Reagon Ministria e Jashtme për trafikantët e shqiptarëve

August 13, 2015 16:27

Reagon Ministria e Jashtme për trafikantët e shqiptarëve

Ministria e jashtme e Shqipërisë është në dijeni të ndalimit të 85 shtetasve shqiptarë nga autoritetet spanjolle, që rezultuan me dokumente të falsifikuara, teksa tentonin të udhëtonin drejt Britanisë.

Zëdhënësi i ministrisë deklaroi se kjo mënyrë trafikimi, po hetohet nga policia e shtetit Iberik. Ambasada shqiptare ne Madrid, po ndjek nga afër çështjen e këtyre personave.

Ndërkaq, burime nga Ministria e Brendshme shqiptare qe theksuan gjithashtu se kane dijeni per ndalimet, bene te ditur se janë ne pritje te procedurave hetimore nga Spanja, per te shtrire hetimet brenda vendit. /Vizion +

August 13, 2015 16:27
Komento

3 Komente

  1. filozof S.Katovica(YLLI) August 13, 17:17

    O MINISTRI,ME QENE SE NE 25 VJET NUK DIHET SA ESHTE KATANDISUR KY POPULL SA NJE FSHAT ‘IBERIK’,MINISTRI I ‘JASHTEM’ KUR NUK DI SA SHQIPETARE KA ‘BRENDA’ KE PERFAQESON!?
    Si nuk doli nje shqipetar burre te jape doreheqje ne kete te ashtuquajtur ‘shtet’ ku 25 vjet luhet ‘nuse-dajash me 100 parti bageti 140 deputete hajdute,140 gra te para.140 bodegarde dashnore te grave te dyta,140 sekretare dasnore e 140 shofere me 140 mije hajdute ne administraten publike e 1400 gazetare me gjuhen jashte qe 25 vjet presin tu hedhi ndonje kocke padroni i radhes!?

    Reply to this comment
  2. demogogji August 13, 20:45

    O ministri po vetem ti nuk e paske kuptuar qe largimi i njerezve drejt gjermanise eshte organizuar nga qeveria? Po ate vetem naivet nuk e kane kuptuar se kush ka dy lek mend e ka te qarte qe qeveria per te shfryre presionin e papunesise dhe te emigranteve nga greqia qe po kthehen per shkak te krizes nxit largimin e njerezve nepermjet rrugeve te erreta. Qeveria e tanishme dhe ajo e djeshme dhe te gjitha te tjerat ne 25 vjet e kane luajtur rendshem kete karte per te sunduar te qete pa shume shtrengime dhe kete e kupton cdokush me nje nivel mesatar intelektual. brenda nje viti kane ikur jashte 250 mije vete. Si mendoni per kete ka ndodhur larg vemendjes se shtetit? Une mendoj se ka qene vete shteti qe e ka toleruar bashke me ata qelbesirat e perendimit qe u nevojiten skllever per ujrat e zeza dhe per te lare nevojtoret e atyre rrangallave qe kane atje.
    Turp tu vije qe e keni katandisur kete popull ne kete fare derexheje.

    Reply to this comment
  3. drini August 14, 08:12

    Kanë akuzuar Enverin dikur për kufinjte e mbyllur te Shqiperise. Dhe terbimi ishte i madh kur mendohej se ishte nje klon qe nuk lejohej ta kaloje. Kot qenka bere i keq Hoxha qe kishte vendosur ate klon. Tani kloni nuk eshte ne Shqiperi, por ne Europe, aty ku ka qene gjithmone. Dhe per te provuar kete klon tani duhet te paguash mijra euro, qe shkojne ne xhepin e pronarit te klonit, dhe pa arritur qe ta kapercesh dot. Edhe te rrahin, edhe nuk te lene te qash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim