Reeker e quan Vetëvendosjen palaço

Redaksia Online July 5, 2013 14:27

Reeker e quan Vetëvendosjen palaço

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Philip T. Reeker, duke komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se palaçot duhet të dinë se ato veprime nuk janë të mira për vendin.

Reeker ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes dhe fillimin e zbatimit të saj, ndërsa ka pohuar se kjo marrëveshje e dërgon vendin drejt BE-së.

“Kemi parë një përparim të madh këto javët e fundit në rajon. Dua të përgëzoj për arritjen e marrëveshjes dhe fillimin e zbatimit. Ratifikimi i marrëveshjes dërgon Kosovën drejt Evropës”, ka thënë ai.

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan ka deklaruar po ashtu se Ligji për Amnisti ka dalë nga dialogu në Bruksel dhe është i mirë për Kosovën, ndërsa ka dënuar sjelljen e partive që sipas tij, dëshirojnë të ushtrojnë dhunë ndaj Kuvendit.

Këto komente, Rekeer i bëri gjatë takimit që pati me kryeministrin Hashim Thaçi./Kosovapress/

Redaksia Online July 5, 2013 14:27
Komento

7 Komente

  1. Sapuni i burgut July 5, 15:26

    Do merzitet ai lideri i FRD-se, Lizander Saraci, me pak dhimbje por do i kaloje. 😛
    Karagjozet e Klubit Kombetar dhe te Vetevendosjes.

    Reply to this comment
  2. Perparim Lesi July 5, 20:58

    Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker, sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje të javës së kaluar, pra në ditën e ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, i quajti palaço dhe sjellje nihiliste, si diçka të papranueshme në shekullin e XXI në Evropë.
    Kjo sjellje këtij zyrtari të DSH të SHBA-ve, mund të cilësohet gjithçka tjetër, pos sjellje një diplomati dhe e një miku, Jo!
    Është e vërtetë, se në ditët më të vështira shqiptarët u ndihmuan nga vendi që përfaqësojnë Z.Reeker dhe Z-ja Jackobson, pra nga SHBA-të. Për këtë ky popull i shumëvuajtur u është dhe do të jetë mirënjohës. Por, çka është e vërteta, sjelljet e pas luftës, të ngjashme me ato kolonizatorëve, siç ishte edhe kjo e z.Reeker, këtë ndihmë ua kanë nxjerrë shumëfish dhe për hundësh. Për këtë nuk mund të faksohet as edhe ky zotni, për sjelljet e tij prej të fortit, plotë kërcënim dhe nënçmim (ofendim), ndaj drejtuesve të një partie parlamentare. Pasi, siç edhe dihet faji nuk mund të jetë jetim, atëherë lind pyetje: kush është fajtori? Përgjigja në këtë pyetje, tani më asht bë universale: jo tjetërkush pos drejtuesit servil të këtij vendi, të dëshmuar si marioneta të huajve! Qëndrueshmëria e këtij konstatimi mund të argumentohet lehtë. Mjafton të shërbehemi metodën e krahasimeve dhe kam bindjen e plotë, se mjaftohemi të shërbehemi vetëm me dy shembujt në vijim:
    1.Po të ishte shërbyer me një fjalor të tillë kërcënues, ndaj atyre që mbajtën Kuvendi themelues të ashtuquajturës Krahinë Autonome e Kosovë-Metohisë, gjatë një vizite në Beograd, me siguri do të përcillej drejt kufirit shtetëror të Serbisë, me një “porosi” në pasaportë : persona non grata. Për atë, edhe kur shahej Amerika, edhe kur ngritshin aktakuza për krime të luftës edhe ndaj ish Presidentit Bill Klinton, asnjëherë protagonistët e kësaj politike nuk u cilësuan me kësi fjalori, siç u sha Levizja Vetëvendosje, sot me 05 korrik 2013n nga z.Reeker.
    2.Dihet, se vendi të cilit i ka ndihmuar Amerika më së shumti dhe që vazhdon t’i ndihmoj është Izraeli. Ka pasë shumë arsye për t’u kritikuar udhëheqjet e këtij shteti, nga udhëheqësit amerikan, por kjo nuk ndodhi kurrë! Nuk u kritikuan – kërcënuan me kaq mllef nga rikerat demokrat amerikan, as vrasësi i Yitzhak Rabin-it, për nënshkrimin e Marrëveshjes së paqes me liderin palestinez, Jaser Arafat dhe, sidomos ata që qëndruan pas atentatorit.
    Pse?
    Sepse për diçka të tillë, nuk u lejuan dhe as që do të lejoheshin kurrë nga drejtuesit e shtetit hebre, që prej themeluesit Ben Gurion-it e deri të ata të sotmi.

    Reply to this comment
  3. Perparim Lesi July 5, 20:59

    Sepse për diçka të tillë, nuk u lejuan dhe as që do të lejoheshin kurrë nga drejtuesit e shtetit hebre, që prej themeluesit Ben Gurion-it e deri të ata të sotmit.

    Reply to this comment
  4. fat man July 6, 06:00

    Z. Reeker sharja e deputeteve te Levizjes Vetevendosje me etiketimin palaco, nuk u ben nder dhe tregon shenje nervzizmi, qe nje diplomati nuk i lejohet. Me falni t’u pyes z. Reeker, kur e thate fjalen ” Palaco ” i kishit krehur apo jo floket.

    Reply to this comment
  5. global knowledge July 6, 09:21

    reeker e ka gabim. vetvendosja nuk eshte palaco, eshte karagjoze

    Reply to this comment
  6. Gjirokastra July 6, 12:44

    Me paloëo se ju Amerikanet nuk ka bota,ju jeni me dy fytyra bravo Albin Kurti http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  7. kelcyrjoti July 6, 13:06

    ai tha palaco un them majmuna kafsh qe dhunojn nje ambasadore femer nuk din cesht demokracia nuk njohi shumicen e zgjedhur nga populli te me falin majmunet se mund te jen me inteligjent nga keta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim