Real Madrid gjen pasuesin e Cristiano Ronaldos

August 28, 2018 20:33

Real Madrid gjen pasuesin e Cristiano Ronaldos

 

Reali i Madridit ka gjetur pasuesin e Cristiano Ronaldos.

Ai është sulmuesi panamez i Lyonit, Mariano Diaz.

25-vjeçari është rritur në akademinë e të rinjve të Realit dhe vetëm verën e kaluar iu bashkua skuadrës franceze, për shumën e 8 milionë eurove.

Gjithsesi gjatë ditës së sotme, presidenti Florentino Perez vendosi të ushtrojë të drejtën e riblerjes për shumën e 22 milionë eurove, të paracaktuar më herët në kontratë.

Në këtë mënyrë, presidenti madrilen i jep një alternativë të mirë për stolin, trajnerit Julen Lopetegui dhe njëkohësisht “djeg” Sevillan, që kërkonte me ngulm sulmuesin.

a.s/dita

August 28, 2018 20:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*