Referendumi i PS, Rama del fitues; vetëm 3 për qind kundër

April 9, 2016 20:10

Referendumi i PS, Rama del fitues; vetëm 3 për qind kundër

Edi Rama ka dalë fitues nga referendumi, siç tregojnë rezultatet e thella në favor të tij.

Të dhënat e para të dala pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 18:00 të së shtunës, flasin se vetëm një pakicë afër 3 për qind e socialistëve kanë votuar duke e quajtur të paligjshëm mandatin e tij 7-vjeçar, ndërsa të tjerët e kanë mbështetur atë gjerësisht, raporton TCH.

Burime nga selia rozë kanë deklaruar se, pjesëmarrja më e madhe ka qenë në Malësinë e Madhe, me 94.8 për qind. Konkretisht, sipas burimeve, në Vaun e Dejës pjesëmarrja ishte 93.6%, në Pukë 86.3%, në Has 87.9% dhe në Tropojë 83.8%.

Ndërsa në Lezhë pjesëmarrja ka qenë 76.7 për qind. Nga 1.906 anëtarë votuan 1.525, nga të cilët vota të vlefshme dolën 1511. Sipas të dhënave, 1.468 anëtarë votuan pro, ndërsa 43 kundër.

April 9, 2016 20:10
Komento

2 Komente

  1. SH.KOLONJA April 9, 20:32

    NDA KY REFERENDUM QESHARAK E KARAGJOZ RAMA NUK DEL I ‘FITUAR’ ME 1/10 E 1 MILION SHUPLAKAVE apo 80 mije anetare te thirrur si bageti pa asnje kuptim, SE DARDHA E KA BISHTIN PRAPA!
    Te humbur e qe duhet te shkojne ne terrin e harreses jane BLUSHAT E KARABUSHAT qe PARTINE e kane konsideruar dhe vazhdojne ta konsiderojne prone si SALIU!
    P.S Vetem idjotet gomaret dhe ‘gazetaret’ vinin ne dyshim mandatin e nje kryetari partije me 80 mije anetare kur po i njejti person si kryetar qeverrije qe kondicionon kryetarin e partise eshte votuar nga 1 MILION! Shqipetaret e mençur thone qe ky referendum ish idjotesija e radhes per te mbuluar deshtimin e kesaj qeverrije e kesaj politike!

    Reply to this comment
  2. Agimi April 10, 03:41

    Nje referendum turpi.Turp per nje parti si PS-ja , qe ka treguar vlera dhe demokraci ne keto 25 vjet, katandiset ne kete fare menyre nga nje lider qe e ka marre ne dore.Anetaret e ps-se ,,sidomos ato qe votuan sot, do ta kuptojne se kane bere nje gabim te madh-ia dorezuan partine nje njeriu te lidhur memafien me oligarkine,qe se fundmi po e tregon qe eshte edhe I rrezikshem. Nuk mendoja se Edi Rama dhe erion Veliaj jane te tille, por theniet e njerezve qe I njohin nga afer, se jane jo vetem arrogante, te papergjegjshem por edhe te rrezikshem, po provohen cdo dite e me shume. RIP demokraci e ps-se.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim