Referendumi në Maqedoni, Brukseli apelon votë pro integrimit në BE dhe NATO

September 2, 2018 13:43

Referendumi në Maqedoni, Brukseli apelon votë pro integrimit në BE dhe NATO

 

Deputetët europianë kërkojnë unitet kombëtar për referendumin në Maqedoni.

Nënkryetarja e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Maria Rodrigez theksoi se, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, e një rëndësie kyçe për vendin, në këtë moment kritik, është uniteti i qytetarëve.

Deputeti dhe raportuesi për politikë të jashtme të grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Nils Shmid tha se referendumi i 30 shtatorit nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e emrit, por edhe me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndaj është në duart e qytetarëve, nëse duan ta arrijnë trenin për në BE.

“Varet nga ju, që Maqedonia të kapë trenin për në BE. Është referendumi. Është në duart tuaja, në duart e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, kudo që jetojnë, të cilësdo përkatësie fetare, etnike dhe politike qofshin, që përmes referendumit ta zini trenin për në BE. Çështja e emrit nuk mund të ndahet nga integrimi në NATO dhe BE. Prandaj pyetja e referendumit është e përshtatshme. Sepse nuk ka të bëjë vetëm me emrin, por me integrimin në BE ose jo”, u shpreh Nils Shmid, deputet gjerman.

Edhe nga qeveria folën në gjuhën e panelistëve majtistë në konferencën ndërkombëtare “Maqedonia shikon përpara: Është momenti të kapet treni për në BE”. Nëse referendumi rezulton i suksesshëm, qeveria premtoi implementimin e politikave majtiste: trefishimin e ndihmës sociale, dyfishimin e pagës së mjekëve specialistë, shërbim shëndetësor falas, e kështu me radhë.

a.s/dita

September 2, 2018 13:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*