Më pak privilegje, reduktohen 1.6 milionë dollarë për zyrtarët

Edlira Shehu November 8, 2013 09:42

Më pak privilegje, reduktohen 1.6 milionë dollarë për zyrtarët

Në dukje ndryshimet në projektligjin “Për disa ndyrshime në ligjin nr.10 160, datë 15.10.2019 “Për rregullimin e shërbimit të transportit të funksionarëve publikë dhe nëpunësit civilë”, duket sikur është thuajse qersharake, po të mendosh se ku janë kandadisur financat e shtetit shqiptar. Por nëse flet me gjuhën e shifrave, cdo kacidhe e kursyer në këto kohë të vështira, thjesht dhe për të mos bërë qefet e zyrtarëve, është një ndihmë për familjet që janë vërtetë në nevojë në këtë vend. Këtë mesazh u duk që përcolli dje Ministri i Financave kur prezantoi ndryshimet në këtë ligj, ndryshim që gjeti dhe miratimin e opozitës.

“Në teoritë e financave publike, çdo qindarkë e kursyer është e vlefshme, jo më kursimi prej 165 milionë lekësh, ose 1.6 milionë USD, një kursim që vjen nga reduktimi i një privilegji për 437 zyrtarë të lartë (nga rreth 624 zyrtarë përfitues mbeten rreth 187 ose nga 46 funksione që përfitojnë aktualisht, mbeten vetëm 14 funksione)”, kështu u shpreh dje Cani para ligjvënësve kuvendorë. Por nga ajo çfarë vërehet në ndryshimet e këtij ligji do të ketë dhe reduktim të pagës së zyrtarëve.

“Po ta përkthejmë në terma të thjeshtë për publikun që po na ndjek, mund të themi pa frikë që kjo shumë mbulon për një vit të tërë jo më pak se 4000 familje me ndihmë ekonomike, që si rezultat i shpërdorimeve me buxhetin 2013, shumë prej tyre dhe invalidët kanë mbetur, edhe sot që flasim, pa e marrë këtë ndihmë simbolike, sepse gjithçka u shpërdorua në fushatën elektorale nga qeveria e larguar”, vlerësoi Cani dje në Kuvend.

Sipas tij kursimi është përsëri jo i vogël, po të mbajmë parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi, ku rënia e vazhdueshme e ekonomisë së qytetarëve shoqërohet çdo ditë me një nivel deficiti dhe borxhi tronditës, sa më shumë zbardhen faktet dhe bëhen transparente financat publike, rezultat i drejtpërdrejtë i keqmenaxhimit të trashëguar nga qeverisja e mëparshme. Në praktikën ndërkombëtare njihen shumë raste kur qeveritarët kanë propozuar uljen e pagave të tyre dhe  duket se dhe zyrtarët tanë do të “heqin dorë nga disa qefe të tyre”.

 

Zyrtarët që përjashtohen nga “privilegjet”

1.         Reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përfitimin e këtij shërbimi nga funksionarë të pushtetit gjyqësor;

2.         Heq nga lista e përfitimit të bonusit mbi pagë të 437 funksionarëve të lartë nga 624 që ishin gjithsej përfituesit sipas ligjit ekzistues (pra 70% të tyre).

3.         Ul masën e përfitimit për funksionet që mbeten.

4.         Eliminon shtesat e mundshme për bonuse mbi paga, të cilat i lejonte ligji i mëparshëm, siç ishte indeksimi i bonusit apo dhe përfitimi automatik në disa raste.

Edlira Shehu November 8, 2013 09:42
Komento

1 Koment

  1. hasan November 8, 10:04

    O Zot.Ku jetojme.Vetem 470 zyrtare shqiptare privilegje mbi rrogen( ose thele mbi bishtin) marin sa marin ndihme kafshate 16000 hallexhinj.TURP.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim