Realizohet operacioni në tru me pacientin zgjuar
Për herë të parë në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT është kryer një operacion për heqjen e masës tumorale në tru nëpërmjet kranitiomisë, çfarë do të thotë që pacienti mbahet zgjuar dhe komunikon me kirurgun gjatë ndërhyrjes.
Kjo ndërhyrje në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT është kryer nga pionieri i ndërhyrjeve me kranitiomi, profesori nga Londra, Henri Marsh, i cili ka kryer 400 ndërhyrje të tilla në Europë, si dhe profesor doktor Mentor Petrela, së bashku me ekipin e tij.
Pacientja e dytë ka qenë një 30-vjeçare, studente e mjekësisë në vitin e tretë, “Gjinovefa, studente e mjekësisë, prej disa kohësh kishte një shqetësim dhe u preferua që të fillohej ajo që quajmë si kirurgji zgjuar me profesorin Henri Marsh, të cilën vajza e pranoi me të gjitha kushtet, duke qenë e qartë dhe duke parë gjatë operacionit edhe trurin e vet”, tha mjeku Mentor Petrela.
“Një pjesë e këtij operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme (e enjte) me anestezi, ndërsa sot është kryer pjesa me të qëndruarit zgjuar, thjesht me anestetik lokalë që të mos kisha dhimbje.
U krye pjesa e heqjes së masës tumorale, ndërkohë që unë thjesht ndieja sikur më lëvizte ndonjë venë, por mund ta kisha edhe nga frika. Gjithçka shkoi shumë mirë”, tha Gjinovefa, pacientja e nënshtruar operacionit.
Epo mire shyqyr qe ka dale me sukses–Urime Gjenovefes dhe sa me shpejt te sherohet
Të flesh me sy hapur
E pabesueshme qe ndosh ne Shqiperi. Urime doktoreve dhe sherim te shpejte Gjinovefes! Lajm me te vertete inkurajues dhe pozitiv