REÇENSË / Dy fjalë mbi filmin “I Trap Lovpoja”

February 3, 2020 18:32

REÇENSË / Dy fjalë mbi filmin “I Trap Lovpoja”

Nga MEGUSTA MUÇO

 

Këto ditë i kam ndjekur më shumë zemërim kritikat dashakeqe dhe rrjedhimisht, aspak dashamire ndaj filmit “I Trap Lovpoja” të autorit Ermaq Majmali. Vura re se shumica e matrialeve të botuara në shtyp, në media, në shtypin mediatik si dhe në median e shtypur, janë motivuar nga një xhelozi e sëmurë, kaq e sëmurë saqë unë si kritike e sprovuar arti dyshoj se autorët janë infektuar nga caramelvirusi i tmerrshëm.

Xhelozia në fakt është e kuptueshme, kur vihesh përballë një realiteti kokëfortë. Autori Ermaq Majmali për pak sa nuk i bën të gjitha: Pothuajse bën skenaristin, producentin, regjizorin, aktorin kryesor, aktoren kryesore, atë vajzën e gjatë, atë tjetrën që ngjan si Jorgjica, etj etj.

Duke pothuajse shkëlqyer edhe si gati këngëtar, ai merr përsipër me kurajo edhe kolonën zanore dhe këngën e filmit, dhe unë jam e bindur se të paktën në disa skena, dallohet dora e tij në qepjen e kostumeve dhe në grimin e aktorëve.

Një akuzë tjetër që i bëhet këtij kuazi-produkti kinematografik që Shqipëria e ka pothuajse pritur prej 30 vjetësh, është huazimi shqeto i fabulës.

Unë një pyetje kam: A nuk është produkt dhe markë më vete çdo koktejl i famshëm që prodhohet nga bashkimi i pijeve alkoolike dhe lëngjeve të ndryshme?

Pse atëherë mos ta quajmë një ‘pina colada’ shqiptare, miksimin që Ermaq Majmali, si dixhej me nam e me famë nga Krraba deri në Sari Salltik, u bën copëzave të shijshme nga “Benvenuti al Sud” apo “My Big Fat Greek Wedding”? Apo nuk e pasuron këtë koktejl me batutat origjinale në çdo hap të filmit, që më kujtojnë sofistikimin dhe inteligjencën e mrekullueshme të një shoku klase shakaxhi dikur në tetëvjeçare, që e braktisi gjimnazin për të shitur fara!

Kështu që edhe “I Trap Lovpoja”, çfarëdo copëzash që të ketë kapur rrugës, në fund është shndërruar në një multi-reklamë origjinale pluri-produktesh të vendosura me takt në kornizën e skenarit, çka i mundëson shikuesit që nga një publicitet në tjetrin, të ketë mundësi edhe tentojë të kuptojë se çfarë po ndodh në film. Duke ngritur kësisoj nivelin kulturor e çdo shqiptari të ndershëm e patriot.

Shikoni, ime gjyshe thoshte “pemës që bën koqe i gjuajnë me gurë”. Parë pra në prizmin e koqeve, është e kuptueshme, madje po të isha në vendin e të nderuarit Ermaq Majmali do ta mirëprisja cmirën e shumëkujt për këtë stoli që autori i ka shtuar kurorës së produkteve të tij kinematografike. Me këtë nuk dua të them se Ermaqi është pemë, largqoftë. As gur.

Nga ana tjetër, është tregu ai që i verifikon ose zhvlerëson pretendimet e gjithkujt. Brezi i Ermaqit dhe gjithë Majmalasve luftuan për këtë ditë; ata s’lanë bust e monument pa rrëzuar, me kurajo kërcyen hip-hop kur shokët e tyre mendjengushtë bënin detyrat e mësonin; madje vijuan si gjatë gjimnazit, edhe gjatë viteve kur duhej të studionin në shkollën e lartë, të përdornin me guxim e largpamësi të njëjtat barcaleta që argëtonin shoqninë në tetëvjeçare, por kësaj here në ekranet post-diktatoriale.

Për shembull, e kush nuk e kujton sot dhe nuk qesh me lot, me skeçin e famshëm të Ermaqit, “Ishin njëherë një italian, një gjerman dhe një shqiptar”?

Le të përmendim në këtë reçensë edhe tortën poshtë qershisë: Pjesëmarrjen prej Guest Star-i në filmin “I Trap Lovpoja” të kryeministrit shqiptar Eri Dama.

Dhe nuk mund të mos bëjmë pyetjen tjetër: Nëse filmi i Ermaqit do ishte kaq lëtyrë sa thonë ca pak mijëra xhelozë, a do pranonte kreu i qeverisë të merrte pjesë në të, aq më tepër me rolin e një daje harbut, bandit e trafikant, çka në fakt është dhe roli i tij i vërtetë për Shqipërinë reale? Sigurisht që jo, se do ekspozohej kotnasikoti.

Por ai pranoi, se pse kishte si garanci cilësinë e filmit dhe suksesin e padiskutueshëm të protagonistëve si Ermaqi dhe Jorgjica. Dhe si strateg largpamës, e shfrytëzoi filmin për të shpalosur edhe një herë pikën e parë dhe të vetme të programit qeverisës, përmes fjalisë së vetme që kishte në skenar, frazës lapidar që e përmend sa herë takon liderët e Europës: NUK I DU HIÇ BREKËT! (Për më shumë të dhëna mbi këtë pikë të fundit, klikoni në portalin brekëtqësduam.al.)

 Së fundi, duke e uruar Ermaqin – por edhe brekët virtuale të kryeministrit bashkë me Ermaqin – për këtë bizhu që i dhuruan kulturës shqiptare, po e mbyll këtë sprovë me thënien e regjizorit të famshëm polak me famë botërore, Krysztszstof Brzschzezchswiskowski:

“Lumi që mori Vunonë, pse s’mori dhe fshatin tonë!”

SHËNIM / Reçensa në fjalë iu dërgua redaksisë së Gojëve të Liga nga kritikja dhe estetja Megusta Muço, që siç e dini është kunata e shkrimtarit Muço Gusto  

February 3, 2020 18:32
Komento

13 Komente

  1. mirel February 3, 18:56

    Hahahaa, me ka pelqy shume kjo me gusta mucha..
    ” Lumi qe mori Vunone pse nuk mori dhe fshatin tone..”
    Do jemi nga i njejti fshat o shejtan

    Reply to this comment
    • Boci February 5, 03:05

      I LOVE SHQIPËRIA
      Film-gallata “I love Tropoja” ka ndezur një varg polemikash artistike për vlerat dhe mesazhet që transmeton, për shkak të shumë simbolikave, konteksteve dhe interpretimeve, të amplifikuara sidomos midis të tjerave, për rolin e dajës-gangster nga Kryeministri.
      Momentet e humorit ndërthuren me momentet e cinizmit dhe kufijtë e artit, propagandës, komedisë, talljes së nivelit të tavolinave, qëllimeve me aromë dufi e politikës së nënkuptuar, ngatërrohen keqazi.
      Përtej komercializmit banal dhe artit urban, i ashtuquajturi film, do mbahet mend sidomos për shërbesën kryeministrore.
      Marrja përsipër e Ramës e një roli të tillë në një skenar të shkruar enkas për këtë funksion, nuk është aspak e rastit.
      Që në nisjet e tij kandiduese politike, Rama ka zbatuar mirë direktivat e Leninit për hir të formimit e të vazhdimësisë politike, për ta shdërruar artin në një armë efikase të propagandës.
      Mos harrojmë se kur merrte mandatin e dytë, Rama u mjaftua të ndërfutej krah doktor Florit në këngën e famshme të West Side Family, “(I love)Tirona” e të zvargte pa asnjë art, fjalët:
      “Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë”, për të arritur qëllim e tij të fitimit të imazhit në publik. Kënga me tekstin argëtues dhe me art, bëri deri diku që simptomat e çmendurisë së betonit dhe sëpatave, t’u dukeshin tironsve si një normalitet, si një gjë e zakonshme, brenda mbretërisë së kaosit që Rama vetë sapo kishte nisur ta krijonte. Ajo me shpeshtësinë propaganduese të shfaqes, ndikoi jo pak në rehabilitimin e figurës së Kryetarit të Bashkisë, veçanërisht midis brezit të ri që ndikohet shumë nga trendi i kohës.
      Një konvencion të tillë ai e përdori dhe gjatë viteve të keqqeverisjes së tij. Tani në një arenë akoma më të gjërë.
      Ai kërkonte të impresiononte me termin “artist” opinionet e kancelarive, përpos atyre kombëtare.
      Por dështimi nuk vonoi të vinte kësaj rradhe, falë mediokritetit artistik.
      E pas këtyre daljeve në ekspozita-gallata me vizatime halucinante, të cilat nuk prodhuan gjë përveç pak gajreti ndërkombëtar për Kryeministrin, Rama iu kthye tani aktrimit. Kësaj here si komedian pa ndryshuar aspak qëllimin.
      Kështu të paktën duket për publikun. Qëllimi kryesor, krahas të tjerave në këtë film-gallatë që ka Rama, është shitja në opinion e figurës së një kryeministri-bandit, si diçka normale. Madje as normale, por akoma më shumë, diçka për të qeshur. Që ai, jo vetëm të dyshohet se është i inkriminuar, por dhe nëse është të pranohet si diçka që duhet të ndodhë, si meritë, si trend i kohës, si evoluim politiko-artistik, nga publiku i gjërë. Shpesh ai është përpjekur jo pa sukses që pikën e dobët të tij ta shndërrojë në pikën më të fortë, nëpërmjet mijëra marifetesh, simbolesh të mbrapshta dhe propagandës së shfrenuar.
      Por nxitimi këtu e kapërceu arsyen.
      Dalja e tij si “dajë” me flokë të gjata, kinse si personazh, nuk e shpëton atë të jetë “heroi” negativ, i një realiteti të cilin e ka ndërtuar vetë përgjatë këtyre shtatë viteve dhe të cilin kërkon me zor ta përcjellë si fiction.
      Sado të përpiqet ai e të qesharakëzojë imazhin real të tij si i kryeministër i lidhur me krimin, humori që prodhon është i hidhur.
      Madje efekti është i kundërt nga ai që ai po kërkon të instalojë. Identifikimi i identikitit të tij si profil i akuzuar me lidhje mafioze, bëhet më i plotë në sytë e publikut me “dajën” dhe gallatën e filmit.
      Të gjithë, pavarësisht dozave të humorit momental, ngarkohen me doza neverie dhe pse jo pak fajësie që kanë në drejtim të vendit një karakter të tillë.
      Rama aty nuk është në fakt në aktrim, aty është tek vetëvetja. Një kryeministër i impostuar në habitatin e vet ku ndjehet mire, ku pamja i rri mirë me shpirtin, ku fjalët i përputhen bindshëm me idetë e ku veprimet harmonizohen me qëllimet.
      Më saktë ky është Rama i vërtetë, daja i krimit, i vendosur në një situatë të stisur skenike humori.
      Aktrimi këtu s’ka vend e as vlerë. Aktrimin Rama e bën kund tjetër.
      E bën në atë që mund të konsiderohet si telenonela shtatëvjeçare “I love Shqipëria” e qeverisjes së tij. Prodhim i kinostudios “Rilindja e re”.
      Këtu po që aktron. Këtu Rama, luan kryeministrin, ndërkohë që është realisht Daja i krimit.
      Nën petkun e këtij roli shtatëvjeçar, del para njerëzve e bën si i mirë, si i dhimbsur, ndërkohë që Daja i urren tmerrësisht njerëzit, i zhvat, i përqesh.
      Del para kamerave dhe i veshur shik si kryeministër flet, mashtron, se këtë ia kushtëzon Daja brenda qënies së tij.
      Pastaj negocion në emër të kombit, por instikti i Dajës e çon tek thika pas shpine.
      Kryeministrin e aktron mirë, kur thotë e bën sikur do luftojë krimin. Një kryeministër nuk mund të vrasë Dajën që është brenda tij.
      Prandaj e gjithë shfaqa që ai jep para publikit është trillim, fiction. I gjithë shteti që ai vizaton është një falsitet prej letre.
      Ditën ai është Kryeministri në rol. Flet për rend, ligj, reforma, të mirën, lumturinë. Nxjerr gjuhën, bën kollutumba, zgërdhihet, zvargon fjalët. Në darkë është daja në aksion. Shan e përshan vartësit dhe ushtarët. Ulet e ndan tepsitë e plaçkën e interesave me krimin. Thur intriga, përplasje, eleminime kundërshtarësh. Përcakton të fortët e territoreve. Bën llogari votash politike e dille përtej kufirit, të pista.
      Urdhëron policët, prokurorët, gjyqtarët, pi verë të kuqe dhe vazhdon me të njëjtat huqe.
      “I love Shqipëria” ndërkohë ka shikueshmërinë më të lartë në ekranet me popullore e kombëtare të blera, duke konkuruar dukshëm telenovelat turke dhe në kanalin e vetë dajës ERTV.
      Ndërkohë njerëzit me zor po presin fundin, fund në të cilin personazhi kryesor Kryeministri që është Daja i krimit të “I love Tropoja” të diskretitohet dhe të bjerë nga froni.
      Por pritja për rënie nuk mjafton. Duhet rrëzim.
      Daja i krimit i “I love Tropoja” nuk mund të vazhdojë më të jetë Kryeminstri, sepse përtej telenovelës së tij shtatëvjeçare “I love Shqipëria”, njerëzit e duan vërtetë këtë vend, e duan Shqipërinë.

      Reply to this comment
  2. Dalan February 3, 19:28

    O Mirel eshte Rama nga Vunoi me duket. Pjeserisht te pakten. Ndaj e mori lumi fshane e shkrete

    Reply to this comment
  3. Tre$hi maÇ February 3, 22:13

    Ku ishim asgjekundi, cfare beme asgjesendi, film idjot komplet. Bashke me lojen qe i ben reklame ÇKÇ =çaçaku kap çacakun, ose KÇK =kaçaku çjerr kaçakun. Ajde ligj ramoshe origjinal qe i ben reklame vetes a thua di ndonjeri ndonje ligj tjeter me emer shabllon, e jo permbajte, siç po e sheshin kaçaket e filmave neper studio e cinema ku qellimi eshte qe ta haje spektatori siç e ha ngahere sallaten. Per pjate te dyte pak humor burgu nga ai i trashi qe e bejne vete e hane vete per te ruajutur linjat e sterholluara te idjotizmit mitik.

    Reply to this comment
  4. Teori skompiracioni February 4, 00:29

    A kane lidhje breket ne parlamentin serb me kkm-ne,alias dajen qe nuk i don breket (ka foto qe daja thote te verteten)

    Reply to this comment
  5. Mihal Xhamo February 4, 01:10

    Kryeministri yne edhe si klloun art ist. Me ne fund,krye ministri yne,pikt or pa asnje ekspo zite,na shfaqet d he si klloun artis te kinematograf ik. E kush,ne bote ,nuk do ta kishte zili kete lloj krye minister?Mirpo,ja, vet zoti,kete dhur ate ja beri popull it tone i cili jeton e ne ditet me te l umtura.Eshte ver tete paradoksale por dhe e dhimbs hme qe ne vendi n tone ku populli yne eshte corodit ur prej njemije ha lleve te mbijetes es deri ne humbj en e besimit tek e arthmja,kryemini stri yne gjene ko hen te beje “artis tin” ne nje film ta llava,ne nje rol kll ouni e me nje fjal or rrugesh. Cili ve nd e popull me v etdije politike de mokratike norma le do ta mbante k ete bicim kryemi nister? Vetem rili ndasit i thurin ho sanara bemave p a bereqet te kllou nit tone kryemini ster.Vetem zgjimi prej gjumit politi ke mund ta flake tej kete vemje po litike. Mihal Xhamo

    Reply to this comment
  6. minushe February 4, 12:07

    hahahah sh e bukur! I lumte mendja dhe dora!

    Reply to this comment
  7. Aldo February 5, 00:08

    Bukur te lumte dora dhe mendja

    Reply to this comment
  8. KORÇARI February 9, 11:55

    Regjisori ErByth Makari është një idiot ,por Kryeidioti është Kryeministri Edloq Ramkari.

    Reply to this comment
  9. eltroni February 14, 23:01

    vet emri qe ke perdor MEGUSTA MUCHO te ben te mendosh se i thur lajka Ram idiotit.
    tallni menderet me shqiptaret po ashtu si dhe [email protected] ministri . po hajt se te femija do ju bjer vareja e karmes.
    mjer shqiptaret ne dor te kujt kan ren.
    humor e gallat me vukarejt. heropt ku ti keni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*