Reagon Shtabi i FA: LSI përdori foton e forcave detare për fushatë

June 18, 2017 20:24

Reagon Shtabi i FA: LSI përdori foton e forcave detare për fushatë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pasi dega e LSI në Sarandë ka përdorur një foto të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Oriku, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kjo foto e përdorur nga LSI e Sarandës, është realizuar nga anëtarët e ekuipazhit të anijes Oriku, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje, për të përshëndetur fëmijët e tyre me rastin e 1 qershorit.

Përmes një reagimi për mediat, FARSH u bën apel forcave politike, mos t’i përdorin Forcat e Armatosura për fushatë.

REAGIMI I PLOTE

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vëren me keqardhje keqpërdorimin e një fotoje të anëtarëve të ekuipazhit të anijes Orikut, që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje.

Duke qenë prej javësh larg familjeve të tyre, ushtarakët kanë përshëndetur fëmijët e tyre ditën e 1 qershorit, festës së fëmijëve, në formën e numrit 1.I bëjmë thirrje të gjithë forcave politike dhe në mënyrë të veçantë forcës politike që ka keqpërdorur dhe tjetërsuar këtë foto, të lënë jashtë luftës politike FARSH.

Këto të fundit do të vazhdojnë të mbeten jashtë politikës si edhe më parë, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe angazhimit ndërkombëtar në NATO.

June 18, 2017 20:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*