Reagon Patozi: Unë do të vazhdoj të jem kandidat për kreun e PD-së

July 3, 2017 21:33

Reagon Patozi: Unë do të vazhdoj të jem kandidat për kreun e PD-së

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, nuk u pranua kandidatura e Astri Patozit për të garuar per kryetar.

Por i ftuar në emisionin “Top Story”, deputeti i PD-së Astrit Patozi është shprehu se do vazhdoje garën.

“Unë vazhdoj dhe do të jem kandidat i PD-së për aq kohë sa do të ketë garë. Ne do të bëjmë përpjekjet tona. Duam te fusim në shina procesin statutor. Kjo është më keq se farsi sepse nuk mendoja se do të arrinte deri në këtë pikë.

PD është në një moment shumë kritik. Është humbja më e rëndë që ka pësuar në 27-vjet. Për fat të keq kjo po merr dhe nuanca groteske. Është një gjë që nuk e parashikoja mospërfshirjen time në garë.

Nuk ka qenë një rregull që duhet të kisha një paraqitje me dosje. Unë shpalla gatishmërinë time për të kandiduar për kryetar. Sipas meje unë kisha disa kushte minimale që kam të drejtë të kandidoj.

PD nuk mund të mbërrinte kurrë në këtë pikë. Ajo që mund të them sot është se sikur është serioze situata në PD por as serioze është dhe nisma ime dhe e mijë demokratëve.

Vendimi statutor është i pandershëm dhe i pabesë. Mos marrja e përgjegjësive është një fyerje shumë e madhe. Basha do të futet një garë që ta kontrolloje ai vetë”, tha Patozi.

July 3, 2017 21:33
Komento

1 Koment

  1. Arber July 3, 23:20

    PD eshte themeluar, drejtuar, fuqizuar dhe stervitur ne beteja finale nga mjeshtri politik Sali Berisha dhe u shpetua nga katastrofa, ku e katandisen aventurieret Olldashi, Patozi and Co, nga poligloti politik Lulzim Basha. Po te mos ishte ngritur cadra e mrekullive, sot PD do te kishte vetem 19 deputete ne Kuvendin e Shqiperise, ndersa LSI do te kishte 44. Sa te rroje Sali Berisha, Shqiperia nuk ka nevoje per Mehmet Sheh e Kadri Hasbi te Partise se lavdishme Demokratike!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim