Rebelohuni!

September 22, 2015 02:05

Rebelohuni!

(Botuar në gazetën “Dita” në 23 Maj 2013, një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ku ndodhi dhe historia e një milion “shuplakave”. Situata e ngjashme është një rastësi…)

 

Zgjohu sot-o popull-zgjohu,
në beteja rebelohu,
zgjohu vetë e ngri furtunë,
pa liderët në tribunë!

Pa liderët në tribunë,
Tribunë do t’u bëhem unë,
ti je zot në këto vënde,
dil kërko të drejtën tënde!

Se të hodhën në greminë,
ta përmbysën drejtësinë,
se të vranë e të pështynë,
dil të shembësh tiraninë!

Dil në shesh edhe bashkohu,
rebelohu-rebelohu,
po ndenje kështu në gjumë,
do të shtypin dhe më shumë!

Se të rropën-se të vodhën,
vellon e turpit ta hodhën,
rebelohu porsi deti,
ti je Zoti-je pushteti!

Bisha do zinxhir e hekur,
të kafshon dhe duke vdekur,
zgjohu-zgjohu edhe çohu,
në beteja rebelohu!

E sotmja në ethe dridhet,
dhe e ardhmja po të vidhet,
zgjohu që të zgjohet shpresa,
edhe lidhu besa-besa!

Një çast mos e shty sahatin,
merr në dorën tënde fatin,
mbi të keqen sot bashkohu,
rebelohu-rebelohu!

Hej kur ngrihet vegjëlia,
drithërohet tirania,
ndaj gjëmoj përsëri: “Çohu!”,
rebelohu-rebelohu!

Ti je rendi-drejtësia,
vetëm Ti dhe Perëndia,
zgjohu-zgjohu edhe çohu,
në beteja rebelohu!

Kjo mynxyrë që të ka gjetur,
nuk përmbyset duke fjetur,
ndaj gjëmoj përsëri: “Çohu!”,
rebelohu-rebelohu!

Nga ky zjarr e vetëtimë,
tiranët mos gjejnë vrimë,
ti ata i mbyt me frymë,
zgjohu-mor-për Perëndinë!

Mos më thuaj: “Ku do vemi!”,
në gjurmët nga shkon zgalemi,
zgjohu-zgjohu edhe çohu,
në beteja rebelohu!

Rebelohu sot-o burrë,
për Atdhe e për flamurë,
ka ngordhur çdo diktaturë,
popujt rrojnë e s’vdesin kurrë!

Në rrugë të Avni Rustemit,
grusht mbi malin e Migjenit,
zgjohu-zgjohu edhe çohu,
si tërmeti rebelohu!

Ndizi zjarr pushtet mizorit,
mos prit ditën e Qershorit:
“Ngrihuni dhe bjeruni,
korrini dhe shtypini!”

September 22, 2015 02:05
Komento

5 Komente

  1. Kris 1 September 22, 02:46

    Eshte perseri koha te pastrojme gjysmen tjeter te haurit politik

    Reply to this comment
  2. ; September 22, 14:42

    te lumte pena poet, por do te doja te shihja me shume shkrime te tilla nga ana juaj, dhe te mereshit me pak me sulme politike. Poeti duhet te reflektoj realitetin.

    gjithsesi respekte!

    Reply to this comment
  3. Socialisti bythpambuk September 22, 18:51

    Te lumte ajo pene .

    Reply to this comment
  4. Lleshi September 23, 16:30

    Poezi e pavdekshme Arben Duka ! Me e forte edhe se Noliane ! Dhe ç’eshte e verteta , eshte plotesisht e vertete ! Hallall gjiri i nenes shqiptare ! Vetem ky gen mund te prodhoje fuqi te tille shpirterore dhe dritesore !
    Do te doja te pershendesja ne vargje , por druaj se nuk them dot vullkanin e shpirtit ! Se vullkani ben , se vullkani duket , por zhurma e tij , eshte vetem nje nga … elementet e tij dhe nuk tregon as 1% te forces dhe bemave te tij !

    Reply to this comment
  5. kristua September 23, 21:14

    Rebelimi kunder te gjithe politikaneve, pa dallim ;partik, vetem kjo e shpeton Shqiperine. Qe te gjithe jane hajdute dhe armiq te popullit. Kush nuk e kupton keshtu Arben Duken eshte idiot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*