DSIK: Cakaj, i pajisur me certifikatën e sigurisë konform ligjit

January 11, 2019 15:39

DSIK: Cakaj, i pajisur me certifikatën e sigurisë konform ligjit

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka reaguar publikisht në lidhje me akuzat e fundit nga presidenti Meta për procedurat e ndjekura nga ky institucion për pajisjen e Gent Cakaj me certifikatën e sigurisë.

DSIK sqaron se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për z. Gent CAKAJ është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

“Verifikimi i sigurisë për z. Gent CAKAJ është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore. DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i     Republikës Kosovës, (pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare).Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent CAKAJ nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ”

DSIK shton se nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE.

Po ashtu ky institucion bën të ditur se procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara në nenin 18 të VKM së sipërcituar.

Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe lëshimit të CSP-së nga DSIK-ja është deri në 120 ditë kalendarike. Brenda kësaj periudhe përfshihen edhe afatet e verifikimit të sigurisë nga ana e autoriteteve verifikuese…..”

Në vijim thuhet se:

“….Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e paraqitur nga DSIK për të kryer verifikimin e sigurisë, ka detyrimin të kryejë procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacionin e kërkuar me shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës”

DSIK, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar, vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me Autoritetet Verifikuese brenda vendit dhe strukturën homologe të Republikës së Kosovës, që kanë kryer procedurat e verifikimit të sigurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar  në fund kujdeset të bëjë edhe një sqarim plotësues, lidhur me “Certifikatën e sigurimit të personelit”.

Certifikata e sigurimit të personelit”, është dokumenti zyrtar i DSIK, ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër, i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar. Posedimi i këtij dokumenti përben një nga kriteret që duhet të plotësojë një individ, përpara se të njihet me informacionin e klasifikuar, (me përjashtim të rasteve për njohjen me informacionin e klasifikuar në nivelin “I kufizuar” që nuk kërkohet CSP).Pra, aplikimi dhe pajisja me CSP është e detyrueshme vetëm për një individ që do të njihet me informacion të klasifikuar bazuar në parimin “nevojë për njohje”.Nga ana tjetër, sigurimi i personelit, si një nga disiplinat kryesore të sigurimit të informacionit të klasifikuar, është një proces i vazhdueshëm dhe nuk përfundon me lëshimin e CSP. Në çdo rast, kur dalin të dhëna të reja që rezultojnë me rrezik të papranueshëm sigurie, DSIK rishqyrton vendimin e marrë.

DSIK e mbyll njoftimin për mediat duke konfirmuar se administron dokumentacion të plotë lidhur me procedurat e ndjekura dhe informacionin e përftuar në funksion të verifikimit të sigurisë dhe të pajisjes me CSP të z. Gent CAKAJ.

o.j/dita

January 11, 2019 15:39
Komento

21 Komente

  1. Nje "koke-pa-lare": January 11, 15:52

    Bravo EDI
    edhe kesaj rradhe i nxorre ofsajt qenerine e Salehut dhe Ilir Floririt….
    Tashme doktorresh Monika te heq edhe cizmen tjeter apo edhe ..b…ne se nuk ja kane shqyer qente e kazaneve dixhital

    Reply to this comment
  2. Spinoza January 11, 15:57

    Problemi nuk eshte ce Cakaj eshte i pa afte sepse ai eshte me i afte nga kandidaturat qe vijne nga klasa politike aktuale per arsye se keta tanet Jane pa shkolla ose te mbaruara ne ekonomine politike te Hoxhes dmth nul problemi kryesor eshte se Rama nuk ka thirrur mijra studentet e mbaruar ne perendim qe Jane me te pregatitur se Caka dhe e ben kete me qellim se te aftet i rrezikojne pushtetin,Rama nuk ka dhe nuk ka pasur asnje te pregatitur serioz si keshilltar apo si minister kjo duket ne debatet mediokre ne televizion ku gazetar medioker qe nuk kane haberin nga shkencat politike bejne debate me politikane pa shkolle dmth estrade

    Reply to this comment
    • Niku January 11, 17:40

      Ha, ha, Spinoza, edhe ne kete ceshtje Hoxha e ka fajin ?! Ka 30 vjet qe po shijne “specialistet” e domokracise qe e bene Shqiperine gazin e botes. Problemi eshte pikerisht ketu, qe ne postin e Ministrit te Jashtem duhet te jete nje dipllomat karriere, qe te kete te pakten 20 vjet ne dipllomaci dhe jo nje 28 vjecar. Ky rast eshte per thyerjen e rekordit te Ginesit, dhe vetem shkakton diskreditim per shqiptaret. Rama, Meta, Berisha, Basha etj, jane injorante ne merredhenjet diplomatike nderkombetare. Ky post eshte me I rendesishmi pas Kryeministrit dhe Rama nuk duhet te tallet me shqiptaret duke neperkembur rregullat nderkombetare qe jane te pashkruara. Nje doktor si Berisha, nje piktor si Rama nuk mund te dine se si behet dipllomacia, por jane kaq fodulle sa nuk perpiqen qe te mesojne nga te tjeret.

      Reply to this comment
    • lexuesi January 11, 17:52

      Komplimente e mia Spinoza, ke gjetur piken e dobet te politikanit Rama, eshte e vertete qe ai per t’u dalluar nga vartesit e tij, perdor strategjine e Enverit te pas viteve 75, pra gjen vartes tip Pali Miska apo Hekuran Isai, po edhe Lenka çuko, vetem se ben kujdes persa i perket moshes, i do te rinj.

      Reply to this comment
      • Vatra January 11, 20:46

        Ishte Enver Hoxha kryeministër i shqipërisë qe mbante njerëz ministra të pa formuar sa dihet kryeministër ishte edhe atēher nji malok me emrin Mehmet pra krahasim prej injoranti

        Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu January 11, 16:33

    Akoma merreni me fshatarin nga Cepani i Skraparit rroten e karit burrin e baxhelles Monika Cizmja hajduti me bllok ne dore Like Floririn, kusho i Sula Gradecit.
    Mjaft me me qelbesira e njerez te shpifur si kokekatrori Like HAJDUTI.

    Reply to this comment
    • Era January 11, 18:00

      Ca mutin ke qe e shan Like floririn.? Vete Mit´hat Rama e vuri president. Biles presidenti me i mire tha. Keshtu qe mos ha mut kot.

      Reply to this comment
    • Era January 11, 18:00

      Ca mutin ke qe e shan Like floririn.? Vete Mit´hat Rama e vuri president. Biles presidenti me i mire tha. Keshtu qe mos ha mut kot.

      Reply to this comment
  4. Fidel Kastro January 11, 16:37

    Ligji thote deri ne 120 dite ,por DSIK eshte shume e shpejte ,”ka njerez te zote , punetore te medhen”j, brenda 24 oresh i verifikuan te gjitha dhe fet e fet çertifikata ne dore!!!!!!!!!. Te lumte o Rame tepsia dhe xhaxhi Enver qe i kishte te gjithe nen zap nuk mund te mbaronte kaq shpejt!!!!

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic January 11, 17:03

    Ktu kan gishte qarqet antishqiptare qe per fatin e keq Presidenca me dashje ose pa dashje ka ren brenda.!

    Reply to this comment
  6. mirel January 11, 17:09

    Ka mundesi te tregoje daten e certifikimit? A perkon me emerimin ne detyre te Cakajt si zevendesminister? A ka kriter per kohen minimale te verifikimit? Sa i ka respektuar organi ne fjale keto kritere..
    Jam kurioz cdo thote Meta

    Reply to this comment
  7. Sazani January 11, 17:24

    DSIK i thotë të gjitha , por , nuk mora vesh në ç’datë ka marrë kërkesën për Cakajn dhe në ç’datë ka përcjellë përgjigjen për të ?
    DSIK e thotë qartë , se verfikime në Belgjikë e Hungari s’ka bërë sepse ato janë anëtare të NATO !
    Në ç’ligj bazohet kjo , që në vëndet e NATO s’ka nevojë për verifikim ?
    Më krijohet përshtypja se DSIK dridhet e spërdridhet , të shohim ç’do thotë parlamenti !
    Dy herë Zëri i Amerikës ka ngulur këmbë , se qeveria ka favorizuar firmën hajdute të rrugës , këta thonë jo . Dihet kush gënjen !

    Reply to this comment
  8. Lili January 11, 18:28

    Tash ka nje mundesi tjeter : Eshte bashkpunetor i Stanishiqit kosovar,dmth i baton haxhiut,pra ky nuk vlen gje per ne shqiptaret,
    Ose eshte shume i afte,edhe stanishiqi i kosoves nuk e do ne ministrine e puneve te jashtme,pra bashke me Ramen vendosin me “djeg”nje here e mire,siç veprojne me shume te tjere..

    Reply to this comment
    • padrejtësi January 11, 20:49

      Ky ishte aktivistë i VV

      Reply to this comment
      • Lili January 11, 20:58

        Ky kur ishte student n’evrope ishte atje me pashaport serb?
        Projekti i Rames eshte ky konfederate me Serbine nepermjet kete minister,sipas urdherave te Baton Haxhiut?

        Reply to this comment
      • Lili January 11, 21:01

        Nuk ia njohim aktivitetin aty,pos ate te spiunimit te vv,qe iu shperblye me studime jashte e poste te nalte ne Shqiperi fale kryestaniqishin e kosoves.

        Reply to this comment
  9. info analitike January 11, 19:21

    E shikoni more shoke me sa zell i sherben kriekadriu kauzes serbe per pazarin e kufijve.

    Reply to this comment
  10. KORÇARI January 11, 20:40

    ALBANISTANI KA KATANDISUR ESTRADA E RRUZULLIT TOKËSOR.
    GALLOFI PREZANTON NJË 28 VJEÇAR PËR MINISTËR ( KOT NUK BËRI NDONJË XHIRO ANDEJ NGA SHKOLLAT FILLORE OSE NË NDONJË GJIMNAZ)
    LIKE FLORIRI NUK E DEKRETON ( DHE MIRË BËN).
    LULUSHI SI GJITHMONË DEBIL.
    JEMI BËRË KARAGJOZËT E BOTËS.

    Reply to this comment
  11. Tr January 12, 10:45

    Ku cakaj edhe ne pamje duket nje kq idioti me keq se rame kadriu po hiqinte dy o shqiptare o kq kanara qe iu shkoi jeta ne robni halla duhet ta keni pas perndryshe zoti nuk u bon kot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*