Referendumi, Nadal: Spanjë-Katalonjë rrini të bashkuar

September 13, 2017 15:46

Referendumi, Nadal: Spanjë-Katalonjë rrini të bashkuar

 

Situata sociopolitike në Spanjë sa vjen e nxehet më shumë. Sidomos pas manifestimeve madhore të Barcelonës me rastin e “Diada Nacional de Catalunya” (shkurt Diada), apo ditës së festës kombëtare të komunitetit autonom të Katalunjës.

Në vendin e tensionuar, me referendumin për pavarësinë e Katalonjës të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe urdhrit të dhënë nga shefi i forcave speciale “Mossos d’Esquadra” për të ndalur votimet e parashikuara për më 1 tetor, ka ardhur edhe reagimi më i fundit mes atyre pro dhe kundër shkëputjes së këtij rajoni nga Spanja.

Mes zërave të shumtë është edhe ai i një legjende të gjallë të sportit, më konkretisht tenisit, spanjollit të lindur në Majorka Rafael Nadal, vetëm një ditë pas fitores së “US Open”. Por cili është mendimi i Nadalit për pavarësinë e Katalonjës?

Në një intervistë dhënë për “El Mundo”-n, Rafa Nadal shprehet me një “Jo” kategorike, edhe pse e arsyeton më pas.

“Duhet të bëjmë një sforco për të arritur një marrëveshje. Kjo, sepse jemi më të fortë të bashkuara, sesa të ndarë. Spanja është më e mirë me Katalonjën, sikurse edhe Katalonja është më e mirë me Spanjën. Duhet të jemi të gjithë të shqetësuar, e kushdo që nuk ndihet i tillë, atëherë nuk ka lidhje me Spanjën kështu siç është. Ndihem më i afërt me katalanasit, por jam edhe një spanjoll i bindur. Nuk e perceptoj dot Spanjën pa Katalonjën, ndaj shpresoj që të mbërrijmë në një marrëveshje, që do të na mundësojë të jetojmë për shumë vite të ardhshme si një vend i bashkuar, siç edhe jemi”, shprehet Nadal.

September 13, 2017 15:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*