Reagon Koçi: As vendimet e gjyqësorit nuk janë aksidente teknologjike

April 28, 2016 10:52

Reagon Koçi: As vendimet e gjyqësorit nuk janë aksidente teknologjike

Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar në Facebook lidhur me dokumentin e paraqitur me firmën e tij në Gjykatë, ku Gërdeci konsiderohet si një aksident teknologjik.

Z. Koçi shprehet se në dokument i është referuar vendimeve të të tri shkallëve të gjykatave penale, ku ngjarja e Gërdecit në mars të 2008-tës është cilësuar si aksident teknologjik.

Dëmshpërblimin për viktimat dhe të dëmtuarit e tjerë të tragjedisë duhet ta paguajnë fajtorët, të cilet po livadhisin lirisht e vazhdojnë të bëjnë biznes. Nuk ka arsye që fajtorëve politikë me në krye Berishën të mos u hyjë gjemb në këmbë dhe faji të shlyhet në kurriz të buxhetit për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky është qëndrimi ynë politik dhe me këtë s’luan dot askush. Togfjalëshi i famshëm ‘aksident teknologjik’ nuk është vlerësim i Petro Koçit por i gjykatave penale në të tria shkallët”, shkruan Koçi.

As vendimet e gjyqësorit nuk janë aksidente teknologjike, shprehet zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. “Meqë gjykata administrative është pjesë e të njëjtit shtet e ka për detyrë ta konsiderojë faktin se kush është shpallur fajtor për krimin e Gërdecit. Nuk ka asnjë justifikim që gjykata administrative detyron taksapaguesit të paguajnë dëmin e shkaktuar nga fajtorët e shpallur prej gjykatës penale”, shkruan ai.

April 28, 2016 10:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*