Receta e modele çudibërëse nuk ka

April 3, 2018 16:49

Receta e modele çudibërëse nuk ka

Zoti Adrian,

Ju lutem mos na i merrni për keq që po të shkruajmë, po kujt tjetër veç  gazetës suaj që mban një emër emër kaq të bukur e jetësor “Dita” mund t’i drejtohemi miqësisht?  Eshtë me të vërtetë një meritë e vecantë, personalisht e Juaja,  që u kini hapur krahët emigrantëve për të përcjellë  tek lexuesi  ynë brënda e jashtë vendit mesazhet tona. Ura e komunikimit njerëzor përmës gazetës suaj ëshë urë e vazhdimësisë dhe e pandarshmërisë së shqiptarëve.

Duke i u falënderuar per botimin e artikullit të parë, do të dëshironim të vazhdohej me  pjesën tjetër të librit tonë “Edi Rama rinovon Shqipërinë. Edi Rama rinnova l’ Albania” ku flitet për reformat.

Këto dy pjesë janë të lidhura shumë ngushtë me njëra tjetrën dhe botimi i tyre do të ndihmonte më shumë lexuesin për të kptuar më mirë arsyen e vertetë përse ne i vumë librit tonë emrin e kryeministrit , Edi Rama.

Ashtu siç kemi shkruar në faqet ketij botimi, ne jemi udhëtarë të thjeshtë. Kemi shkruar atë që kemi parë, pa asnjë paragjykim për personat dhe për ngjarjet. Kemi kërkuar të paraqesim anën pozitive të asaj që është duke u ndërtuar, duke shpresuar që një ditë, vetë Shqipëria, pa vështruar me lakmi Italinë, Amerikën apo Gjermaninë, të bëhet një shëmbull i demokracisë dhe i qytetrimit, pa dhimbje e plagë të mërgimit.

Ne nuk do  të hezitonim të vinim në kopertinë emrin e zotit Sali Berisha, meqënëse ngriti i pari flamurin e demokracisë në Shqipëri. Por askush nuk do ta besonte , as këtu në Itali, ta prezantoje si refomist novator, as atë vetë e as stafin e tij politik që në vend  të dilnin me një program reformator, u futën  në çadra, xhest ky që nuk përputhet me karakterin  burrëror, kulturor e civilizues të shqiptareve dhe nuk pëlqehet nga bota  e qytetëruar, as me një mal me foto me presidentin amerikan Trump.

Ne  jemi munduar  t’ i shikojmë ngjarjet në Shqipëri jo me dylbi, siç bën herë pas here një shok e mik ynë  nga Amerika, por nga afër dhe të pasqyrojmë një të vërtetë që  jo sot por vite më parë  populli ynë e ka thënë për Edi Ramën, kur e zgjodhi kryetar bashkie të kryeqytetit të vet dhe bota e njohu e e proklamoi si Kryetarin më të mirë në botë.

Pastaj dy herë me radhë i dha votën e tij për të drejtuar  Shqipërinë e mbushur me plehra e probleme. Kështu, i ndryshuam titullin e mëparshëm “ Udhëtim në një Shqipëri ndryshe”  për të thënë një të  vërtetë që e thotë shumica e shqiptarëve, me dëshirën e mirë për të sfiduar  injorancën,  zakonin e vesin prapanik, atavist, që kanë shqiparët për të denigruar njër tjetrin, edhe kur ata përveshin krahet për të ndertuar.

Vetem shkaterruesit e vendit e personat që janë marre me tregtinë skllaveruese të intelektualëve shqiptarë në Kanada e në Amerikë  nuk e duan ligjin dhe janë gati, për interesat e tyre, të ndërsejnë popullin kunder Qeverisë. E gjithë bota, duke përfshirë ketu Italinë bazohet e funksion ne bazë të ligjeve e të taksave, qoftë edhe ato rrugore.

Bota e sotme është  bërë bota e çudirave të pa imagjinueshme. Hidheni për një çast veshtrimin  tek Italia jonë mike ku jetojnë 480000 shqiptarë. Qeveria  Renzi – Gentiloni, siç tha  ish presidenti i Republikës Italiane, Napolitano, “e stata respinta” nga vet elektorati i Partisë Demokratike. Populli nuk të falë kollaj. Arsyet  e rënies janë të shumta, por italianët nuk mund të pranonin, ndër të tjera, zëvëndësimin e flamurit të tyre tringjyrësh me flamurin e zi të afrikanëve që kanë mbushur Italinë.

Kriza e varfëria (tani në Itali ka më shumë se 18 milion të varfër) nuk i lënë njerëzit të arsyetojnë drejt edhe kur votojnë. Kështu , sot  rezulton se dy kandidatët kryesor për kryeministër Di Maio e Salvini janë pa shkollë të lartë, si Meloni apo si ministri i Arsimit Fedeli i Qeverisë së Xhentilonit. Thesaristi (tesoriere) i partisë “5 Stelle” është një me shkollë të mesme. Mendoni për një cast se çfarë mund të ndodhë në qoftë se do ta bejnë Guvernator të Bankës se Italisë.

Tani le të ftojmë për një çast lexuesit tonë të nderuar (Ne jemi Ju e Ju jeni Ne) të udhëtojmë së bashku në faqet 35 – 39 të librit tonë:

*****

Zgjidhje definitive e problemit të pronësisë

Një shoqëri merr përmasa reale  demokratike  kur përballon jo vetëm problemet e përditshme, por edhe ato të së kaluarës, që të tjerët i kanë shkaktuar ose i kanë lënë pas dore, në harresë, me qëllim që të mos  zgjidhen  kurrë.

Qeveria  Rama  trashgoi  nga qeveritë e mëparshme një plagë nacionale,  lidhur me problemin e pronësisë, që duhej të ishte zgjidhur me kohë, në fillim të vendosjes së sistemit të ri politiko – ekonomik që  bazohet në pronësinë private.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë shqiptarët humbën një shansi historik për të zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë problem, por jo shpresën.

Sot, pas gati 30 vjet tranzicion, Edi Rama  u  vjen në ndihmë për ta bërë realitet këtë shpresë. Programi i tij, i pakrahasueshëm me atë të qeverive të mëparshme, parashikon një zgjidhje definitive të çështjes së pronësisë. Ky program është i shkallëzuar në faza, tre vjet për përgatitjen e prezantimin e dukumentacionit përkatës dhe dhjetë për përfundimin e plotë. Për çdo fazë do të përcaktohen fondet financiare shtetrore. Ish – pronarëve Shteti do t’ u japë kompesime financiare në përputhje me vlerën e pronësisë ose, kur ështe e mundshme, në shkëmbim te pronës së vjetër, një pronësi të re në  toka e terrenet e disponueshme nga Shteti. Tashme për këtë vit janë paracaktuar nga Shteti 30 milion dollar dhe parashikohet që në vitet e afërtë te arrihet në shifrën 500 milion dollar.

Si zakonisht, opozitarët kundërshtojnë. Ish –  pronarët do të dëshironin një rikthim të plotë të pronësisë, sikurse ishte përpara komunizmit. Por  kjo është e do të jetë përgjithmonë vetëm një ëndërr. Sot pas gati 70 vjet të ndryshimeve rrënjësore shoqërore, ekonomike e demografike, është e pamundur të dëbohen të gjithë ata që aktualisht jetojnë në pronat  e ish – pronarëve. Asnjë në botë, qoftë  edhe Pinoçeti i Kilit, nuk do të guxonte  të  bënte një gjë të tillë, sepse në mënyrë të paevitueshme, do të provokonte një krizë të rëndë kombëtare .

Mundësitë e reformës janë të kufizuara. Edi Rama nuk ka përpara tri Shqipëri: një për ish –  pronarët, një për ata që jetojnë aktualisht në pronat e ish . pronarëve dhe një tjetër për neokapitalistët që janë bërë pronarë në pronat e të tjerëve.

Tastiera e ndarjes dhe e rindarjes së Shqipërisë nuk ka më hapsirë boshe. Shqipëria ështe vetëm një e nuk mund të zmadhohet. Thesari i Qeverisë nuk ështe El Dorado,  për t’i kënaqur të gjithë. Sikurse ka nënvizuar Rama, “…Nuk ekziston një zgjidhje ideale”. Në këto kushte, kur është e pamundur të gjënden zgjidhje të tjera më konveniente, e vetmia alternativë e arsyeshme dhe e realizueshme mbetet ajo e Qeverisë Rama.

Kompesimi në para, siç parashikohet në program, nuk është një fatalitet, por një zgjidhje që e kanë bërë me kohë, përpara nesh vendet e tjera perëndimore. Pas Lufte Italia jetoi një periudhë të mbushur me konflikte të brëndshëm, të lidhur edhe më cështjen e pronësisë që fashizmi  i kishte ngatërruar, por jo aq shumë sa komunizmi. Me ndërhyrjen e shtetit ky problem nuk u shty në  kalendat greke. U përdorën të gjitha format, përfshirë në këtë rast edhe kompesimin në para për ish –  pronarët e tokave e të terreneve ndërtimore. Me ligjet e miratuar në atë periudhë, pronësia private u përhap e u konsolidua në gjithë vendin.

Rezultat  konkret nuk ishte vetëm njohja, krijimi dhe mbrojtja e ligjshme e pronësisë  private të personave, por edhe e  pronësisë kolektive. Jo rastësisht në këtë periudhë në Itali lindën e u forcuan kooperativat e formave e niveleve te ndryshme. Tre ishin më të rëndësishmet : kooperativat katolike, me simbolin e ngjyrës së bardhë, ato me ngjyrë të kuqe ( të së majtës) dhe ato me ngjyrë jeshile ( të republikanëve).

Në qoftë se ne shqiparëve kur na kujtojnë kooperativat tona, me të drejtë na dridhet mishi, sepse ai që punonte e mbante barkun bosh, kurse ai që drejtonte çahej nga barku,  në Itali kooperativat  kanë  pasur e vazhdojnë të kenë tjetër histori. Në  këtë vend  kooperativat u  ndërtuan në bazë të një demokracie të brëndshme e zunë një vend të rëndësishëm  në ekonominë kombëtare. Marka COOP mban sot  një të katërtën e shpërndarjes së madhe, baraz  me 17,2 %.

Në Itali vlera e PIL, prodhimi i brëndshëm nacional,  është më shumë se 1.500 miliard euro dhe  më tepër se 100 miliard euro vijnë nga ndërmarjet e Lagacoop. Edhe CONAD që prej vitesh janë të pranishme ne Tiranë e në qytete të tjerë  të vendit kanë në thelb një tip organizimi kooperativist . Ato kanë një llogari vjetore mbi 8 miliard euro.

Kështu, privatizimi e pronësia private kanë dhënë frutetet e tyre në zhvillimin e vendit në të gjitha   drejtimet, duke treguar në jetë epërsinë e tyre ndaj lloj tjetër pronësie. Sa më e perfeksionar e më e fuqishme është prona private, aq më tepër ekonomia shkon përpara dhe krejtësisht e kundërta ndodh kur çështja e pronësisë nuk zgjidhet në kohën e duhur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fjala vjen, arritën shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik me një ritëm të shpejtuar sesa vendet e tjera perëndimore, sepse prona private në këtë vend që në fillim ka qënë e shënjtë. Edhe sot, po të shikojme Italinë apo ndofta edhe vendin tonë, mund të konstatojmë se sektori privat i ekonomisë  ka një stabilitet më të mirë se sektori publik që ka më pak rentabilitet e  vuan më shumë nga kriza.

Në vazhdim të argumentit tonë mund të themi se në periudhën e ndryshimeve  forcat politike italiane kanë kërkuar të ndërtojnë një politikë bashkëpunimi e pajtimi, duke i kaluar në plan të dorës së fundit mosmarrëveshjet midis tyre.

Në mes te viteve ‘ 70 – të, lideri i komunistëve italianë, Enriko Berlinguer, bëri një prpozim që mbeti në histori : “ Kompromisin historik”, duke i u drejtuar të gjitha forcave  politike e në mënyrë të veçantë demokristianëve. ( Hapja e këtij dialogu i kushtoi jetën presidentit të Demokracisë Kristiane, Aldo Moro dhe vet Berlinguer mbeti i plagosur  në Bullgari ku ishtë për vizitë nga sherbimet sekrete sovietike, KGB).

Kuptimi politik i këtij Kompromisi ishte : Pajtimi kombëtar i të gjithë italianëve. Komunistët italianë, që kishin bërë e kishin udhëhequr luftën antifashiste, nuk dëshironin një luftë tjetër të brëndshme,  në gjirin e popullit, midis italianëve, sikurse për fat të keq ndodhi tek ne me “luftën e klasave” të komunizmit.

Çdo vend e çdo popull e ben historinë e vet, ashtu siç i pëlqen. Receta e modele çudibërëse nuk ka. Por nuk ka asgjë të keqe  të njohësh eksperiencën e të tjerëve, aq më tepër kur dihet që kjo eksperiencë  ka dhënë rezultate konkrete.

Duke i parë gjërat me këtë sy,  programi Qeverisë Rama, veç aspektit të tij ekonomik, ka edhe një kuptim të madh politik : éshtë një ftesë që u drejtohet të gjithëve për të bërë “Kompromisin tonë Historik”, për zgjidhjen definitive të problemit të pronësisë në Shqipëri. Pronësi private do të thotë zhvillim të ekonomisë, mirëqënie, stabilitet të brëndshëm të vendit, progres e prestigj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Me shumë  dashuri e respekt për Ju e lexuesit e gazetës  “Dita”.

Tre autorët, Arshi, Elda, Linda Ruçaj

 

 

April 3, 2018 16:49
Komento

3 Komente

  1. alphade April 4, 12:43

    Po ku je more miku im i vjeter ! Me mall te kujtoj. Ishim te
    rinj atehere ku u njohem ! Ty dhe Eqeremit iu dhashe apartamentin tim te shkolla ” Mihal Grameno” dhe besoj
    se tash bie ne te cili jam.
    Arshi ,po ku je more burre ! Ne Itali me kane thene ! Ne
    Rimini ?! Telefonin e ke ndrruar ?
    Te fala shume nga Ilir Shalari……!!!
    Per reportazhin nuk po te flas sepse Ti je artist i penes …!
    Te gjitha sa thua me nje elokunce te kendeshme ne re-
    portazh paraqisin realitetin e ketij afro 4 vjecari.Por Shqi-
    perine e ka mbytur dhe po e mbyt primitiviteti shpellar.
    Bandat shkaterruese po perpiqen me te gjitha menyrat,
    rruget dhe format te shbejne gjuthecka qe ndertohet per
    te miren e kombit. Falangat berishiane qe sa vijne e rrudhen po bejne cmos qe vendi te mos ece perpara,te
    mos ndertohet qofte nga pikpamja ekonomike,po ashtu
    edhe si shtet . Forcat e errta primitive jane kunder shtetit,
    .kunder ligjit. Keto forca duan anarkine,mungesen e cdo lloj autriteti per te arritur qellimet e tyre shkaterruese ,sic
    vepruan ne 97-ten.
    Monstra e Vicidolit nuk,po e le te qete kete popull dhe
    shkaqet dihen perse keto dy banda jane hedhur ne sulm
    kunder qeverise aktuale.
    Keto shkaqe kryesisht jane dy: Se pari,Reforma ne Drejtesi dhe se dyti Vettingu. Zbatimi ne prsktike qe sapo
    ka filluar ia ka prishur gjumin kusurexhijve qe tash jane ne pushtet ne nje forme apo tjeter.
    Nuk po e zgjas, por dua te te them se jam mire,por nga
    pikpamja shendetesore kam mangesi te theksuara sido-
    mos “zemreku” nuk po me ecen mire. Familja vazhdon
    ne traditen e saj : kompakte ! Sigurisht pa arritur ne para-
    metrat e dikurshme tradicionale. Bota ka ecur dhe bash-
    ke me te duhet te ecim edhe ne me te rinjte. Any way !
    Te uroj gjithe te mirat : Te fala Eldes dhe Lindes.
    Shenim: Nuk mbahet mend qe kur jemi takuar,besoj se
    i kemi mbushur 30 vjet pa u pare.

    Reply to this comment
  2. Adih April 4, 19:03

    Tre autoreve Arshi ,Elda e linda [email protected]………………… Besoj se jeni te vene ,nga pinjollet e hajdutet kondra prone .Nuk ju njoh dhe ne qofte se jetoni ne Itali me te drejte ,mund tju them, se nuk e kini pare ju Italine ,por ju ka pare Italia ju.
    Na beni shkence dhe na flisni per pronat per Italine ??
    Duke bere kete propogande konkretisht per pronat ,ju nuk e doni atdheun lulezimin e shqiperise .A e dini ju shumen ne miliarda Euro ,qe shteti post komunist i detyrohet pronareve ,? A e dini ju se duhen qindra vjet ,per tu demshperblyer pronaret? Cfaj kane, jo pronaret te paguajne ,per breza me radhe ,?A e dini ju, qe ne shqiperi pensionisti mer 10mije leke ne muaj pension ,dhe per ironi ka 5 vite qe nuk ritet fare pensioni ,qofte edhe inflacioni ,qe e ka Italia juaj dhe bota , rritet per vit dhe pa buje ,perqindja e inflacionit ,pra paralel?
    A e dini ju sa miliona ne euro , kane paguar me taksat e tyre ,kokpalaret popull deri tani ,nga denimet e shtetit Shqiptar ne Strasbourg ,pro pronareve .?Por mos harroni se kane 10 vite qe jane bllokuar ,te gjitha dosjet ,kunder shtetit shqiptar ne gjyk e Strasbourgut ,ndihme kjo nga Frau DR Merkel e ish presidenti i Frances Hollande ,se keta zyberet si PD e PS ,i kane genjyer ,amani na lini kohe .A e dini ju ,se po te hapi rubinetin sot Strasbourgu falimenton shteti Shqiptar ?Pa ju llogaritur, qe jane me mijera pronare te tjere qe po presin te shkojne ne Strasbourg ,ku me koshjence ,nuk po ja mbyllin gjygjet deri ne shkalle te katert ,pra ne Kushtetuese . keta anti prone e anti zhvillim me koshjence. .Nuk investojne firmat serjoze ,po nuk shkoi prona tek i zoti . po ja u citoj se cfare tha z e nderuar Vllahuti para dy javeve:
    ” MOS SHKUARJA E PRONES ;PRONARIT ;PENGON ZHVILLIMIN EKONOMIK SHQIPTAR ;DHE ESHTE NJE PADREJTESI BRUTALE ”
    Po e shikoni Ramen beun e shqiperise ,ku me brutalitet anti kushtetues ,po nderton me oligarket e tij ,si me MANET ,usen mosten e dreqi me te birin ,ne tokat e privateve ,po nderton rezorte ne bregdetin shqiptar .Ku per ironi i kane vene titullin Manes ,si Rama dhe Saliu bashke ,si pasaniku me i madh ne shqiperi .A e besoni ju nje gje te tille ?.Ky pastron leket e droges ,korrupsionit qeveritareve ,dhe thjesht nje fytyre e piset ,ne ndihme te mafjes ne pushtet .Prandaj behet reforma ne drejtesi ,dhe Vettingu ,mar mundimin te falenderoj Ameriken dhe BE ,per ndihmen qe po na japin ,se ne vete kokpalaret popuull, nuk kemi shance vete ,dhe keta neokomuniste ,vellezerit siameze,pardesy bardhet e Ramizit , na kane bere rreth tre dekada ,qe te votojme nje here per mutin ,dhe heren tjeter per kaken e bajgen .Po ju flas me shifra dhe jo me tifozeri ,e mos na tregoni Italine, gjoja se edhe une kam nje shok bullgar nga Sofja dhe stadiumi i sofies ,toka i perket atij ,shteti Bullgar i afroi toke ne vend tjeter,nuk pranoi ,i afroi leke nuk pranoi ,por rane dakord dhe per interes te shokut tim bullgar ,shteti i jep plot 5000 euro ne muaj qira .Jo keq ,besoj ? Po shkruaj ne komjuterin tim tani ,dhe nuk ka te drejte njeri ne bote tma mari kete kompjuter ,dhe une vendos ,e fal ,e djeg ,e shes ,ose embaj per vehte . Prandaj mos luani rolin e hipokritit se eshte turp per ju .Po te doni me shkruani dhe me sinqeritet une do ju pergjigjem ,dhe kam edhe shembuj te tjere tju mbush mendjen tuaj .Turp per JU ,sinqerisht karakter te dobet ,paskeni qene ..“

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini April 5, 16:12

    Puna me e mire qe keni ba ju Arshi, Elda, Linda Ruçaj asht qe keni shkue (apo ike) ne Itali dhe jeni ba ARBERESHT E SHEKULLIT XX-XXI.

    Perpiqnju ta studjoni dhe ta kuptoni “KULTUREN ITALIANE” e cila me “Rinascimento italiano” te shekullit te XV (kur shqiptart rane nen turqit osman) dhe qe u perhap ne EUROPEN VERIORE, i zhvilloi ato popuj.

    Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

    “….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Ré me nji etje të vrullshme per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të ré me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor.
    Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atë të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perëndim….“.

    PRANDEJ mos bani krahasime midis ITALISE dhe SHQIPNISE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*