Reflektimi i Bedri Spahiut: Edhe njeriut më të ndershëm, po i dhe pushtet të pakontrolluar ai do të bëhet tiran

August 30, 2015 14:10

Reflektimi i Bedri Spahiut: Edhe njeriut më të ndershëm, po i dhe pushtet të pakontrolluar ai do të bëhet tiran

Këto refleksione të Bedri Spahiut botohen për herë të parë. Ato janë shkruar në vitet 1991-1993, kohë në të cilën ish-Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë dhe ish-Prokurori i famshëm i Gjyqit Special në vitet 1945-45, u rishfaq pasi kishte bërë më shumë se 30 vjet burgje dhe internime.

Në fakt, ai nuk u shfaq kurrë në publik fizikisht, pasi ishte mjaft i moshuar dhe i lodhur. Ai e përshëndeti ardhjen e pluralizmit politik, por mbeti i mënjanuar dhe nuk u shpreh asnjëherë në favor të ndonjë force politike. Ndoshta ishte mosbesues… Ai botoi në shtypin e atëhershëm opozitar një shkrim të gjatë me titullin intrigues “Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”.

Artikulli bëri bujë të madhe, pasi qe dhe mbeti i vetmi i këtij lloji në shtypin shqiptar. Thelbi: Ai kërkoi ndjesë për krimet në kohën e komunizmit, natyrisht për pjesën që i takonte atij si funksionar i lartë i atij shteti.

Para disa ditësh, i biri i Bedri Spahiut, Spartaku, më dha disa dorëshkrime të pabotuara që i kish lënë i ati para vdekjes. Në to përmblidhen kujtime dhe shënime të Bedriut në burg apo internim, si dhe pasi doli nga burgu në vitin 1991.

Më shumë se përjetime personale, ato janë përjetime historike për një periudhë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, të cilat duhet t’u shërbejnë historianëve, pasi analiza për të cilën nuk e ka marrë ende vulën përfundimtare edhe 25 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist.

Për më tepër, këto refleksione të Bedri Spahiut mund t’u shërbejnë politikanëve dhe qeveritarëve aktualë, të cilët kanë paralajmëruar procesin e dekriminalizimit të politikës.

Pjesë e këtyre kujtimeve dhe shënimeve është dhe ky fragment që po botojmë sot në ‘DITA’.

 

**********

Botohen për herë të parë

Nga Bedri Spahiu

Nëpër fazat e idealitetit

Kurbeti, papunësia dhe uria janë këshilltarë të këqinj për njeriun. Këto përbëjnë fatkeqësinë e kombeve të prapambetura. Ata që jetojnë këtë fatkeqësi përpiqen të dalin prej saj, me një anë duke kërkuar punë që të sigurojnë kafshatën e gojës, dhe nga ana tjetër duke kërkuar ndonjë ide që t’ju spjegojë origjinën e fatkeqësisë së tyre dhe t’ju hapë perspektivën e jetës. Kur e gjejnë këtë ide dhe i përvishen punës për transformimin e shoqërisë në favor të të vobektëve dhe kur e transformojnë, shohin me habi se në shoqërinë e re riprodhohet fatkeqësia e vjetër në formë të re.

Në kurbet një vit banova në një barakë gërmadhë, të djegur nga lufta turko-greke. Një teneqe e vënë në formë strehe në murin e gërmadhës që më priste ujin e shiut. Vitin tjetër bëmë me babanë një kasolle thuprash në një luginë të Kokarjalit (lagje e jashtme e Izmirit) dhe atje kaluam kohën. Pas një viti, në Korrik 1928 u gjenda në Durrës. Kalova ditën i pangrënë. Për të fjetur dola në kodrën ku u ngrit më vonë pallati i Zogut. Të nesërmen më dhimbte koka dhe lukthi, s’ më mbanin këmbët. Uria kishte bërë të sajën. Ishin vitet 1926-1928. Ishte koha kur unë kërkoja një ide shoqërore dhe përpara më doli me tërë forcën e vet tërheqëse të asaj kohe idea komuniste me të cilët rusët kishin fituar dhe kishin ngritur “pushtetin e puntorëve e të fshatarëve”. U kapa nga kjo ide siç kapet i kredhuri në det nga tapa e shpëtimit.

Idetë sociale, qofshin këto mistike si kristianizmi, qofshin laike si ato që u mishëruan në parullën “Liri, Barazi, Vëllazëri” , si socializmi e komunizmi, ia detyrojnë shtrirjen e tyre, në njërën anë karakterit të tyre opozicional ndaj rendit ekzistues e në anën tjetër përmbajtjes së tyre sociale që i referohet një pjese të caktuar të shoqërisë kundër pjesës tjetër dhe së fundi fanatizmit të partizanëve të tyre.

Kur them fanatizëm nuk kam parasysh mishërimin e idesë me qënien e partizanit, mishërim ky që e bën partizanin të japë jetën për të ruajtur idenë, pëvetimin e pakondicionuar të idesë dhe konservimin e papërlyer të saj. Kam parasysh edhe kushtimin e të gjithë forcave të partizanit në luftën për fitoren e idesë, vendosmërinë për ta mbajtur lart flamurin e kësaj ideje edhe në kushtet e represionit dhe të disfatës; besimin e paepur në fitoren përfundimtare. Kam parasysh, më së fundi, atë shoqëri pa cen që lidh partizanët, atë papajtueshmëri të vazhdueshme karshi kundërshtarëve dhe mirazhin e shoqërisë së tyre të ardhshme.

Periudha e jetës time idealiste ( jo “idealiste,, në kuptimin filozofik; është fjala për periudhën që kam jetuar me idenë komuniste në kokë) ndahet në katër faza:

1- Faza e parë fillon në 1927 dhe mbaron në 1931. Në këtë fazë agjitacioni im komunist zhvillohej pa asnjë synim organizativ. Përhapja idenë ashtu si përhap pema farët. Isha i ndërgjegjshëm se këto farë dikur do të jepnin frytet e tyre, por nuk kisha në këtë fazë kurrfarë koncepti organizativ. Kjo ishte periudha studenteske (në Shtator 1927 – Qershor 1929 në gjimnazin e Shkodrës dhe nga Gushti 1929 – Gusht 1931 në shkollën e artilerisë në Tiranë).

2- Faza e dytë fillon nga Shtatori 1931 deri në Tetor 1941. Në këtë fazë unë fillova t’i jap formë organizative punës time. Rezultatin e arritur me njërin apo tjetrin individ unë e përforcoja me një punë të vazhdueshme propagandistike. Isha një gjuajtës i njerëzve që më duheshin aq sa shokët më quajtën “kaçator”. Kur unë jetova këtë periudhë, vendi u moleps nga idea Komuniste. Në Tiranë krijova grupin e Ushtarakëve (ndoshta do të ishte më egzakt të thuhej Rrethi i Ushtarakëve) dhe i dërguar në internim në Gjirokastër krijova grupin e Gjirokastrës.

Ishte kjo faza e komunistit militant të ngritur në shkallën e profesionistit. Me punën e këtyre dy grupeve unë mora kontakt me elemente të grupeve të tjera komuniste. Kështu lindi dhe u zhvillua tek unë dhe tek udhëheqësit e tjerë të grupeve nevoja e bashkimit të komunistëve të të gjithë vendit. Me anën e grupit të Shkodrës, që kishte lidhje me jugosllavët, iu kërkua ndihmë Partisë Komuniste Jugosllave për organizimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Në Korrik 1941 erdhi i deleguari Dushan Mugosha i cili bëri mbledhjen e kryetarëve të grupeve. Në mbledhje Qemal Stafa shtroi çështjen se i deleguari nuk kishte një akt që të vërtetonte identitetin e tij si i dërguari i P. K. Jugosllave. Unë ndërhyra dhe thashë se ne nuk duhej të niseshim nga dyshimi dhe nga mosbesimi, se një gjë e tillë nuk do të na hapte rrugën e bashkimit. Ne duhej ta dëgjonim si të deleguar. Ne do të diskutonim jo mbi faktin në se ishte apo jo i deleguar, por mbi çka do të na thoshte, mbi atë që do të na fliste. Qemali nuk u zbraps. Dushani i tha se ai nuk ishte mushkë dërzhave që të kishte vulën në mollaqe. Dhe mbledhja u ndërpre që Dushani të shkonte e të lajmëronte K. Q. të P. K. Jugosllave.

3- Faza e tretë për idealitetin tim komunist fillon në Nëntor 1941, muaji i themelimit të Partisë dhe mbaron në 17 Qershor 1955, ditën e arrestimit dhe të përjashtimit tim nga Komiteti Qendror dhe nga Partia.

4-Faza e katërt është shprehur në të tre testamentet që shkrova në burg. Aty pasqyrohet ajo luftë e madhe mendore që m’u desh të zhvilloj brenda vetes time për t’u shkëputur përfundimisht nga idea komuniste.

Midis gjithë kryetarëve të grupeve, isha i vetmi që i shpëtova eliminimit që praktikoi Miladini me rastin e krijimit të Komitetit Qendror provizor dhe i vetmi ndër kryetarët që u vu në krye të një organizate partie.

Unë nuk u thirra në mbledhjen e dytë që konkludoi në formimin e Partisë Komuniste (8 Nëntor 1941). Kjo mungesë mund të ketë të bëjë me ndonjë intrigë të atyre që nuk ishin për një bashkim të pakondicionuar, por ndoshta mund të jetë pasojë e faktit se Dushani e njihte mendimin tim rreth bashkimit që nga mbledhje e parë dhe ishte i sigurt se unë do të pranoja pa kushte rezultatet pozitive të Konferencës.

Në Konferencën e Labinotit u zgjodha anëtar i K. Q. duke mbajtur përsëri vendin e Sekretarit Politik të Organizatës së Gjirokastrës. Në 10 Korrik 1943 u zgjodha anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe në gusht 1943 u zgjodha Komisar i Zonës së i-rë operative Vlorë-Gjirokastër, pa lënë vendin e Sekretarit Politik të organizatës së Gjirokastrës. Në Dhjetor 1943 u thirra në Shtabin e Përgjithshëm duke u shkëputur kështu nga puna në terren.

Si të gjithë shokët e mi të jerarqisë së lartë, unë dola nga lufta ne krye të Piramidës së Partisë dhe të Shtetit të ri dhe si rrjedhim në krye të Piramidës sociale të kombit shqiptar. Ishte e para herë që në krye të Parisë Nacionale u çfaqën komunistët. Kjo reformë ishte deçizive për fatin e vendit.

Prokuror i Gjyqit Special

Në vitin 1945 unë mbrojta akuzën kundra “armiqve të popullit” në të parin gjyq special. Në këtë gjyq u dënua (17 veta me vdekje) ajo pjesë e Parisë Nacionale që kishte mbetur në vend pas luftës. Qëllimi themelor i gjyqit ishte që të mbetej pa udhëheqje ajo pjesë e popullsisë që e simpatizonte dhe të mos të kishim përballë, ne komunistët, pretendentë të pushtetit. Ky qëllim ishte thembra e Akilit të atij gjyqi.

Nga dy vezë që përpiqen njëra do të thyhet. Krerët e palës së mundur pësojnë pasojat e disfatës. Sikur të kishin fituar ata do të kishin bërë një gjyq kundër krerëve komunistë po me atë qëllim që e bënë komunistët. Kjo sepse të dy palët kundërshtare luftonin për të rrëmbyer pushtetin. Asnjëra nga palët nuk ishte në pozitat e Çinçinatit. Asnjëra nuk e shihte pushtetin si çështje që i takon popullit ta ushtrojë me shumicën e vet dhe t’i sigurojë pakicës së vet lirinë e shprehjes.

Por edhe po të pranojmë se në rast se do të fitonin kundërshtarët tanë do mund të predominonte ajo pjesë e tyre që ishte sinqerisht demokrate dhe do të mund të vendoste një regjim demokratik, unë besoj se kjo do të ishte një Demokraci kazuale, aq jetëshkurtër sa ishte edhe Demokracia e 1920 – 1923. Një vend i prapambetur si Shqipëria ka nevojë edhe për një regjim absolut, ka nevojë për një diktaturë. Besoj se në Shqipëri vetëm një diktaturë, qoftë e krahut të majtë ose atij të djathtë do të ishte jetë gjatë.

Ne vijim të këtij gjyqi (Gjyqi Special) kundërshtarët më cilësuan “tigër”; simpatizantët më kënduan: “Tradhëtarët porsi miu/ i dënon Bedri Spahiu”. Uroj që kundërshtarët dhe simpatizantët e mi të asaj kohe të kenë dalë nga pozitat e palëve kundërshtare, të jenë xhveshur nga urrejtja që frymëzoi periudha jonë dhe që okupacioni e bëri edhe më të rëndë dhe më të përgjithëshme, të kenë kuptuar më së fundi se mbi urrejtjen nuk ndërtohet asgjë konstruktive dhe pozitive për bashkëjetesën.

Si prokuror i Gjyqit Special asistova në ekzekutimin e të dënuarve me vdekje. Midis këtyre fatkeqëve pati të tillë, si Ismail Golemi, që e quajtën të udhës të vdesin pa thënë asnjë fjalë; të tillë si Terenc Toçi që e pritën vdekjen duke i kënduar lutje Zotit. Një pjesë tjetër si Javer Beu (Hurshiti) dhe Qafmolla kërkuan dhe u lutën që të tregohej kujdes dhe mëshirë për fëmijtë e tyre. “Familjeve tuaja – ju thashë me sinqeritetin e komunistit të padjallëzuar – nuk do t’ju ndodhë asgjë e keqe. Ata do të trajtohen si të gjithë shtetasit e lirë”.

Kur pregatitjet e kobshme muarrën fund, në momentin që do të ekzekutohej dënimi u dëgjua si bubullimë zëri i idealistit Bahri Omari : “Ktheni ballin nga pushkët! Trdhëtarët vriten nga shpina. Ne nuk jemi tradhëtarë. Historia do ta vërtetojë këtë”.

“Historinë do ta shkruajmë ne” – i thashë, dhe krisma e trishtueshme e breshërisë lajmëroi se po hapej një fletë e re në jetën e popullit shqiptar.

Jo! Historinë nuk e shkruajmë as ne as kundërshtarët tanë. Palët nacionale kundërshtare e bëjnë historinë duke luftuar ndërmjet tyre. Ata janë mjeshtrit e historisë. Historia është rezultantja e mjeshtërisë së tyre dhe kjo histori shkruhet nga brezat e ardhshëm që do të jenë të zhveshur nga simpatitë dhe antipatitë subjektive, pra të paanshëm në vlerësimin e fakteve e të ndodhive.

Po! Bahri Omari me shokë nuk ishin tradhëtarë, pasi nuk ishin “armiq” të popullit, sepse ne së bashku formonim tërësinë nacionale të popullsisë shqiptare. Në politikë njerëzit janë të mirë dhe të këqinj ndaj njëri tjetrit, por jo ndaj popullit që i mban në gji të dy palët.

A U SHKËPUTA NGA KOMUNIZMI ?

Për komunizmin

Nga qytetar i thjeshtë dhe i papërfillur, unë, falë aktivitetit tim revolucionar u qepa, pa e aspiruar dhe pa e kërkuar, në majën e Piramidës sociale të bashkëjetesës shqiptare. Prej natyre nuk kam qënë as prepotent e as intolerant. Që në vegjëli kam qënë dashamirës i pjesës së marzhinuar të shoqërisë, i orthodoksëve, i jahudijve, i jevgjitëve të qytetit. Kjo sepse edhe vetë kam qënë nga shtresa e të vuajturve. Që në vegjëli nuk kam besuar në Zotin dhe fenë. Janë interesante konsideratat e mia mbi fetë e ndryshme, mbi të vuajturit dhe mbi fatzinjtë, prej nga dhe nxirrja konkluzione për mos egzistencën e Zotit. Vegjëlia ime ishte ajo e një agjitatori antifetar. Idetë e rilindasve, ato të historisë mbi demokracinë kundra absolutizmit gjetën në ndërgjegjen time të mitur një teren të përshtatshëm dhe zgjuan ato impulse që më karakterizuan gjithë jetën.

Në këto kushte, përqafimi nga ana ime i ideologjisë komuniste ishte i vetëdijshëm dhe i natyrshëm. Po të kisha lindur në shekullin XIII, kur nuk kishte as Shqipëri të lirë e as Bashkim Sovjetik, ndoshta do të isha bërë kaçak si Sheme Gjirokastra me shokë, për të shfryrë dufin e dhëmshurisë në ndihmë të të vobektëve.

Mora pjesë në shkatërrimin hap pas hapi të një shteti, këtij organizmi të bashkëjetesës nacionale dhe në ndërtimin paralel të shtetit që e zëvendësoi. Mora pjesë në ndërtimin nga poshtë dhe nga lart dhe e ushtrova pushtetin edhe nga poshtë edhe nga lart. E njoh shtetin siç njoh veten time, njoh atë mentalitet zyrtar që i vishet njerëzve që qepen në majën e tij dhe konkludova edhe unë si Shileri : “edhe njeriut më të ndershëm, po i dhe pushtet të pakontrolluar ai do të bëhet Tiran”. Mobilizova masat. Këtë profesion e ushtrova para dhe pas organizimit të Partisë, nga poshtë e nga lart dhe të gjitha këto në emër të komunizmit, për komunizmin, me bindjen se i shërbeja popullit.

   Gjithnjë komunist

Vdiq Stalini. U zbuluan gabimet e tij, krimet e tij, u shpjeguan të gjitha këto me të ashtuquajturin “kulti i individit”. Unë vazhdova të mbetesha ai komunist që kisha qënë. Në Komitetin Qendror ndodhen nëntë raporte të miat ku unë fshikulloja arbitraritetin në periudhën kur isha Prokuror i Përgjithshëm dhe shkeljen e vijës së Kongresit të Parë. Anulova atë biografi ku unë kaloja në heshtje punën e madhe që kisha bërë si kryetar grupi dhe denoncoja fakte si rikrijimi nga Shulja (Kristo Themelko) i Komitetit Qëndror të Qarkut të Gjirokastrës me anën e shpërndarjes arbitrare të Komitetit të parë që drejtoja unë, duke përfituar nga mungesa ime në Gjirokastër (denoncova por pa u ndalur në këtë pikë dhe pa e bërë çështje). Megjithatë unë vazhdova të jem e veproj si komunist. Ndodhi ngjarja e Sejfulla Malishovës, çështja e largimit tim nga Shtabi i Përgjithshëm, u bë e qartë se po vazhdonte kundra meje një intrigë nga njerëzit që po zhvillonin një luftë për pushtet? Unë vazhdoja të isha i lidhur me Partinë dhe me Komunizmin si mishi me thoin. Erdhi më në fund Qershori 1955, përjashtimi im nga Partia, arrestimi në 1957, izolimi, gjyqi dhe burgosja. Unë isha përsëri komunist dhe u mbrojta si i tillë.

Më la komunizmi

Pra Komunizmi kishte filluar të mos ishte ai që kisha njohur unë, ai që   besova unë, ai të cilit i kushtova jetën. Nuk u ndava unë nga komunizmi por ai nga unë. Doli sheshit se Komunizmi ishte kthyer në një armë propogande e mbrojtjes së shtetit sovjetik dhe një instrument agresioni i këtij shteti. Kampi socialist, që ishte krenaria jonë dhe që e përfytyronim si një diell rreth të cilit do të konvergonin të gjitha shtetet e botës, u shpartallua. Partitë komuniste dhe shtetet komuniste u lëshuan kundra njëri tjetrit me të njejtën egërsi që lëshohen partitë dhe shtetet që nuk janë komuniste, pa u zbrapsur edhe në përdorimin e armëve. Partitë çkishëruan njëra tjetrën, i mohuan njëra tjetrës të drejtën që të quhen komuniste dhe që të jenë ato që ndërtojnë komunizmin ose socializmin…

Doktrina monolitike e Komunizmit të kohës së Stalinit u dekompozua. Sekretarët e parë të partive komuniste u bënë të gjithë doktrinarë. Seicili ndoqi rrugën e vet për ndërtimin e asaj që për të ishte Komunizmi. Emri i Komunizmit si idealitet i njerzve të thjeshtë të botës, u përdhunua dhe për partitë u konservua si një oportunitet politik. Shumë komunistë, të diziluzionuar, braktisën radhët partive dhe u persekutuan si “armiq”.

Unë bëj pjesë në grupin e atyre që nuk u deziluzionuan për atë që u çmua si katastrofë e Komunizmit. Unë nuk u deziluzionova falë burgut, i cili më mësoi të lexoj librin e Natyrës dhe të shpjegoj ndodhitë historike dhe bashkëkohore me ligjet e përgjithëshme të Natyrës.

August 30, 2015 14:10
Komento

26 Komente

  1. Lëmi Llukës August 30, 14:51

    Jeta e Bedriut vërteton se ka qenë burrë me karakter të fortë, i vendosur , krenar , i pathyeshëm!
    Pse ishte i tillë , nuk i falet që e lanë Partinë në dorë të aventurjerëve, me pasojat tragjike që erdhën më pas !

    Reply to this comment
    • nazim August 31, 03:31

      Ne shkrimin per Kahreman Yllin, ne fund jepej nje si biografi. Jam kurioz te di se si i ka shkuar jeta ketij njeriu pas daljes nga burgu dhe kur ka vdekur.

      Reply to this comment
  2. Arben August 30, 15:06

    REFLEKSIONET TI KISHTE BERE NE JETEN E TIJ KY NJERI.

    KA EKZEKUTUAR E MARRE ME QAFE NJEREZ PA FUND, SA ISHTE GJALLE

    Reply to this comment
  3. Gopi pjellor i Partise August 30, 16:52

    Ne fakt keto jane publikuar ne nje liber.

    Reply to this comment
  4. Dita August 30, 16:56

    Problemi ësht shtet me shtet ku greku po na rrjep për të mbijetuar

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 30, 17:34

    Kur motra e Enverit i shkoi Bedri Spahiut qe t’i kerkonte meshire per burrin e saj Bahri Omari me fjalet: “Enveri me tha se nuk ka gisht ne pushkatimin e Bedriut se ti o Bedri e di mire qe e kemi strehuar ne shtepine tone gjate luftes me Nexhmijen dhe se kete gje e ke ne dore ti si Prokuror i Popullit”. Bedriu nuk nguroi por i tregoi nje leter me firme dhe vule qe urdheronte Prokurorin e Popullit Bedri Spahiu:

    “BAHRI OAMRI TE TORTUROHET PERPARA PUSHTAKTIMIT!”

    Motra e Enver Hoxhes dalloi firmen e vellait te vet ne kete leter sadisto gjakatare te pushtetit projugosllav qe solli me vete 29 nentori i ZI i vitit 1944.

    Motra e Enverit nuk i foli vellait te vet derisa vdiq, nderkohe qe Enveri u kujdes per te dy djemte jetime te mireberesit te tij Bahri Omari, Luani dhe Fatosi, por kjo leter e Enverit qe zbuloi karakterin prej sadisti te Diktatorit stalinist shqyptar percaktoi edhe fatin e komunistit idealist Bedri Spahiu qe eshte i vetmi enverist qe ka kerkuar falje per krimet e komunizmit ne vendin tone, ne nje kohe qe pushtetaret tane shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe politka jone kombetare qan dhe vajton si kukumjacke pylli per MURTAJEN bolshevike qe mbolli ky sadist pederast pa shkolle dhe pa piken e moralit.

    Reply to this comment
    • Altin August 30, 18:46

      Ti dhe ai tjetri me larte qe e fyeni, me duket se nuk e ke lexuar fare se ç’fare ka shkruar. Dhe, nese e ke lexuar, e ke lexuar me syte e ballit, jo me syte e mendjes. Rilexoje dhe njehere, ndoshta nderron mendim. Dhe nqs je shqiptar, duhet ta dish se i vdekuri nuk fyhet, pavaresisht se kush ka qene dhe ç’fare ka bere.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 30, 19:44

        Nuk shikoj ne repliken time ndonje fyerje per Prokurorin komunist Bedri Spahiu qe pati guximin i VETMI te pranoje dhe te kerkoje falje per krimet e komunizmit, ne dallim nga politika jone kombetare qe nga njera ane kerkon te antarsohet ne BE dhe nga ana tjeter ben homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe vajton si kukumjacke pylli per 29 nentorin e ZI jugosllav qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona.
        Qe te dalim ne teme:

        Kur motra e Enverit shkoi tek Bedriu per te kerkuar meshire per burrin e saj Bahri Omari dhe kur pa qe Enveri e kishte genjyer me nje pabesi dinake pyeti Bedri Spahiun qe Bahri Omari e kishte para Lufte si mik shtepie:

        PO PSE MORE BEDRI ENVERI KA URDHERUAR TA TORTUROJNE BURRIN TIM PARA SE TA PUSHKATOJNE?

        Bedriu si idealist qe ishte ja ktheu menjehere duke i thene te VERTETEN ne sy:

        SEPSE BAHRIU E KERCENOI QE DO T’I NXIRRTE TE PALARAT PER SPIUNIMIN E QEMAL STAFES DHE TE TJEREVE TEK FASHISTET.

        Kjo pergjigje fatale vendosi perfundimisht edhe fatin e metejshem te Prokurorit komunist idealist Bedri Spahiu.

        Reply to this comment
  6. k August 30, 17:37

    KRIMINELI BEDRI SPAHIU, QË TË TREGONTE SE I KISHTE
    MBETUR DIÇKA NJERËZORE NË SHPIRT,
    DUHET TË VRISTE VETEN NË SHENJË FALJE
    SAPO TI BINTE NJË ARMË NË DORË.
    POR NUK E BËRI SEPSE ISHTE I ULËT
    DHE INDOKRINUAR NGA E KEQJA.
    NUK KA FALJE DHE MËSHIRË PËR TËRË
    KRIMINELËT E PARTISË DHE GJITHË HUMANITETIT.

    Reply to this comment
  7. Lexuesi. August 30, 18:20

    Merreni me mend çdo te kishte bere ne ato rrethana karraduza i tirqeve me gajtana, do t’i kishte there njerzit si derra nje komunist-shpellar si Sali-Ram-Bera.Ky e kaloi rinine dhe pjekurine duke uleritur per komunizmin sa tundej mali, siç duartroket pas tij monstra servile, e vetequajtur “intelektuali”, injoranti qe fantazon mbi marrezite qe bluan ne mendje e ne shpirt komunisti-antikominist Sali-Ber-Shpellari!

    Reply to this comment
  8. Na bashkoj kenga popullore August 30, 18:35

    Per ta mbyllur siç duhet shkrimin ai duhet te shtonte komunist=kriminel

    Reply to this comment
  9. info-analitike August 30, 19:43

    Ja cfare thote Bedri Spahiu nder te tjera per diktatorin kriminel:
    “Gjithçka është shkruar nga diktatura për E. Hoxhën si organizator apo militant i P. Komuniste është kryekëput një mashtrim, një falsifikim i historisë.”
    Pert me teper mund te lexoni kete shkrim interesant:
    http://www.tiranaobserver.al/bedri-spahiu-pse-e-therrisnim-enver-hoxhen-kerric-dhe-nje-bisede-me-mehmet-shehun/

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" August 30, 19:48

    Duke lexuar historine e stefanaq pollos dhe duke lexuar kujtimet e atyre qe e kane jetuar ate kohe, kam dale ne perfundimin, se edhe bedri spahiu, ka qene nje kriminel i ndyre.
    Por si erdhen kohet, cfare ka denuar Enver Hoxha, ne demoshkerdhatesine shpellare eshte heroizem, keshtu qe nuk cuditemqe edhe kryeprokurin e komunizmit, ta nxirri hero te demoshkerdhatesise.
    Merreni, ta mbani meshnet.

    Reply to this comment
  11. Divorc me servilizmin August 30, 21:42

    Kam lexuar nje liber te Bedri Spahiut, ku jane te nderthurura kujtimet, vitet e burgut te permbledhura ne testamentet e tij dhe disa hulumtime filozofike. Me duket, ne mos gabofsha se titullohet :”Nga Maja e Kreshpes”. Madje ne faqet e ketij blogu online te kesaj gazete kam lexuar ne komentet e nje prej me te rregullteve, (po verej se nuk po prononcohet) citime nga ky liber i Bedriut kur behej fjale per demaskimin e ca palo lexuesve si ky intelektuali apo nastradini si i pelqen te quhet, qe ishin ne burg por qe kryenin me se miri detyren e ngarkuar si spiun te gardianeve. Bedriu flet me shume neveri per kete kategori krijesash njerzore qe kane lindur per te qene te keqinj, shpifes ordiner,per te folur keq dhe per te bere keq. Thenia qe eshte vendosur si titull shkrimi eshte si nje lloj kategorie filozofike qe spjegon dhe argumenton rrugen drejt autarkise dhe diktatures. Gjithsesi, ai ka vuajtur denim jo si burgaxhi ordiner, si puna e ketij intelektualit qe citon ne kundrine te drejte fjalet sikur te kete qene sekretar i Bedriut. Por ndyreirat kete pune kane bere tere jeten dhe kete do te bejne dhe tani deri sa tu vije ora e ferrit.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 31, 06:14

      Kur te shan nje prokuror gjakatar i penduar si Bedri Spahiu ky eshte nje nder per nje burgaxhi politik, ndersa kur te shan nje sigurims enverist i Partise se Punes ne gazeten DITA, kjo do te thote se je ne rruge te drejte ne unison me Boten Demokratike dhe Antikomuniste.

      Reply to this comment
      • Dashnori August 31, 10:33

        O nastradin, kot po te pyes sa vjeç je? Apo nuk mban mend kur jot eme te polli. Je ekspozuar kaq shume ketu tek Dita, (si duket i paske miq keta te gazetes qe publikojne çdo budallallek, karagjozllek, dhe rrufjanllek prej spiuni ordiner, jo vetem burgaxhi ordiner) saqe nuk ka lexues qe te mos njohi sapo del dhe hungerine si qen gjysem i ngordhur virtualisht. Ke qene spiun nastardin loqja, dhe kete e ke pranuar vete, nga halli apo nga malli, kjo mbetet per tu diskutuar. Ke qene spiun i shokeve te burgut, ( burgaxhinjte per vepra ordinere, rekrutoheshin kollaj nga gardianet se ata politik nuk rekrutoheshin kollaj) prandaj ke ardhur deri tani dhe kakaris si sorre ne pragngordhje. Te dhjefsha idealet e tua tradhetare dhe antishqiptare zogisto-toptanase, debil!

        Reply to this comment
        • intelektuali August 31, 11:27

          O dashnori i Enver Hoxhes, nuk ka kompliment me te madh per intelektualet properendimore shqyptare sesa kur i shajne dhe i fyejne spiunat e Sigurimit te Shtetit qe kishin per detyre te mbronin nga te gjitha anet MURTAJEN bolshevike qe mbolli me 29 nentori pederasti sadist homoseksual Enver Hoxha.

          Reply to this comment
  12. Karo August 31, 08:22

    Robt e shpise te gjithe komunisteve e ish-komunisteve, te penduar e te papenduar, perfshire edhe ata qe bejne gjoja si demokrate, te gjitheve pa perjashtim edhe enveristeve qe pjerdhin simbas qejfit ne kete gazete, se ata ishin dhe jane e keqja e ketij vendi. Kush e ka marre virusin komunist nje here, si idealist apo si karjerist qofte, nuk shpeton me prej tij dhe ka rrezik te infektoje edhe te tjeret. Fati i madh i komunisteve dhe ishkomunisteve ne kete vend ishte qe pushtetin pas rregjimit te dhjere te Enver Bytheqire Gjirokastres dhe Ramiz Legen Alise e moren shkerdhatat e tjera komuniste si Sali Ram Berisha dhe Fatos Thanas Nano qe ne vend te lejonin qe populli i zemeruar i viteve ’90 t’ua tregonte vendin i mbrojten si munden derisa sot pas 25 vjetesh semundja vazhdon ne kete vend te mjere dhe komunisteve u ka ardhur zeri perseri e po bejne ate qe dine te bejne me mire ta torturojne kete popull bagti, qe te quan baba kur ia ben nenen.

    Reply to this comment
  13. Dashnori August 31, 10:23

    Me liber shpie ku ti kesh o koqe e fishkur! I gjithe fisi yt duhet te jete pagezuar me emrat e organeve gjenitale jo vetem te njerzve por dhe te buçeve. Fat i madh i yti dhe atyre muterve qe te kane pjelle qe paske shpetuar pa marre ate qe te takon, sepse u ke shitur komunisteve, sikunder dhe dje pushtuesve dhe gjithfare antishqiptari, fundbarkun e femrave te fisit dhe fundshpinen e meshkujve te fisit. Ti fashist dhe kelysh fashisti sado qe te besh prape bisht qeni ke per te ngelur dhe gopin e sateme do te hash, bashke me intelektuahalene nastradin spiunin.

    Reply to this comment
    • Karo August 31, 12:04

      A me ha nje mut te madh ti o pervers enverist bytheqire. Sa te jete gjalle skota juaj idiote, perverse, gjakpirese, ereqelbur, mut do te hane te gjithe shqiptaret, nga i pari te i fundit e do te mbeten rrugeve te botes duke lypur copen e bukes. Ju trapat e Enverit kujtoni se te gjithe ata qe jane kunder fares tuaj te krimbur e te qelbur duhet te jene fashiste e tradhetare. S’keni faj se ay Bytheqiri juaj nga Gjirokastra keshtu jua hodhi trute e gomarit. Hani mut tashti e pellisni sa te doni interneteve e gazetave se koha e merhumit nuk kthehet me, megjithese pasojat e asaj qeverisje idiote e antishqiptare do t’i vuajme edhe per ca kohe, s te zhduket fara juaj e ndyre.

      Reply to this comment
      • Dashnori August 31, 16:36

        Te befte mire , se nuk dua te jem po aq vulgar ne shqipe sa nje gjysem qen dhe gjysem njeri i ti o funderine. Ne jemi ne kete derenxhe se halera te sojit dhe fisit tuaj mbijetuan, dje duke puthur bythen e Enverit dhe byrose dhe sot duke hequr breket, femra dhe meshkuj para kujtdo , vetem dhe vetem per pak komoditet.Ti pleh qe del ketu nuk te mjafton tymosja e marjuanes por duhet me patjeter te thithesh kokaine. S’ke çbene pune geni.

        Reply to this comment
        • Karo August 31, 17:45

          Jo or trap jo , ne jemi ne kete derexhe (nuk i thone derenxhe o injorant) sepse per 50 vjet Shqiperine e molepset ju komunistet e leshit, qe i lepinit bythen Enver Bytheqire Gjirokastres, se neve Enveri na rruajti bolet aty ku ishim. Sa me shpejt te vrisni vehten ju o kerma aq me shpejt do te shpetoje shqiperia. IDIOT!

          Reply to this comment
          • Dashnori August 31, 20:00

            Trapi i gruas apo te bukures se fisit dhe familjes dhe injoranti i sat teme mut bir muti! Perfitove ti pleh nga nje shkronje e shtypur aksidentalisht qe te trgosh se di. Ne na ha mutin ti dhe kush te ka bere ty o kelysh kurve, penis komplet nga koka tek kembet! Bishti i qenit, bisht qeni mbetet, keshtu dhe ju pavarsisht se kujton se eshte bere deti kos prape ne kademi do shkosh o djali ilegal i sekretarve te Enverit, apo brigadiereve te plehut.

          • Karo August 31, 21:27

            Ohoho, ti sikur nuk ishe vulgar mor koke bile. Ti flet per bishtin e qenit qe mbetet bisht qeni. Hahaha ketu ke te drejte, vetem se harron qe bishti i qenit je ti dhe fara jote, sic thone po u bere nje here komunist, dmth po e hengre nje here ne bythe, perjete komunist mbetesh. E ku ka prove me te mire se ty o Dashnor. Nje here komunist, gjithe jeten komunist. Nje here kelysh e zagar i Enverit, gjithe jeten kelysh e zagar i Enverit. Eh, bishti i qenit, po bisht qeni. Po shih c’emer te kane vene o i zi, Dashnor demek Dylber. Ke nevoje per ndonje hapje oxhaku o Dashi, o kokerr debili injorant?

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*