Referendumi, pjesëmarrja nën 50%. Osmani: Emri vendoset në Parlament

September 30, 2018 21:02

Referendumi, pjesëmarrja nën 50%. Osmani: Emri vendoset në Parlament

Maqedonia nuk mundi ta mbyllë sot çështjen e ndryshimit të emrit të saj me referendum. Përqindja e votuesve pas mbylljes së kutive duket se nuk e kaloi kufirin ligjor për referendumet.

Këtë të diel, në orën 7:00, 1.8 milionë votues u thirrën që t’i përgjigjen pyetjes se janë ata apo jo për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen me Greqine? Me gjasa, në referendum morën pjesë gjysmë milioni qytetarë të Maqedonisë.

Ata që ishin kundër, bënë thirrje për bojkot. Por, çfarë ndodh me marrëveshjen? Numri dy i qeverisë së Maqedonisë, Bujar Osmani dha këtë shpjegim: “Sot kishim referendum konsultativ, për të marrë opinionin e shumicës së qytetarëve për marrëveshjen me Greqinë. Kjo dalje në votime që kishim sot, rreth 40%, i jep legjitimitet të plotë marrëveshjes me Greqinë.

Pjesëmarrja e shqiptarëve dhe e maqedonasve në këtë referendum nuk ka ndonjë dallim të madh. Për numrin 2 të qeverisë së Maqedonisë, referendumi ka probleme me censusin dhe pastrimin e listave.

“Çështja e censusit është më shumë çështje teknike, e pastrimit të listës së votuesve. Ne po testojmë vullnetin e qytetarëve dhe informatat janë se 80% ka votuar për marrëveshjen”, shpjegoi Osmani.

Pas votës së kësaj të diele, ku Bashkimi Europian dhe NATO ishte investuar, sfida për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë do të përballet në Parlament, aty ky zv/kryeministri i bën thirrje edhe zërave të përgjegjshëm të opozitës që të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Çfarë do të ndodhë në Maqedoni në ditët që do vijnë? Kjo është e paqartë, por qartazi duket vendosmëria për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes që mbante peng hyrjen e Maqedonisë në NATO, emrin e saj. Marrëveshja me Greqinë ishte një hap i madh, por jo fundi i përpjekjeve.

Në Maqedoni rrymat kundër hyrjes së vendit në strukturat euroatlantike janë të forta dhe ato shkaktuan edhe trazirat e para pak kohëve, kur u sulmua edhe Parlamenti./shqip

l.h/ dita

September 30, 2018 21:02
Komento

2 Komente

  1. Kuq e zi October 1, 07:48

    Fyrom eshte aty ku ka qene
    Pjesmarrja ishte 35% dhe jo 40 kush bojkotoi ishte kunder por zgjodhi te bojkotoi ne vend te thote jo sepse kishin frike per manipulim vote
    Pra ne kuvend do jene po ato raporte

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 1, 11:00

      e ke pak si gabim lali!!
      në kuvënd nuk do të jenë të njëjtat kushte!!
      por në kuvënd duhet të votohet me 2/3 dhe jo si në referendum!!
      pra është pak më e vështirë!!
      e keqja është se shqiptarët,ali ahmakët me shokë do të votojnë pro!!ata do të detyrohen nga rama,thaçi e mbi të gjitha nga erdogani!!pra në parlament kemi anën shqiptare me 100%,votë politike e detyruar nga tradhëtarët tanë!pjesën tjetër duhet ta gjejë zejevi mes të vetëve!!
      votimi i ndryshimit të emrit pa një,pa as më të voglin përfitim për shqiptarët!?
      është një katastrofë!është një manipulim i tyre në një nivel të paparë!!ata po përdoren në tërë kuptimin e fjalës si MISH PËR TOP!
      por kjo që ndodhi tregon në një mënyrë të saktë se shqiptarët si elektorat,janë një zero me bisht!janë të manipulueshëm,janë një tufë qyrranësh që me një vërshëllimë i bën që të gugasin njëlloj!!
      ky referendum ishte i manipuluar që në shtrimin e pyetjes!!një pyetje jashtëzakonisht bastarde,por prapë nuk ka mundur të gënjejë njerzit!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*