“Unaza”, ministria reagon pas detajeve të reja publikuar nga VOA

January 9, 2019 20:40

“Unaza”, ministria reagon pas detajeve të reja publikuar nga VOA

Sekretariati Teknik i Komisionit te Posaçëm të Licencimit, referuar kronikës së publikuar nga “Zëri i Amerikës”, për favorizim të shoqërisë DH-Albania në dhënien e licencës në zbatim, ka bërë sot në mbrëmje këtë sqarim:

“Referuar kronikës së publikuar nga “Zëri i Amerikës” se shoqëria DH Albania është favorizuar në sigurimin e licencës në zbatim përpara regjistrimit në QKB, Sekretariati Teknik i Komisionit të Posaçëm të Liçencimit, sqaron se nga ky komision është zbatuar procedura ligjore dhe mbledhja e datës 30 Korrik 2018 ka marrë në shqyrtim aplikimin e shoqërisë DH Albania për njehsimin e licencës së huaj vetëm pasi shoqëria ka plotësuar të gjithë dokumentacionin ligjor të kërkuar, përfshirë edhe dokumentin e pretenduar nga “Zëri i Amerikës”, aktin e regjistrimit në QKB.

Nga fillimi i procedurës së aplikimit deri në kalimin e dosjes për vendimmarrje drejt Komisionit, subjektet sipas ligjit kanë të drejtën të depozitojnë dokumente plotësuese në funksion të aplikimit të tyre. Sekretariati shqyrton dhe relaton drejt Komisionit vendimmarrës vetëm aplikimet të cilat rezultojnë me dosje të plotë të dokumentacionit ligjor të kërkuar.

Më në detaje sqarojmë se, shoqëria DH Albania, me kërkesën e saj të datës 13.07.2018, protokolluar në MIE me nr.1138 prot., datë 13.07.2018, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim. Shoqëria me shkresën e datës 18.07.2018, e protokolluar në MIE me nr.1162 prot., datë 18.07.2018, e deri në datë 27.07.2018 ka paraqitur dokumentacion plotësues të aplikimit për njehsim të licencës së huaj.

Bëjmë me dije se njehsimi i licencës nga vendi i origjinës së shoqërisë DH ALBANIA është bërë konform gërmës a) të pikës 3) të Kreut III, të rregullores së miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, i ndryshuar.

Sekretaria Teknike e Komisionit të Posaçëm, pasi vlerësoi plotësimin e dokumentacionit të paraqitur referoi aplikimin e kësaj shoqërie, së bashku me aplikimin e 33 shoqërive të tjera, ku paraqiteshin edhe 3 aplikime shoqërish për njehsim të licencës nga vendi i origjinës ngjashmërisht me aplikimin e shoqërisë DH Albania, pranë Komisionit, i cili në mbledhjen e datës 30.07.2018 shqyrtoi të gjitha aplikimet që rezultonin të plota në perputhje me kërkesat ligjore. Sipas përcaktimeve të kësaj rregullore, sekretariati teknik shqyrton aplikimet që rezultojnë me dokumentacion provues, dhe nëse rezulton i plotë ja relaton Komisionit për shqyrtim në mbledhjen e radhës. Në rastin konkret, sekretariati ja ka dërguar dosjen Komisionit për shqyrtim dhe vendimmarrje vetëm pasi dosja është plotësuar me të gjitha dokumentet nga subjekti kërkues.

Bazuar në shkronjën “a”, të pikës 3, Kreu III, të rregullores së miratuar me VKM nr.42, datë 16.01.2008, i ndryshuar, si dhe mbështetur në dokumentacionin e paraqitur nga shoqëria, Komisioni miratoi njehsimin e licencës së shoqërisë, duke u bazuar në paragrafin 2, të gërmës ”a”, të pikës 3, Kreu III, të rregullores, që përcakton se “Shoqëritë e huaja që aplikojnë për licencim njehsojnë licencën që disponojnë nga vendi i origjinës duke zbatuar të njëjtat procedura për kategorizimin dhe klasifikimin, si dhe shoqëritë shqiptare”.

Në bazë rregullores Kreu II, pika 4, nënpika V, të VKM nr.42, datë 16.01.2008, i ndryshuar, Sekretaria e Komisionit, kur aplikimi rezulton me dokumentacion të plotë, brenda 7 ditëve propozon komisionit shqyrtimin e kërkesës. Sekretaria per cdo rast referon te gjitha aplikimet e paraqitura prane Komisionit, dhe prezanton te gjitha aplikimet qe jane te plotesuara me dokumentacionin e kerkuar sipas rregullores. Edhe në kete rast, prane komisionit është relatuar ky aplikim brenda afatit ligjor. Dokumentacioni i paraqitur nga shoqeria, pershkruhet si me poshte:

–        Kërkesa, e nënshkruar nga perfaqesuesi i deges se shoqerise se huaj, z. Avdjol Dobi.

–        Formular aplikimi i shoqerise, ku jepen të dhënat e shoqërisë, rezidenca dhe adresa, të dhënat e kontaktit, përfaqësuesin ligjor, drejtuesit teknik me të cilët kërkon të përfitojë njehsimin e licencës së huaj.

–        akti i themelimit të shoqërisë meme, (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        statuti i shoqërisë meme (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Ekstrakti historik i regjistrit tregtar në te deges se shoqerise se huaj te regjistruar ne Shqipëri prane QKB, mbi të dhënat e subjektit- i njehsuar nga noteri Xhevahire Brahaj.

–        Licenca e shoqërisë Dunëell Haberman LLC, me nr.DH30561209, me vlefshmëri deri më 22.08.2023, lëshuar nga Bordi i Shtetit të Delaëare (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Dokument mbi sistemin e klasifikimit të licencave në vendin e origjinës (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Vërtetimi për taksat, falimentin, çështje gjyqësore ose veprimtari joligjore te shoqerise meme (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Bilanci 2017, me përmbledhje për 3 vitet e fundit te shoqerise meme (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës)

–        Kontratat e punës midis shoqerise dhe drejtuesve teknikë (përkthimi dhe noterizimi i dokumentit të apostiluar nga vendi i origjinës),

–        Diplomat e drejtuesve teknik (përkthimi dhe noterizimi i dokumenteve të apostiluara nga vendi i origjinës):

–        CV dhe rekomandime për drejtuesit teknikë (të përkthyera nga përkthyes shqiptar dhe te noterizuara).

–        Vetdeklarime te drejtuesve teknike

–        Pagesa e tarifës së aplikimit 1 euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kërkuar verifikim dokumentacioni, nëpërmjet kanaleve diplomatike, në SHBA. Pas pergjigjes se marre ku rezulton se dokumentacioni që lidhet me datën e krijimit të shoqërisë në vendin e origjinës nuk është i njëjtë me dokumentacionin e paraqitur prej degës së shoqërisë në Shqipëri gjate aplikimit për njehsimin e licences ne vendin e origjines, Ministria ka përcjellë trajtimin e ketij rasti prane sekretarise teknike te Komisionit te Posacem, i cili u trajtua ne nje mbledhje te posacme dhe u morr vendimi Nr. 24, DATË 13. 12. 2018, per revokimin e licences se njehsuar.

Licenca e shoqërisë DH Albania me vendim NR. 24, DATË 13. 12. 2018, të Komisionit të Posacëm, mori vendim në zbatim të pikës 1/a/I, të Kreut VII të rregullores “Heqjen e të drejtës së ushtrimit të aktivitetit në fushën e zbatimit në ndërtim, për një periudhë 5 vjet” për shoqërinë “DH-ALBANIA”, degë e shoqërisë së huaj, me administrator z. Avdjol Dobi, si dhe në zbatim të shkronjës “b”, të po kësaj pike, kallëzimin pranë organit të akuzës.

I gjithë dokumentacioni tanimë është në dispozicion të organit të akuzës i cili po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e asaj çka ka ndodhur dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve për aktin e falsifikimit”.

v.l. / dita

January 9, 2019 20:40
Komento

7 Komente

  1. intelektuali January 9, 20:59

    I gjithe dokumentacioni eshte ne dispozicion te Organit te Akuzes te Lokes Arta Marku,

    por:

    FALSIFIKUESI HAJDUT DHE OLIGARKU I EDVINIT, BASHKIM ULAJ I KA TREGUAR GISHTIN E MESIT DREJTESISE DHE “ZERIT TE AMERIKES”

    sepse:

    Prokuroria akoma nuk e ka thirrur as ate, as Damlla Gjiknurin dhe as Edi Ramen per te dhene spjegime per hajnine e tyre makaber ne dem te buxhetit te shtetit

    sepse o “Zeri i Amerikes”, VOA si drita historike per shqyptaret e ndershem:

    PO TE MOS ISHTE YLLI RAKIPI ME EMISIONIN E TIJ “TE PAEKSPOZUARIT”, QINDRA MILIONE EURO NGA BUXHETI I SHTETIT DO TE ISHIN ZHDUKUR NE PARAJSAT FISKALE NE ISHUJT KAJMANE ME BANKEN E LINDES DHE EDVINIT.

    Reply to this comment
  2. Sokoli January 10, 01:01

    keta te ketij komisionit o jane kokrra e budallenjve o vazhdojne te hedhin hi syve popullit me keto shkrime me idene se dicka do ngjisi. akoma nuk jane marre ne prokurori?
    kur VOA po thote qe kompania ka filluar aplikimin pa qene akoma e regjistruar. dt regjistrimi ne Delaware eshte bere me vone se dt 13 korrik dmth nese ky komision do kishte pasur profesionalizmin minimal dhe kontrollonte dokumenta PUBLIKE ne USA . dmth mjaft te benin pune per te cilen paguhen me taxat e popullit dhe te benin nje kerkim te thjeshte ne internet dhe e gjenin daten e krijimit te kompanise ne vend qe te ishte gazetari i ORA News . por keta ose duan akoma te hiqen budallenj ose duan te bejn popullin budalla. dmth mjafton qe une te sjell nje dokument nga kinezcja te perkthyer e noterizuar ne nje fshat te kines qe jam profesionist ne arkitekture kallami dhe fap marr nje tender 20 milion euro ne shqiperi per zhvillimin rural te thurrjes artistike te koshave qe mbajne gomeret. ketu ka hyre injoranca dhe makuteria deri ne palce prandaj behen keto pune keshtu. mjere populli qe do i paguaje ne vite keto krime.

    Reply to this comment
  3. Arian January 10, 02:52

    Po neqoftese VOA ka fakte perse nuk i nxjerr por na ben emisione radioje! A jane kthyer edhe keta ne fake news, sic i quan z. President Trump?

    Reply to this comment
    • intelektuali January 10, 09:12

      O BOLE budallaqe dhe fanatike, po VOA nuk eshte Prokuroria e Lokes servile Arta Marku, megjithate i ka nxjerre totalisht lakuriq dhe pa breke hajdutet e Edvinit dhe i thote Drejtesise enveriste shqyptare:

      KAPNI HAJDUTIN!

      Po kush ta kapi?

      Po te mos ishte media investigative dhe gazetari Ylli Rakipi me emisionin e tij “Te paekspozuarit”, tani o BOLE budallaqe qindra miliona dollaro USD nga buxheti i shtetit do te ishin zhdukur ne “Parajsat Fiskale” te Bashkim Ulajt&Lukuni me Banken Pseudoamerikane te Lindes se Edvinit.

      HE MO BOLE BUDALLAQE, “ZERI I AMERIKES” APO “VOA” TE TREGON MBRETIN E RILINDJES LAKURIQ DHE BYTHEJASHTE, KURSE TI THUA SE KA VESHUR ROBA TE FISME

      Qysh keshtu?

      Reply to this comment
    • mirel January 10, 15:16

      VOA i ka nxjerre, Ramuti po mundohet ti asgjesoje.

      Reply to this comment
  4. Kurvat e Vicidolit January 10, 17:40

    Jo jo hajdutet do ti gjeje intelektu-haleja me mirela kurvicen, dy palacot e blogut.

    Reply to this comment
  5. Aty January 10, 19:02

    Po mire qe administratori nuk gjendet te pakten ti merret e sekuestrohet garanzia qe ai la lene che kjo nqs e la lene,pasi dhe kjo eshte falso me duket.Jane 1,8milion euro qe ai duhet te kishte derdhur ne konton e shtetit shqiptare,por as kjo nuk eshte kryer,pari Jane te lidhur me qeverine che ate te ARRSH ,qe duhet te ishin ne Burg por bejne koferenca e te hiqen te ndershem.Burg dhe vetemburg per drejtorin e ARRSH dhe ministri Gjiknuri si kryhajdut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*