Real Madrid-Juventus, sikur ndeshja e parë të mos kishte ekzistuar…!

April 11, 2018 11:25

Real Madrid-Juventus, sikur ndeshja e parë të mos kishte ekzistuar…!

 

Ndeshja fillon me një “kumtesë” të përbashkët të përmbushjes së të pamundurës te bardhezinjtë: luani ndeshjen sikur nuk ekziston çerekfinalja e parë. Këtë mesazh ua dërgoi të tijve Masimilliano Allegri, para se të “fkluturonte” drejt Madridit. “Ai që nuk beson, më mirë të mos hipë në avion”, ishte këshilla e trajnerit të Juventusit për lojtarët që drejton.

Edhe Zinedine Zidane kërkoi, përpara “ziles” së Romës, që të tijtë të mendojnë sikur gjithçka nis nga zero, pa asnjë ndjenjë euforie nga avantazhi 3-0. Sidoqoftë, vështirë se ka ndonjë dëshmi në histori, që përmbysja në këtë rast, në favor të kampionëve të Italisë, është e mundur.

Në 63 vite të garave europiane, vetëm Dinamo Bukuresht, në raundin e tretë të “Kupës UEFA”, sezoni 2009-2010, e eliminoi Slovan Liberec pas disavantazhit 3-0, nga pika e penalltive. Është konsideruar një ngjarje paranormale, që ofron përkthimin e saj aritmetik: kualifikimi i Juventusit kuotohet 56.

Mendimi i përhapur se ky raund i Champions-it ka mbaruar që në Torino për bardhezinjtë, e ndihmon Dybala, me 25 gola në këtë sezon. Megjithatë, nuk ka lehtësim për të. Mandzukiç, të cilit jeta në Itali ia ka hequr statusin e sulmuesit obsesiv, është ai, që i ngjan më së shumti argjentinasit. Me Higuaín dhe Cuadrado, ose Douglas Costa, kroati do të formojë një “trident” sulmues. Gjithashtu, mungon Barzagli, të cilin Benatia do ta zëvendësojë.

Juventusi ka luajtur 22 ndeshje larg fushe, gjatë këtij sezoni, dhe vetëm një rezultat i arritur mund t’i jepte shpresa për të jetësuar gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve sonte: fitorja 2-6, kundër Udinese, në tetor.

Njëzet ekipet që kanë marrë pjesë në këtë Champions kanë një raport më të mirë të të shënuarit të golave se skuadra e Allegrit. Ai nuk e ka bërë fatin e tij duke humbur golat, por duke i kursyer në zonën e tij.

Megjithatë, në “Bernabeu” i ofrohet një alternativë, që i mungonte në Torino: Pjanic. Boshnjaku, duke luajtur me Lyon, shënoi golin që e eliminoi Real Madridin e Pellegrinit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2010. Pjanic, atëherë ishte 20 vjeç. Me Allegrin është rritur dhe bërë figurë referimi te bardhezinjtë. Këtë sezon, ai është udhëheqësi i ekipit me asiste, 12 të tilla.

Gonzalo Higuaín do të luajë për herë të parë në “Bernabeu”, si kundërshtar i Real Madridit. “Në Bernabeu”, Ronaldo ka bërë punën e tij. Portugezi absorvon 40% të goditjeve të Real Madridit. Dhe ai ka shënuar gjithmonë ndaj Juventusit. Pritet një haraç nga “Bernabeu” për Buffon, i cili, në moshën 40 vjeç, ndoshta nuk do të kthehet më si futbollist këtu. Një domosdoshmëri për një portier legjendë.

a.s/dita

April 11, 2018 11:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin