Itali apo “24 ore me…” Eneida Hoxha – mjeke e urgjences? I njejti format, i njejti koncept, te njejtat intervista, i njejti intervistues.

Pse nuk investiguan në qëndrimet e mia, sa për të marrë një shembull, kur në programin “Pro dhe Kundër” për dënimin me vdekje, unë “votoja” Pro?! Pse këta puritanë të ligjit, moralit dhe ndershmërisë nuk më gjykuan keq kur shpërtheva live gjatë historisë së një vajze të dhunuar nga i ati duke thënë se tipa të tillë duhen varur. Nuk marr përsipër të them që kam të drejtë, por respektoj ligjin që thotë ndryshe, siç respektoj këdo që do të mendonte ndryshe nga unë. Me përjashtim të atyre që thjesht gënjejnë.

Sepse cinikët, kritikët, të ngeshmit dhe dembelet e kam të vështirë t’i mirëkuptoj kur gënjejnë hapur: kur ose thonë, ose lenë të kuptohet se vajta në burg me idenë për ta nxjerrë jashtë tij Rrokun.

Eshtë njerëzore që çdo njeri i privuar nga liria të shpresojë lirinë. Eshtë njerëzore edhe që çdo fajtor i quajtur i tillë nga shoqëria, të besojë në pafajësinë e tij. Rroku nuk besoj se bën përjashtim nga ky rregull, por në emision ai pohoi për herë të parë vrasjen që për kaq kohë ja kish mohuar familjes në Shqiperi dhe Amerike. Kur e pyeta per familjen e viktimes u shpreh se “…nuk ka te drejte robi te marre jeten e robit”.

Ne ekran u shfaqën vetem 45 minuta të gjithë orëve që me ekipin e Klan kalova ne burg. Duhet ta provosh që të kuptosh se brenda hekurave ekziston një botë paralele, e ndryshme nga bota jonë e zakonshme. Ndaj edhe ndjesia vjen natyrshëm: ajo që mendon kur je jashtë dhe ajo kur je brenda dhe në fund kur del nga skëtera burg, si e gjykon.

Më përmendën një pikë loti në emision. Cinikët dhe gënjeshtarët thanë se u përlota për një vrasës. Për të tjerët dhe jo për ta, po them se mendova për birin e tij, që nuk e zgjodhi të atin, që jetonte deri një javë më parë në një gënjeshtër dhe që e dinte të atin një hero që luftonte për Amerikën. Për herë të parë, ai dhe e ëma do të mësonin të vërtetën për babain dhe bashkëshortin nga një ekran. Do të mësonin të vërtetën e pamëshirshme si vetë jeta. Të pamëshirshme si dhe mënyra me të cilën vetë Rroku kishte marrë dy jetë të pafajshme…

Fati zgjodhi pikerisht atë fëmijë që te behej shembull, per të kuptuar se ai “çeles” i kurdisur prapa trupit, sic e spjegoi Marjani momentin e vrasjes, nuk duhet te “kurdiset”. Ai “çeles” duhet te jete OFF gjithe jeten, sepse nëse e kthen në ON i ke marrë jeten jo vetëm tjetrit, por edhe vetes.

Sepse duke marrë çfarë ka dhënë Zoti, duhet pritur jo vetëm ndëshkimi i shoqërisë, ligjit apo moralit, por mbi të gjitha, edhe ndëshkimi i Zotit. Dhe gjykimit të Tij nuk i shpëton dot askush. Pavarësisht statusit, pavarësisht emrit.

Nuk kam asnjë problem me gjithë ata që nuk mendojnë si unë. Kam parë edhe shumë më keq në jetën time. Por kam kuptuar se e keqja është një standart i pafundëm, është një vijë horizonti të cilën sa më shumë ta ndjekësh, aq më larg ikën. Njëlloj si ligësia.

Kam kaluar “24 orë me…” një njeri që e nxjerr jetesën duke lypur mëshirën njerëzore. Që ta kuptoja vetë më mirë dhe që ta sillja në ekran sa më të vërtetë atë fat njerëzor, lypa dhe vetë. Provova të trokas i maskuar në xhama makinash, në sy indiferentë njerëzish edhe që i njihja, në zemra të akullta brenda makinash të ngrohta, në shpirtra të vjetër brenda kostumesh të markave më të shtrenjta. Provova të mos ekzistoj duke ekzistuar.

E keqja nuk ka fund, kurse koha po. Dhe tani është koha që të kthehem në punë. Ndjesë për këtë kohë që ju morra duke ju bërë të më lexoni diçka që nuk do të doja ta shkruaja! / Marrë nga faqja e tij në Facebook

March 4, 2016 17:32
Komento

24 Komente

  1. lorenci March 4, 17:45

    Ti mundt te intervistoje nje burgosur tjeter. Ka shume te tjere. Personin te cilin kishe zgjedhur ishte i gabuar.

    Reply to this comment
  2. gegetoske bashke March 4, 17:46

    Jepi pergjigje vetem Bolino-s!
    Te tjerat jane hartimet e kohes se shkuar apo esse-te e sotme per shkollat 8-9-vjecare apo te mesme!
    Dashuria dhe dhimbja e madhe per ate kriminel shihet ne fytyren tuaj “engjellore” gjate atij emisioni , ndersa shprehja juaj:
    -“Mendoj se Mariani eshte penduar dhe duhet te dale nga burgu”-eshte po aq kriminale sa vepra e atij krimineli-“engjell” !
    Gjithmone kam menduar se te perdorin per b…then tende si “pede”qe je , por tani jam i bindur se e perdorin edhe trurin tend prej b…lepiresi per pese pra te qelbura!
    Sa poshte qe je………..

    Reply to this comment
  3. lorenci March 4, 17:48

    ke zgjedhe njeriun e gabuar.

    Reply to this comment
  4. Euro Maloku March 4, 18:05

    Ka nje çerek shekulli qe e keqja ka mbuluar teritorin e Shqiperise.
    Dhe njerezit kerkojne si ti shpetojne shiut,bresherit dhe acarit te kesaj ligesie.
    U luten zotave,perendive…neper kisha,xhamija ..tyrbe.
    U luten ekraneve te televizoreve duke pritur parashikimin e te keqes per neser dhe javen ne vazhdim…
    Por KAPITALIZMI i ka marre masat…duke i kthyer njerezit ne ujq per njeri tjetrin.
    Perpiquni te degjoni ulerimat tuaja !Ka nje çerek shekulli qe e keqja ka mbuluar teritorin e Shqiperise.
    Dhe njerezit kerkojne si ti shpetojne shiut,bresherit dhe acarit te kesaj ligesie.
    U luten zotave,perendive…neper kisha,xhamija ..tyrbe.
    U luten ekraneve te televizoreve duke pritur parashikimin e te keqes per neser dhe javen ne vazhdim…
    Por KAPITALIZMI i ka marre masat…duke i kthyer njerezit ne ujq per njeri tjetrin.
    Perpiquni te degjoni ulerimat tuaja !

    Reply to this comment
  5. Realisti March 4, 18:19

    Nuk ja vleka te flasesh me ju Ardit.Paske lajthitur fare.

    Reply to this comment
  6. kopi March 4, 18:19

    ser trevor mcdonald moderatori i famshem anglez ka intervistuar shume te denuar me vdekje ne burgjet americane.nuk ka asgje te keqe ne intervisten e gjebreas.a gjebrea eshte moderatori me i mire ne shqiperi.

    Reply to this comment
  7. M.Hajati March 4, 18:29

    Per,Z.Ardit Gjebrea dhe pergjithe njerzit qe kane dy gram mend per te gjykue ne frymen e shpirtit te shenjet.

    Durim njerez,Durim.Jemi te gjithe mekatnore.
    Kjo e shkruar edhe ne BIBEL dhe e predikuar nga prifterinjet.

    Jemi popull pa nivel dije e kulture shoqeruar edhe pa edukate.
    Intervista s’ka pse te keqkuptohet.Interviste si cdo interviste.Per rastin konkret ia vlen kjo intervist pozitivisht me pranimin e fajit nga fajtori kriminel duke deklarue se

    ” nuk ka te drejte robi te marre jeten e robit”.

    Pra fjatori kriminele pjek mendimin duke zbatue me shpirt dhe zemer uraten,(Keshillin e Zotit) “Puna e Pendimit” .Urate qe cdo njeri para se te vdesin duhet ta versherroj me shpirte dhe zemer, e te niset ne boten tjeter.
    Jezukrishi i biri i Zotit po e torturonin per vdekje,deri sa ti marrin frymen,gjeti kohe dhe i kerkoj prindit: “Fali o Zot se nuk dijne cfare bejen”.

    Nuk perjashtohet dhimbja ne lodhje deri ne shpirt per anetaret e viktimes.Jam me keto,me juve.Po,nuk ka pse te ankohen si nji rivrasje per se dyti.Se keshtu,ne,mileti kristianizmit boterore cdo vit rivrasim Jezukrishtin duke kremtuar me festime plot shendet,gaze e hare me pershendetjen “Gezuar Pashken”(bile e shprehin shumes Pashket) ne rivrasjen e Tije.Pa diskutim dhe ne ringjalljen e Tije.Dhe askush deri me sot per plot 2016 vjet nuk i shkoj mendja per tu ankue per rivrasjen e Jezukrishtit.I Cili,vecse ishte Zot,ishte dhe njeri.Ne te gjithe jemi njerez dhe hiq zot,po i turremi njeritjetrit me zgjidhje te cfaredo problemi qofte dhe teper ordiner me fjalen e pare per ta vrare qe duhet te ishte e fundit,kur:

    “Robi nuk ka te drejte te marre jeten robit”.

    Reply to this comment
  8. Emigrant SHBA March 4, 18:45

    Sinqerisht je munduar te besh HartIm dhe po perpiqesh te manipulosh opinionin per ate cfare ke bere pavaresisht se ndonje si Andi Bushati apo te tjere u munduan te te lehtesojne askush nga Ju nuk u interesua per viktimat Por per kriminelin Me mire do ishte nje falje per cfare bere.

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA March 4, 18:46

    Ardit,
    Fshi Menderen me ate Intervisten tende!
    Per dy arsye:
    E para, mendo per nje moment qe ai Rroku te kish vrare Vajzen tende dhe Gruan tende, duke mbrojtur Femijen!….
    ……………………………………………………………
    E dyta, ne nje vend tjeter, ai Rrok Monstra, do kish ngren Plumbin vetem ne se do kish vrare vetem njeren nga dy Viktimat…!Keshtu qe eshte Dopjovrases dhe ….
    Si i tille do kish shkuar me te shumtit dhe nuk do te kish dhene as Ty mundesine ta intervistoje!…
    Ardit, ti je nje perzierje midis Mashkullit dhe Femres, hemrafrodit, nje Kuçkë mediatike…do kishe bere mire te heshtje ose te te pranoje se Viktimat e Rrokut i ke vrare per se dyti…!
    Mos mendo se jam i ashper me ty, por as cinik, te fas keshtu ,
    NË EMËR TË JETËS
    DHE JO TË VDEKJES!…
    Mos u shfajso,se gjuha kthehet nga ta kthesh, kur nuk e komandon Arsyeja!…
    Sa keq kur nuk e kupton gabimin tend!…

    Reply to this comment
  10. N.VJOSA March 4, 18:48

    Ardit,
    Fshi Menderen me ate Intervisten tende!
    Per dy arsye:
    E para, mendo per nje moment qe ai Rroku te kish vrare Vajzen tende dhe Gruan tende, duke mbrojtur Femijen!….
    ……………………………………………………………
    E dyta, ne nje vend tjeter, ai Rrok Monstra, do kish ngren Plumbin vetem ne se do kish vrare vetem njeren nga dy Viktimat…!Keshtu qe eshte Dopjovrases dhe ….
    Si i tille do kish shkuar me te shumtit dhe nuk do te kish dhene as Ty mundesine ta intervistoje!…
    Ardit, ti je nje perzierje midis Mashkullit dhe Femres, hemrafrodit, nje Kuçkë mediatike…do kishe bere mire te heshtje ose te te pranoje se Viktimat e Rrokut i ke vrare per se dyti…!
    Mos mendo se jam i ashper me ty, por as cinik, te flas keshtu ,
    NË EMËR TË JETËS
    DHE JO TË VDEKJES!…
    Mos u shfajso,se gjuha kthehet nga ta kthesh, kur nuk e komandon Arsyeja!…
    Sa keq kur nuk e kupton gabimin tend!…

    Reply to this comment
  11. Po,Po March 4, 19:10

    Zoti Gjebrea….,nga keto qe mundohesh te na shpejgosh, per te qene i sinqerte me ty,desha te pyes (edhe pse nuk pres ndonje pergjigje) ,cfar doni te thoni ,kur shkruani “…..Kushdo tjeter,ne vendin e tij dhe ne rrethanat e tij,do te kishte kryer nje krim te rende…” ?!
    Qofsha i gabuar,por me duket se e teproni si shume, duke folur me kaq siguri,per cilindo qe do te ndodhej ne rrethanat e ketij krimineli,do te ishte sjelle,sikurse ky!
    Me keto fjale,a nuk e perligjni krimin rrenqethes,qe beri ky monster ?! Me cfar profecie e parashikon (paragjykon) ti,sjelljen e te tjereve, ne nje situate te ngjashme , dhe a ke te drejte ta shtrosh keshtu problemin?! Me kete siguri,ju miund te flisni ne emrin tuaj,por kurrsesi per te tjeret. Une,per vete,te siguroj,se nuk do te isha ne mesin e atyre,qe i paragjykon ti.

    Reply to this comment
  12. KERKOJENI TEK VETJA March 4, 19:34

    ARDIT !
    DITA DITES PO SHPERFYTYROHESH DHE NUK NGJASON ASPAK ME ATE KANTAUTORIN E SAPO KTHYER NGA STUDIMET NE ITALI , QE I KENDONTE JONIT DHE TE SHIHNIM ME AQ RESPEKT,DASHURI E SHPRESE, SI NJE ISMAIL KADARE I ARDHESHEM, NE FUSHEN E MUZIKES . JETA QENKA SHUME MIZORE ! E KATANDISI VENDIN NE NJE AHUR TE KULLES SE VICIDOLIT,BERI POLITIKANE TE DORES SE PARE KRIMINELE E ANTISHQIPTARE,MEDIOKER SI B.NISHANI ETJ. I BERI PRESIDENTE DHE NJEREZ AQ PREEMTUES ,SA ISHE TI , I ULI NE NIVELE PER T`I MESHIRUAR !

    Reply to this comment
  13. luci March 4, 21:37

    Ardit, ai qe intervistuat ju, i jane hequr te drejtat e njeriut, pasi u ka hequr te drejten e te jetuarit y njerezve. Si i tille ai nuk ka te drejte te dale ne mdia publike sepse i eshte hequr kjo e drejte. Ai nukeshte i barabarte me njerezit e lire. Kete duhet ta mesoi eshe Marash Hajati qe na tregon kulture, xhamine, kishen, Biblen e Kuranin. Ardit, sa para te pat afruar ai kriminel. I themi kriminel se e ka percaktuar te tille gjykata. Si kriminel qe ai eshte nuk gezon asnje te drejte, vecse te haje supe ne burg e te jetoi. Asgje me shume. Ti ke marre para per t’i mundesuar atij qe te kerkoi ulje denimi dhe e kerkoi menjehere porsa doli prej teje ne TV. Ai e mohoi krimin per 13 vjet dhe tani qe eshte ne burg 10 vjet , tashti na u pendua!!! Keshtu mendon ti dhe Marash Hajati? E keni gabim zoterinj.

    Reply to this comment
  14. Mark Hajati March 5, 00:22

    SHPRESEHUMBURI!
    Une nuk i besoj ungjillit dhe kuranit.Por nga ato njeriu ka nevoj te mesoje mbasi Ungjilli u krijue qe ne kohen e Jezukrishtit e kendej plot 2016 vite.Pra me nji eksperience shekullore ne rreshte njeri mbas tjetrit plot 20 shekuj.Ishte ungjilli qe civilizoi boten dersa sa njerzia filloj te njohin jeten dhe shoqerin ma shume se ungjilli.Kur Ungjilli mesoi nga shkenca njerezore ne perdorimin e rrufepritesit qe i garantonte mbrojtjen e tempujve nga rrenimi i rrufes qe gjuante Zotit,ma shume se lutjet.
    Athere si duhet ose cfare duhet te bejn 4 familjet e viktimave te 21 janarit qe nuk gjindet fajtori dhe perflitet sa here vjen kjo ditezie per to por dhe per ne qe ndjekim si spektator ngjarjet e ndodhit e padeshiruara.Cfare duhet te baje i biri i te ndjerit Remzi Hoxha te cilit ia kane humbur dhe vorrin.Ka plot shembuj te mistershem qe mbesin pa zgjidhje origjinal si kjo e te penduarit te intervistuarit.I cili nuk ka pse te kerkoj falje por te kalbet ne burg si kriminel i bindur tashti edhe ne vetveten qe ka veprue padrejtesisht mbasi:”Robi nuk ka te drejte ti marrin jeten robit”.Une do i jepja falje kriminelit.Ne qoftese ky ringjall duke i kthye ne jet dy viktimat Nan e bije.
    Une logjikova ashtu sic mendon e keshillon Bibla.Pra nese kundershtoni Biblen.Ngrehuni e i vini gryken e pushkes hakmarrjes.Ne keto kushte praktike.Ku qendron niveli kulturore i njerzise.Pra drejtesia e trunit tuaj mbeshtet ne drejtesine e gjymtyrve,Perdorimin e forces.Athere kot qe mbajme tru ne koke.Njeriu duhet te jete zemergjane dhe i bindur me shume ne forcen e ligjit te shtetit.

    Luci!
    Je i vonuar te mesosh te vdekurit.Je i pari njeri mbi toke qe meson te vdekurit.Me e keqja asht se do ta mbash vetveten GJENI.Duke humbur kohen ne komente boshe te perditeshme te shtypit shqiptare.
    Luco,adashi i Luci ferit, mos me ngatrro me te ndjerin qe ka vdekur ketu e 3 vjet para.Ai vdiq i nderuar dhe me shume rrespekt nga koleget e tije ku punoj e gjallnoi gjate jetes qe jetoj.
    Keshtu qe komenti yt ne adrese te gabume i bie te shkoje huq.Huqi ndjek huqin dhe perfundon ne asgja.

    Reply to this comment
  15. Mandi March 5, 00:40

    kerko falje

    Reply to this comment
  16. aqo March 5, 05:51

    O Ardit….me mire t’i kishe keputur nje ” xhixhile moj xhixhile….” se sa hengre nje … te maDH ME ATE INTERVISTE KU NGA FOTO DUKET SIKUR BURGAXHIU KRIMINEL TE KA INTERVISTUAR TY.
    Mos kujto se e gjithe mendja e botes eshte mbledhur ne koken tende,se ti s’ke as ndonje koke te madhe,koka jote eshte jashte standartit per nje burre te zakonshem [nga trupi]. E dhjeve o Ardit,por fare ama…..

    Reply to this comment
  17. Der Spiegel March 5, 09:28

    Ardit.
    Respekt per ju kur kendoni.

    Respekt per ju kur prezantoni me aq kulture/

    Apsolutisht je nje artist i dashur per te gjithe publikun shqiptar/

    Po ne si publik a kemi te drejte te flasim qe ty po te perdor politika kriminale ne pushtet.

    Menjehere pas intervistes reagoj F KLOSI KU thoshte se ai monstra kishte te DREJTE kur thoshte qe se mbante mend ngjarjen. etj,

    MIRE PO KY fatos Klosi eshte i LSI ise qe ka pushtet, ka prokurorinte , gjykatesit, po levis ta nxjerre monstren jashte burgut njelloj sic beri diten qe ai vrau ,

    Ardit ti po perdoresh nga Lsi ja sepse asaj i interesojne njerzit kriminale.

    Ishte urdher i LSI te leshohej Arben Frroku nga burgu. po kjo ska lidhje me tyj.

    Intervista u be pa lejen e atyre qe u vrane per se dyti,
    Pra ti i nderuar ke qene i detyruar dhe i urdheruar ta beje kete intervise sepse nuk mund te jetoje dot Fatos Klosi pa monstren . .

    Reply to this comment
  18. ShkoDrani March 5, 16:19

    Keshtu Ardit, ata qe nuk u pajtuan me ty jane cinike dhe genjeshtare? Me dukesh disi i ceket o i nderuar!

    Reply to this comment
  19. abc March 5, 16:47

    Nuk e mora mundimin fare te lexoja reagimin e Arditit per procken qe beri me ate interviste, por lexova komentet e lexuesve te te Dites.
    Asnjerit ne keto komente nuk i bie ndermend te kujtohet, se ky oficer i SHIK-ut i perzgjedhur i Fatos Klosit, ka kryer keto maskaralleqe i perkrahur nga koleget e tij e ndonese eshte denoncuar disa here nga familja e viktimave ne polici, per qendrimet e dhuneshme e kercenimet qe i kishte bere kesaj vajze te mitur e prinderve te saj, ndaj tij nuk u mor asnje mase ndeshkimi. E jo vetem kaq, por pasi e kreu vrasjen mizore, i ndihmuar nga po ai SHIK, u pajis me emer fallco e pasaporte fallco e iku fshehurazi deri ne SHBA.
    Fatos Klosin e degjojme akoma te dale e te flase ne publik e te jape mend per sigurine.
    Koleget e Marjan Rrokut qe bashkepunonin me te ne ato fare maskaralleqesh, a nuk ishte Klosi qe i pat perzgjedhe si erdhi ne pushtet me “revolucionin bollshevik te 97-tes” ?
    Sa prej atyre rierdhen ne policine e shtetit ne 2013 e sot jane “kuadro” te rendesishem ne luften kunder krimit.?
    E kush nga ato ka shfaqur pendese qe do te shfaqte pendese kolegu i tyre Marjan Frroku.
    Ju turren si te cmendur nje kengetareje qe pati guximin e te denonconte publikisht perdhunimet qe ju beheshin femrave gjate kohes se diktatures.
    Tani po keta i turren Ardit Gjebrese, qe dikush nga keta koleget e nxiti te bente kete marrezi.
    E beri nga naiviteti , i joshur me para apo per tu bere akoma me “i famshem”, pak rendesi ka.
    Por nuk eshte vetem marrezia e tij qe duhet te terheqe vemendjen, por eshte fenomeni qe rikujtohet e risillet ne kujtesen e shqiptareve, pa i analizuar shkaqet dhe ato qe i sollen kriminelet ne postet drejtuese te policise e te SHIK-ut
    Kjo histori duhet te sherbente per te kuptuar ngjarjen e fresket te nje deputeti te PS, Armando Prenga e disa te tjereve vec tij

    Reply to this comment
  20. abc March 5, 16:47

    Nuk e mora mundimin fare te lexoja reagimin e Arditit per procken qe beri me ate interviste, por lexova komentet e lexuesve te te Dites.
    Asnjerit ne keto komente nuk i bie ndermend te kujtohet, se ky oficer i SHIK-ut i perzgjedhur i Fatos Klosit, ka kryer keto maskaralleqe i perkrahur nga koleget e tij e ndonese eshte denoncuar disa here nga familja e viktimave ne polici, per qendrimet e dhuneshme e kercenimet qe i kishte bere kesaj vajze te mitur e prinderve te saj, ndaj tij nuk u mor asnje mase ndeshkimi. E jo vetem kaq, por pasi e kreu vrasjen mizore, i ndihmuar nga po ai SHIK, u pajis me emer fallco e pasaporte fallco e iku fshehurazi deri ne SHBA.
    Fatos Klosin e degjojme akoma te dale e te flase ne publik e te jape mend per sigurine.
    Koleget e Marjan Rrokut qe bashkepunonin me te ne ato fare maskaralleqesh, a nuk ishte Klosi qe i pat perzgjedhe si erdhi ne pushtet me “revolucionin bollshevik te 97-tes” ?
    Sa prej atyre rierdhen ne policine e shtetit ne 2013 e sot jane “kuadro” te rendesishem ne luften kunder krimit.?
    E kush nga ato ka shfaqur pendese qe do te shfaqte pendese kolegu i tyre Marjan Frroku.
    Ju turren si te cmendur nje kengetareje qe pati guximin e te denonconte publikisht perdhunimet qe ju beheshin femrave gjate kohes se diktatures.
    Tani po keta i turren Ardit Gjebrese, qe dikush nga keta koleget e nxiti te bente kete marrezi.
    E beri nga naiviteti , i joshur me para apo per tu bere akoma me “i famshem”, pak rendesi ka.
    Por nuk eshte vetem marrezia e tij qe duhet te terheqe vemendjen, por eshte fenomeni qe rikujtohet e risillet ne kujtesen e shqiptareve, pa i analizuar shkaqet dhe ato qe i sollen kriminelet ne postet drejtuese te policise e te SHIK-ut
    Kjo histori duhet te sherbente per te kuptuar ngjarjen e fresket te nje deputeti te PS, Armando Prenga e disa te tjereve vec tij.-

    Reply to this comment
  21. Arber March 6, 02:22

    Kemi genjyer? A nuk je dhenderr i ish-Bllokut Komunist?
    A nuk ke ndertuar vile ne krah te vikles se Berishesd ne Lalez? A nuk ke deshtuar si kengetar dhe je bere lolo neper Telebingo e Llotari? A ke mbaruar studimet ne Itali per pjano e kompozim dhe jo per gazetari?

    Reply to this comment
  22. Lexuesi. March 6, 08:53

    Budallalleku i duket flor atij qe thote ate qe nuk di .Intervistuesi thote se nuk fajesohet piktura per ngjyrat dhe muzika per ritmin e nje zhanri.Asgje nuk ka thene perderisa piktura eshte sinteze e ngjyrave dhe muzika eshte sinteze e notave dhe ritmeve.Pikerisht ngjyra dhe nota e ritme te panevojshme prishin pikturen dhe muziken qe shohim dhe degjojme ashtu siç pame dhe degjuam intervisten “show” me nje vrases.Pikerisht kete interviste nuk pelqyen “ciniket” dhe “genjeshtaret” dhe jo nocionin,konceptin,termin interviste qe perdorin ne te gjithe boten gazetaret.Intervista e z.Gjebrea ishte nje farse ku vrastari donte te merrte “nje mbrojtje” te stisur nga te gjallet duke “rivrare” ne paekzistencen e tyre te vraret.

    Reply to this comment
    • Simona March 7, 20:07

      Cudi sa mllef, inat dhe sharje per nje njeri. Sa e tmerrshme e njejta gjuhe fyerjesh e perdorur pothuaj kudo. Nuk mund te luftohet me sharje dhe ofendime, sa turp, kjr do behemi njerez. Kurre nuk dua te kthehem ne Shqiperi pasi nuk ka ndrhshiar asgje, vazhdojne me anonimate si dikur. Hidh gurin e fshih doren. Sa mire e ben o Ardit djali qe nuk kendon me per keta njerez qe hedhin vec balte, s ke motiv sigurisht. Vazhdo punen, mjere ata qe merrem me ty…. Mjereeeeee, do t i shohim ashtu sic po i shohim sh prej tyr

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*