Rebelohet dega e PD në Korçë: Të anulohet votimi, është farsë!

July 10, 2017 13:49

Rebelohet dega e PD në Korçë: Të anulohet votimi, është farsë!

 

Me një peticion të firmosur nga anëtarë të Partisë Demokratike në Korçë, kërkohet të anulohet procedura farsë që ka nisur Lulzim Basha për votimin për kryetar.

Demokratët e Korçës shkruajnë në peticion se Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën për të garantuar votën në 25 Qershor dhe i doli zgjedhjeve.

Sipas tyre, është i papranueshëm justifikimi i rezultatit dëshpërues për manipulimin apo blerjen e votës.

“Në një situatë si kjo demokratët nuk kanë si t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta” shkruajnë demokratët e Korçës në peticion.

130 firma janë hedhur mbi peticionin që kërkon të ndalet pengmarrja e PD-së kërkohet: “Anullimi i procedurës dhe farsës së nisur nga Z.Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD me gjithë farsën që i shoqëron”.

July 10, 2017 13:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*