Reflektim prej negociatave me Greqinë: Shqipëria duhet të shohë përtej BE-së

February 6, 2018 03:10

Reflektim prej negociatave me Greqinë: Shqipëria duhet të shohë përtej BE-së

Artan Boriçi

Aspirata e popullit shqiptar për tu bërë pjesë e Evropës i ka rrënjët historike që në periudhën veneciane kur Shkodra dhe një pjesë e qyteteve dalmate ishin pjesë e Republikës së Venedikut. Pjesë e rëndësishmë e përpjekjeve historike të shqiptarëve për tu bërë pjesë e Evropës ka qenë lëvizja politike e Skënderbeut për të njohur kurorën arbërore prej Papës, përpjekje që dështoi prej strategjisë gjeopolitike të Venedikut për marrëdhënie pragmatike me Perandorinë Osmane.

Dorëzimi i Shkodrës nga ana e Vendedikut më 1478 është padyshim pika më kulmore që do të përcaktone vijën ndarëse ndërmjet Evropës dhe Bizantit, tashmë nën Perandorinë Osmane.

Në mënyrë paradoksale kjo politikë gjeopolitike vazhdon ende sot kur Kroacia dhe Sllovenia janë pjesë e BE-së, ndërsa Shqipëria ndodhet në të ashtuquajturin grup të shteteve të Ballkanit Perëndimor (BP).  Ndërkaq situata në terren nuk është edhe aq paradoksale meqë BE, që prej traktatit të Mastrihtit është shndërruar prej një hapsire tregtare në një hapsirë juridike më elementë të një bashkimi shtetëror. Si rrejdhim, BE është veç të tjerave edhe një bashkim kulturor, i cili është larg vlerave kulturore bizantine që ndajnë një pjesë e mirë e vendeve Ballkanike.

Një prej levizjeve të mëdha gjeopolitike evropiane ka qenë dhe mbetet Greqia e cila konsiderohet si djepi kulturor i Evropës. Ajo u krijua prej Evropës për t’i dhënë fund pranisë së gjatë të Perandorisë Osmane në Ballkan. Që prej asaj kohe Greqia është një intrument i rëndësishëm i Perëndimit në rajon dhe luan rol të rëndësihëm në gjeopolitikën evropiane në Ballkan. Si rrjedhim, diplomacia greke përdor levën evropiane për të avancuar politikën e saj ndaj shteteve të Ballkanit.

Shembulli më tipik është bllokimi i Maqedonisë për tu bërë pjesë e NATO-s. Greqia, megjithëse është flamurtare e vlerave bizantine me institucione fetare që nuk janë ndarë qartas nga shteti tolerohet prej pozicionit të saj gjeopolitik. Në këtë mënyrë shpjegohet paradoksi Grek.

Përtej këtij paradoksi, Shqipëria dhe vendet e BP kanë një të kaluar të vështirë dekadat e fundit. Përafrimi me BE-në ka qenë shpesh i vështirë. Shqipëria duhet të përfshihet në integrime ekonomike rajonale dhe globale, e si rrejdhim, përafrimi me BE-në ka qenë dhe mbetet i vetmi instrument politik i saj, për sa kohë nuk janë shfaqur nisma të reja globale. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë e detyruar t’i nënshtrohet vazhdimisht fqinjit të saj jugor në orekset e saj gjeopolitike.

Greqia është një shtet i vjetër ballkanik dhe ka fuqi të madhe diplomatike për të nxjerrë gështenjat e Evropës nga zjarri. Në këtë kuptim duhen parë edhe negociatat e fundit me Greqinë, ku ajo me anë të varrezave ka konsoliduar librat e saj historikë për kufinjtë e saj imagjinar më Shqipërinë. Ajo me të drejtë mendon se kufinjtë nuk janë asnjëherë të palëvizshëm, prandaj përgatitet që në një çast fatlum gjeopilitik të zgjerojë kufinjtë e saj veriorë.

Interesi shtëtëror grek është i lidhur ngushtësisht me bazat mbi të cilat ai është formuar. Interesi gjeopolitik amerikan mbi shqiptarët i manifestuar në mbështetjen e madhe ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë krijon probleme afatgjatë në doktrinën mbi të cilën mbështetet shtetformimi grek. Në këtë kuptim, koha që jëtojmë është pozitive për shqiptarët, prandaj Greqia po përpiqet të pengojë sa më shumë të drejtën në rritje të shqiptarëve në Ballkan duke përparuar ide tradicionale ballkanike mbi kufinjtë.

Historikisht, kufinjtë kanë qenë në mendjet e ballkanasve, siç tregon këmbëngulja shekullore e Serbisë për të patur në zotërim Kosovën apo këmbëngulja historike e Greqisë për të patur në zotërim të gjithe krahinën e Epirit, veri e jug bashkë. Ndonëse shqiptarët ndajnë të njëjtën veti mbi kufinjtë imagjinarë, ata asnjëherë nuk kanë patur një politikë shtetërore për të realizuar imagjinatën e tyre. Më keq akoma, Italia fashiste dhe Gjermania naziste kanë ushqyer iluzionin e të drejtës historike shqiptare mbi Kosovën dhe Çamërinë me qëllim rreshtimin e tyre me boshtin fashist.

Greqia po sheh se përfshirja e Shqipërisë ne integrimet globale mund ta bëjë atë një shtet me interesa të qarta gjeopolitike, prandaj po shpejton të vendosë pengesa ligjore me anë marrëveshjeve shtetërore dypalëshe.

Në këtë kuptim, Shqipëria, duke synuar integrimin në BE po bën lëshime strategjike ndaj fqinjit të saj jugor. E vërteta është se Shqiperia nuk mund të bëhet pjesë e BE, prandaj çdo lëshim i saj ndaj Greqisë nuk sjell asnjë dobi strategjike. BE e ka shpallur qartë se kufijtë e saj në Ballkanin perëndimore përfundojnë në Kroaci. Prandaj, Shqipëria nuk duhet të bëjë përpjekje për tu afruar me BE, por duhet të ndjekë një politikë të hapur dhe pragmatike ndaj saj.

Shqipëria ka një instrument shumë të vlefshëm siç është MSA dhe duhet të punojë fort për ta përmbushur atë dhe të kërkojë që edhe Evropa të bëjë të njëjtën gjë.

BE nuk është më ajo që ishte përpara Brexit. Dalja e MB nga BE është një ngjarje botërore. MB është një vend me potencial të madhe ekonomik dhe njohëse e pashembullt e Lindjes. Ajo është lojtare globale me interesa të qarta tregtare. Shqipëria duhet të punojë fort me bashkimin tregtar të vendeve të BP për të joshur MB. BP duhet të punojë fort si instrument i një bashkimi të madh tregtar e pragmatist që do përfshinte MB dhe Turqinë. Treshja MB, Turqi dhe BP është një potencial i madh tregtar dhe integrues.

BP duhet të shfrytëzojë marrëveshjen e ardhshme të Londrës si pikënisjen e një bashkimi të tillë tregtar qindra milonësh, i cili mund të konkurojë me BE. Vetë Shqipëria duhet të çlirohet nga kompleksi i të lënit jashtë BE sepse ka potenciale të mëdha e të pashfrytëzuara. Një pozicionim i tillë e bën Shqipërinë të konkurojë denjësisht e në barazi të plotë me Greqinë, anëtare të BE. Efekti sanduiç për Greqinë, Bullgarinë e Rumaninë ndaj një bashkimi të tillë hipotetik tregtar do të ndante Ballkanin në mënyrë pardaoksale, por me pasojë afatgjatë largimin e Greqisë, Bullgarisë dhe Runamisë nga blloku kulturor BE për t’iu bashkuar unionit të ardhshëm tregtar.

February 6, 2018 03:10
Komento

13 Komente

  1. mirel February 6, 04:17

    Mire qe doli nje i sakte e te thote qe nuk ka pse te mendojme per BE ne qe nuk e rruan fare per ne.
    BEne e mendon politika e krimit ne shqiperi qe kane shitur cdo gje
    Tani shesin endera dhe ide per varferine.
    Greket marrin toka dhe det..mjere shqiptaret.
    Jo BEne qe nuk kane per ta pare, por do humbasin dhe Shqiperine, dhe as BE e as Shqiperi.
    Kete po ju gatuan politika kriminale e Edi Ramut Berishes

    Reply to this comment
  2. Arben February 6, 07:54

    pirdh o pirdh

    Reply to this comment
  3. Asd February 6, 07:54

    Shume dakort.

    Reply to this comment
  4. Luli February 6, 09:34

    Per ne qe jetojme prej vitesh ne BE, jane te pakuptueshme perulja dhe deshperimi i Shqiperise ndaj BE. Faktet jane qe mbas daljes se Anglise (te vetmit njerez me tope, historikisht) te tjeter jane thjesht nje klub laviresh qe ia fusin njeri-tjetrit. Ekonomia e BE eshte cdo vit ne renie drastike dhe ska si te jete ndryshe. Jam dakord me shkrimin qe ne duhet te kerkojme partnere te tjere (vetem jo turqit ju lutem) dhe ta detyrojme BE te na shtrije doren sepse mundesite dhe resurset i kemi. Duhet vetem te tregohemi me dashamires ndaj njeri-tjetrit dhe patriote ndaj atdheut.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 February 6, 12:54

    shkrim tmerrësisht i dobët duke filluar nga fjalia e parë e tij:”Aspirata e popullit shqiptar për tu bërë pjesë e Evropës i ka rrënjët historike që në periudhën veneciane kur Shkodra dhe një pjesë e qyteteve dalmate ishin pjesë e Republikës së Venedikut. “!
    si do ta shpjegoj dhe më posht,shqipëria është europiane,pjesë e europës dhe aspiratat për të qënë pjes e saj janë shumë e shumë më të lashta!janë ato që nga teritoret heleno-ilire u përhap ajo që sotë BE dhe bota perëndimore ka për bazën e saj!demokracinë!!
    demokracia ka nisur nga ne dhe është përhapur në BEnë e sotme,pavarsisht periudhave të errëta të historisë ndërmjet saj!!
    shumë mentalitetin shqiptar e barazojnë me atë oriental,turk!!nuk është e vërtetë!!
    mentaliteti shqiptar është i mbyllur për kushtet gjeografike është në nivel më të ulët civil,shoqëror,prandaj mund ti vihet një farë barazimi!por duke patur parasysh se megjithëse turqia ka pasur tërë kushtet e europës,ndryshe nga ne,ajo nuk ka mundur të ngrihet në nivelin civil të mentalitetit europian!
    greqia dhe ajo që thua ti,nuk qëndrojnë aspak!!greqia pavarsisht se u krijua për të ndjekur trashëgiminë e saj të lashtë kulturore,ajo ka mbetur në të njëjtin nivel me turqinë!!i vetmi ndryshim mes të dyve është besimifetar!!
    që të dy palët nuk kanë aspak të bëjnë me atë që quhet kultura e lashtë greke!!europa e fundit të 700ës dhe fillimit të 800ës ishte europa e iluminizmit!!është një fjalë që do të thotë shumë por në të njëjtën kohë dhe asgjë!nqs nuk dihet se kush ishte ndriçuesi!!
    europa e asaj kohe ju rikëthye vlerave të kulturësh së greqisë së lashtë,prandaj krijoji dhe greqinë e re!!por për fat të keq!grekërit e rinj nuk u ngritën asnjëherë në nivelin e të parëve të tyre!!
    e njëjta gjë dhe me turqinë!investimi i mustafa qemalit,u kundërshtua me forcë gjatë gjithë jetës së turqisë!!sot ai investim është në kufijt më të ulët!!
    në të dy rastet,greqi,turqi,problemi është besimi fetar!!besime fatare që nuk pranojnë reformim!që nuk pranojnë të lënë grigjat e tyre të jetojnë si njerëz të civilizuar!!
    europa u bë e tillë për të mos thënë vetëm,por shumë luajti rrol reformimi fetar!!po të shohim historinë do të shohim se vëndet me besim të reformuar janë shumë më përpara se ato me besim unik!!
    e dimë fare mirë se reformimi nuk u bë me “veting”u bë me gjak dhe me shumicë,por në fund ata njerëz filluan të mësojnë se mund të rrojnë me njëri tjetrin dhe duke besuar në mënyrë të ndryshme!!

    “Në këtë kuptim, Shqipëria, duke synuar integrimin në BE po bën lëshime strategjike ndaj fqinjit të saj jugor.”
    ky është një budallallëk i të gjithë analistëve shqiptarë!!një mëndje ngushtësi e tmerrshme!!
    këtu nuk flitet për “synim për integrim në BE”,këtu flitet për mbajtje pushteti!!
    të gjithë,pothuajse pa përjshtim,nuk kanë pasur asnjëherë ndërmënd integrimin në BE!!po të kishin pasur këtë synim do të kishin bërë shumë e shumë reforma të tjera,të cilat nuk do të lejonin këto “lëshime” si i quan ti!!pra qëllimi i politikës shqiptare është mbajtja e pushtetit,të paktën deri në 2013 vetëm të një grupi,dhe sot janë bërë bashk të dy palët,ose e gjithë politika për të ruajtur përfitimet e saj të majme!!

    “Shqipëria nuk duhet të bëjë përpjekje për tu afruar me BE, por duhet të ndjekë një politikë të hapur dhe pragmatike ndaj saj.”prap gabim!!
    shqipëria duhet të bëjë gjithçka për integrim në BE,por ato që duhet të bëjë nuk janë humbje teritori,por zhdukje korrupsioni,për ta përmbledhur me një fjalë!!
    drejtësi,ligjishmëri,zbatim i saj!!

    “BP duhet të punojë fort si instrument i një bashkimi të madh tregtar e pragmatist që do përfshinte MB dhe Turqinë. Treshja MB, Turqi dhe BP është një potencial i madh tregtar dhe integrues.”
    kjo mund të quhet një nga pjesët normale të mardhënjeve shtetrore,një pragmatizëm me a pa BE,por në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë,si po e thot zotëria,një luftë deshërish me europën!!

    Reply to this comment
  6. lonil February 6, 14:19

    Jam shume dakort me shkrimin, dhe mesazhin qe percjellai.

    Reply to this comment
  7. Amerikani February 6, 14:51

    Sa ta kete paguar Erdogani per kete shkrim kete zoterine?
    Po ca thua more osmanlli prape ne Anadoll ne?
    Nuk i provuam 500 vjet anadollaket ne?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 6, 17:09

      dhe unë gjithashtu me tëndin!!dy fjalë por të sakta!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 7, 09:11

      nuk e ka paguar erdogani amerikano!!
      rama është porositësi i këtij shkrimi!!nuk ta shkruajta
      dje sepse mu desh ta verifikoj!!
      atij i duhet një kartë e vogël që ta paraqesë në europër!!”në shqipëri ka zëra që duan ti ngjiten politikës erdoganiste,në rast se mbetemi jashtë”!
      po kopjon sërbët që përdorën kartën ruse!!

      Reply to this comment
  8. Paul Tedeschini February 8, 08:48

    Nuk asht Europa qe duhet te mendoje per shqiptart, por jane shqiptart qe duhet te mendojne per te ardhmen e tyne.

    Po qe se shqiptart done perparim si te gjitha vendet europiane, ata fillimisht duhet te çlirohen nga muslimanizmi. Te tjerat vijne ma vone ashtu si te gjitha vendeve te tjera europiane.

    Reply to this comment
    • Taku February 8, 09:14

      Ne fakt mire eshte te clirohesh ti nga fiksimi per ti vleresuar njerzit mbi baza besimi.
      Si muslimanet dhe te krishteret jane shqiptare te mire apo te keqij si te gjithe.
      Rendesi ka qe te paret mos i hedhin syte nga Anadolli si shpetim dhe te dytet nga greku etj. Por te punojme te gjithe bashke per te miren e kombit si shqiptare.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 8, 09:19

      fjalinë e parë e ke të shkurtër dhe të saktë!
      por ti do të mbetesh në nivelin e pulës,si ke dhe emrin,sapo të vazhdosh më tutje!!
      nuk e ka fajin feja e të tjerëve,fe e ndryshme nga tëndja!!
      nëse ty të shqetëson feja islame dhe kërkon ndërrimin e saj në favor të tëndes,katolike,atëherë do të fillosh problemin e zakonshëm me ortodoksët që sjanë të një mëndje me ty!!
      por ti lëmë këto,si do të ishte nëse unë do të shkruaja se çlirimi,nga të gjitha fetë do të ishte dhe më i mirë??
      sigurisht që ty por dhe të gjithë të tjerëve nuk do tu pëlqente!!
      kështu moj mëndje pulë,seicili le të mbajë atë për të cilën është i bindur!nëse do ta ndyshojë a ta lërë fare!?le ta bëjë,le të jetë i lirë në bindjen e tij!!ne të gjithë jemi shqiptar,pavarsisht bindjeve fetare a shkencore!!
      ne duhet të shikojmë për interesin tonë si shqiptar dhe jo për interesin e politikanëve hajdutë dhe përçarës!!
      mos bëj lojën e tyre o pulë gjumashe,e trrullosur!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*