Bacev, akuza shqiptarëve se duan të rrënojnë identitetin maqedonas

August 26, 2018 09:05

Bacev, akuza shqiptarëve se duan të rrënojnë identitetin maqedonas

 

Në 30 shtator do të mbahet referendumi mbi pranimin ose jo të marrëveshjes së emrit mes Shkupit e Athinës, por polemikat në Maqedoni janë të mëdha e në shënjestër të tyre kanë përfunduar edhe shqiptarët.

Kundërshtarët e nismës i konsiderojnë ata elementë destruktivë, thotë Radio Europa e Lirë, duke i etiketuar si mbështetës të rrënimit të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Një nga drejtuesit e frontit kundër referendumit, Janko Baçev, ditë më parë tha se referendumi nuk do të ketë sukses, por se qeveria, partitë shqiptare dhe ambasadori amerikan, sipas tij, kanë nisur të frikësojnë popullin se gjoja do të ketë luftë nëse dështon referendumi.

Në këtë rast, Baçev për partitë shqiptare ka përdorur fjalë fyese. Komente të tilla kanë nxitur reagime të shumta. Organi i akuzës është njoftuar për rastin dhe thotë se po të konstatohen përmbajtje fyese, do të merren masa konkrete.

Ekzekutivi maqedonas ndërkohë e ka dënuar ashpër këtë akt, duke kërkuar që ai të mos përsëritet.

“Në historinë demokratike të Maqedonisë nuk ka ndodhur që ndonjë politikan, hapur, përmes televizionit të përdore gjuhën e urrejtjes ndaj një bashkësie të caktuar etnike dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Një gjuhë e ngjashme urrejtjeje është përdorur edhe në tubime tjera të kundërshtarëve të referendumit, si në manifestimet për shënimin e ditës së 2 Gushtit, kryengritjes së Ilindenit, kur tifozët e një klubi të futbolli të njohur si “Komitët” brohoritnin parulla si “dhoma gazi për shqiptarët” dhe “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

a.s/dita

August 26, 2018 09:05
Komento

4 Komente

  1. Arben August 26, 14:06

    Maqedoni= Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. i papami August 26, 15:39

    ka ardhur koha ta kuptojne keta “maqedonasit ose me sakte bullgaret” qe shteti I tyre eshte ndertuar mbi territore te vjedhura nga shqiptaret.

    Reply to this comment
  3. jan August 27, 01:07

    o I Papami , ndaje mendjen care je je Turko-shqiptare ose greko -shqiptare , se shqiptare te paster nuk ka pastaj llafos pordha me rigon .

    Reply to this comment
  4. Toni August 27, 09:21

    Identiteti maqedonas?!
    Keta nuk jane ne te: mbrojne identitetin maqedonas ne nje gjuhe, qe ne kohen e Maqedonise se lashte flitej mijera kilometra larg Maqedonise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*