Reali “tremb” Liverpool, ofron 130 milionë euro për Salah

November 4, 2019 14:27

Reali “tremb” Liverpool, ofron 130 milionë euro për Salah

Me Gareth Bale të vendosur për tu larguar nga Real Madridi, drejtuesit spanjoll po mundohen të gjejnë zëvendësuesin e sulmuesit uellsian.

“Los Blancos” kanë bërë gati 130 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Don Balon”. Ylli egjiptian po mendon mundësinë e transferimit drejt “Santiago Bernabeut”.

Salah ka realizuar 5 gola në 10 ndeshje në Premierligë këtë sezon me Liverpoolin. Në vitet e fundit, Salah është konsideruar një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Evropë.

 

l.h/ dita

November 4, 2019 14:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*