Real e Totenham, të interesuar për Pirlon

October 9, 2013 08:49

Real e Totenham, të  interesuar për Pirlon

Mesfushori i Juventusit ka admirues të mëdhenj jashtë Italisë dhe mund të ikë si lojtar i lirë.

Andrea Pirlo u shfaq edhe një herë përcaktues për Juventusin, pavarësisht moshës. Kundër Milanit ai ishte arkitekti i fitores, duke shënuar një gol dhe ndikuar direkt tek i treti, kur goditi traun me goditje të lirë. Ndoshta Juventus nuk e sheh më si të domosdoshëm, por simpatizuesit nuk i mungojnë dhe nuk bëhet fjalë për emra të rëndomtë. Real Madrid dhe Totenham janë të gatshëm ta marrin veteranin e Italisë si lojtar të lirë sezonin e ardhshëm. Në Madrid do të rigjente Karlo Ançelotin, me të cilin ka punuar te Milani, madje është pikërisht trajneri që e vendosi në rolin ku tashmë është bërë i famshëm në gjithë botën. Pikërisht për këto arsye Reali shihet si kandidati më i mundshëm, por ndërkohë edhe Vilas Boas po përpiqet t’i mbushë mendjen për transferimin në Londër.

 

October 9, 2013 08:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*