Reagon zëdhënesi i Veliajt për lajmin e rremë të Ora News: Ju ka ngel Ora në Turqi

August 10, 2020 13:09

Reagon zëdhënesi i Veliajt për lajmin e rremë të Ora News: Ju ka ngel Ora në Turqi

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga RTV Ora News, që pretendonte se Kryebashkiaku Veliaj është nisur për trajtim mjekësor në Turqi për shkak të prekjes nga virusi COVID – 19.

“Ju ka ngel Ora në Turqi”, është reagimi i zëdhënësit të kryebashiakut Veliaj në rrjetin social “Twitter”.

Ndërkohë, zyrtarisht mësohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës do të presë nesër rezultatin e testit të dytë dhe do të rikthehet në punë.

o.j/dita

August 10, 2020 13:09

Njoftim

Njoftim

Njoftim