Reagon ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: S’më shkarkuan, vendim personal

July 11, 2019 19:31

Reagon ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: S’më shkarkuan, vendim personal

Ish- Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani ka reaguar pas lirimit të saj nga detyra ditën e djeshme me vendim të qeverisë. Asllani thotë  se largimi nga detyra ka qenë vendim i saji, motivuar nga zgjedhja për t’iu rikthyer jetës akademike pas një shkëputjeje 5-vjeçare që qëndroi në krye të Bibliotekës Kombëtare.

Persida Asllani, ka kërkuar lirimin nga detyra e  drejtores së Bibliotekës Kombëtare  për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje.

Karriera e saj universitare ka zënë fill në vitin 1995 ne Universitetin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamentin e Letërsisë, dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, detyrë që e pranoi me shumë nderim e përkushtim, në shërbim të këtij Institucioni si dhe të Rrjetit Kombëtar të bibliotekave dhe të jetës së librit në përgjithësi në Shqipëri dhe më gjerë”, thuhet në një reagim.

 

b.b/dita

July 11, 2019 19:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*