Reforma, 3/5-at apo 2/3-at?

January 12, 2016 02:46

Reforma, 3/5-at apo 2/3-at?

Seriali me titull “Reforma në drejtësi” ka hyrë në fazën finale të zhvillimeve sa i takon përgatitjes së projektit. Ky i fundit, në rrethana ideale duhej të ishte një i vetëm, i hartuar nga ekspertë shqiptarë e ndërkombëtarë dhe i mbështetur nga partitë kryesore politike në çdo spektri.

Por nuk ka ndodhur kështu: Grupi i ekspertëve ka punuar, prej kohësh, një draft pjesët dhe konceptet kryesore të të cilit janë pasqyruar edhe në DITA. Megjithë ftesat e herëpashershme, opozita i dërgoi ekspertët e saj vetëm në fund, vetëm për të mos u shfaqur si refuzuese e presionit dhe kërkesave të diplomatëve të huaj në Tiranë, kryesisht atij amerikan dhe të BE-së, dhe vetëm për ta përdorur ardhjen, si alibi për të ikur sërish.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Ekspertët e nivelit të lartë punuan pa përfaqësuesit e opozitës për të përmbledhur në një draft propozimet që janë bërë në tryezë, dhe kur doli pasdite për të deklaruar përfundimin e punës, Sokol Sadushi u shoqërua nga përfaqësuesit e EURALIUS-it dhe të OPDAT-it para kamerave. Eksperti shqiptar pohoi se janë përfshirë si alternativa disa propozime të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa përsa u takon propozimeve të demokratëve nuk ka patur shumë punë, sepse opozita u largua sapo palët nuk ranë dakord për shumicën e cilësuar në Gjykatën Kushtetuese.

Pra, fija që ka kapur opozita është mënyra sesi do të zgjidhen anëtarët e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë. Grupi i ekspertëve (dhe mazhoranca) propozojnë që ata të zgjidhen me tre të pestat e votave në Kuvend, ose 84 deputetë; opozita kërkon shifrën dy të tretat, ose 93 deputetë, sepse në rastin e parë mazhoranca në pushtet, praktikisht do kapte me fuqinë e votës sistemin e drejtësisë.

Ekspertët e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, Rusmali e Loloçi, kanë dhënë një zgjidhje që eliminon bllokimin: Vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen me kandidatë konsensualë, pa shumicë të cilësuar. Nëse palët nuk janë të afta të arrijnë konsensusin në Parlament, presidenti propozon për votim një kandidat nga mazhoranca, një kandidat nga opozita dhe për ta kryhet një votim i përbashkët nga të gjithë deputetët dhe të gjithë gjyqtarët e vendit. Por PD sërish nuk pranon.

Deklarata e Nishanit dhe politika

E kanë thënë demokratët pohimin e mësipërm, se shumica po kapte drejtësinë; e tha dje dhe kreu i shtetit. Bujar Nishani tha se projekti po çonte ujë në një reformë që do miratohej me vota të blera nga opozita.

Në fakt, Nishani përçoi zërin (dhe frikën) e PD-së. Që Nishani bëri altoparlantin e PD-së, nuk është ndonjë risi. Por që ky proces detyrimisht është politik, ky është fakt. Ishte pedagogia e së drejtës kushtetuese Aurela Anastasi ajo që foli po dje, për rëndësinë që ka procesi i vendimmarrjes politike.

“Është një çështje politike pa dyshim. Janë të lirë pa dyshim që ta zgjidhin politikisht këtë çështje”, tha Anastasi.

Pak naivitet…

Shtrohet një pyetje: Si shpresonin diplomatët miq të përfshinin faktorët kryesorë politikë në një projekt historik mbi drejtësinë, që do godiste vetë ata, politikanët? Për analistin Andrea Stefani, nuk kishte asnjë dyshim se PD do vinte te mosmarrëveshja, por ama lajmi më i keq do të qe marrëveshja, domethënë pazari.

Çka nënkupton garancinë se do miratohej një reformë e ujshme që nuk do zgjidhte asgjë. “Shpresojmë se mosmarrëveshja e djeshme do të ketë davaritur iluzionet e ndërkombëtarëve (për shembull të ambasadorit amerikan Lu) mbi gjoja “unitetin” e lidershipeve politike shqiptare lidhur me reformën”, shkruante Stefani në DITA.

Venecia dhe pak perspektivë votash

Tashmë në Komisionin e Venecias do të shkojë vetëm një draft. Edhe mazhoranca, edhe opozita deklarojnë se respektojnë vetëm këshillat e këtij komisioni. Por deklaratat në tym nuk kanë vlerë. Jemi në fazën që, nëse Venecia miraton ndryshimet që janë bërë në draft, projekti do të kthehet në parlamentin shqiptar për t’u votuar.

Paketa kyçe e reformës në drejtësi është ajo e ndryshimeve kushtetuese. Të cilat nuk miratohen dot nëse nuk marrin 2/3 e votave, ose mbi 93 vota. Mazhoranca ka 85 vota, ku do t’i gjejë 8-9 votat e tjera? Do t’i blejë, thotë Nishani dhe PD. Edhe sikur dy ose tre nga votat e PDIU-së (jo të pesta) t’i bashkëngjiten mazhorancës, meqë tashmë partia e Idrizit është pjesëmarrëse në pushtet, sërish nuk mjaftojnë. Dhe votat që do kalojnë nga PD tek mazhoranca, nuk fshihen dot. Mund të jenë emra deputetësh të njohur, ose gjeneralitete që do t’i dëgjojmë për herë të parë.

Por a mund të ndodhë kjo dhe çfarë do të sjellë?

Për Mero Bazen, shumica ka mbi 85 vota, por nuk ka mbi 93 vota, që të bëjë ndryshimet kushtetuese, dhe nëse Partia Demokratike nuk merr një vendim politik të jetë pro reformës, ajo natyrisht nuk do të miratohet.

E ndërkaq, “votat e blera” nuk i ka kërkuar askush, sepse do të njolloste gjithë këtë operacion që u nis si hap historik. “Sot një anëtar i KLD apo Kushtetueses zgjidhet me 71 vota, ndërsa shumica do ta bëjë me 84 vota, pra me tre të pestat. PD për të mos miratuar reformën, po shkon në ekstrem dhe thotë e dua me 94 vota. Pra, i bie që Bujar Nishanin ta zgjedhim me 71 vota, kurse Gjin Gjonin me 94”.

Ku na lë kjo histori?

Atëherë reforma zulmëmadhe e drejtësisë, ose do miratohet me “vota të blera”, qoftë dhe sikur ta paketojmë togfjalëshin si “me vota deputetësh demokratë të ndriçuar për rëndësinë e reformës”. Ose do të ngecë që tek paketa kushtetuese. Dhe do të rezultojë se kemi xhiruar në boshllëk gjithë këtë kohë. Çfarë tregon kjo?

Konkluzioni është se një reformë reale dhe e thellë në drejtësi, nuk bëhet dot me “fushatë të shpejtë dhe fitimtare napoleonike”, si ndryshimet kushtetuese të 2008-s. Ose, në rrethana ekstreme zhvillimesh politike, do bëhej nëse PD do zhvlerësohej totalisht nga votuesi shqiptar. Por sidoqoftë, jemi në situatën që opozita e tanishme do të nxirrte çdo lloj sebepi me thyesat e parlamentit, qoftë 3/5, apo 2/3 apo 3/3.

Në një intervistë për DITA, ministri i Drejtësisë Manjani theksonte se përtej ndryshimeve kushtetuese, reformës i duhen një Kodi i ri penal, Kodi i Procedurës penale, asaj Administrative etj. Mund të fillohet këtej. Ndërsa për paketën e madhe… /DITA

January 12, 2016 02:46
Komento

5 Komente

  1. Patriote January 12, 01:18

    Gezuar

    Reply to this comment
  2. adri January 12, 02:09

    Ne nje leter qe dergon buajr nishani nje gjyqtarje verehet hapur presioni per te nderhyre ne gjykimin e ceshtjes te buajr nishanit.
    Presion i hapur trupes gjykuese, shfrytezim detyre, dy akuza qe e cojne ne burg buajr mustaqe nishanin kermen . Ai kriminel kushedi se sa letra te tilla te shkruara ose te pashkruara ju ka nisur gjyqtareve te tjere te republikes per te shpetuar pasurine ose te afermit soe te njohurit e tij. kjo Leter ti jepet Komisionit te Venecias dhe bashkimit Europian qe ta marrin vesh se cfare president kriminel eshte bujar nishani.
    http://www.gazetatema.net/web/2016/01/11/skandali-ja-si-bujar-nishani-ka-urdhruar-me-letra-gjyqtaret-si-te-mos-denojne-zyrtaret/

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u.... January 12, 02:19

    Deputetet qe do te votojne duhet te jene me musteqe apo musteqe prere me gersheret e SHQUP-it, sic ja prene Kapter Jarit. Deri me sot ambassador me koqe se kinezi Lu nuk keme pare, ngeli ne dere te SHQUP-it te Krimineli Sali, ku cdo referme sido qe te jete edhe me ligjet e sotme ate e plasin ne burg si kriminel dhe per genocide kunder shqiptareve. Po tek Kapter Jari cfare kerkon kinezi, ate nuk e pjerdh njeri, jo 2/3 apo 3/5 cfare e zgjasni, beni Referendum dhe te shkoje haka tek i zoti POPULL, mos kerkoni reforme nga kriminelet, grabitqaret, antishqiptaret dhe b** q** e SHQUP-it.

    Reply to this comment
  4. 21 janari January 12, 07:23

    pula veze
    e veza pule
    se ngaterruan
    nje formule

    s’jane shkaqe
    por sebepe
    turpi e pacin
    per vete

    Eshte jo vetem utopi por dhe kriminale te marresh flamurin e kesaj reforme kur cdo njeri me intelekt mesatar e di qe…

    1-Ose do deshtoje me turp kjo palo reforme..
    2..Ose po perdoret per te mbuluar super krimet e dinastise Berishajve.
    ***
    Kjo komedi me 2/3 apo 3/5 kujton fatkeqin Arvizu ne nendor 2013 kur kreshniku I haleve Lul Bash Gjeto Muji I shkeli vizen e kuqe ketij ambasdori dhe zoti Mero tha e hengri Basha..por ne fakt e hengri Arvizu qe lepiu ate qe peshtyri.

    Kjo me kujton dhe ardhjen e ekspertizave “profesionale” te FBI fiks para 4 vjetesh dhe Mero tha atehere ne delir..qe erdhen prangat per berishen…por ai fshiu prapanicen me to.

    ***
    Pra kemi te drejte te pyesim zoti artikullshkrues edhe pse pa emer:

    Me te vertete nuk e kupton kete DIRTY JOB te ketyre ambasdoreve dhe parise Tiranes apo je pjese e ketij mashtrimi cerekshekullor.

    Dhe 10 dite eshte
    5 vjetori I masakres se 21 janarit qe per mendimit tim fajtore kryesore jane dipllomatet e USA-BE qe toleruan kete krim fashist te Berishes..biles ne rradhen e atyre qe duhet te shkonin ne burg duhet te ishin Arvizu si njeru me I pushteteshen ne shqiperi..dhe Edi Rama per tradhetine pas 23 qershorit.

    ***

    Edwin kristaq aneta Rama (E.K.A.R) sipas dhe nje artikulli te lavderueshen te Dita ne 2013..hapin e pare ne shtator 2013 qe duhet te bente ishte Reforma ne Drejtesi,Cmontimi I kupoles kriminale berishiste dhe ndeshkimi I 21 janarit,gerdecit..etj.

    Por kjo nuk ndodhi se E.K.A.R-I pasi shkaterroi ne menyre perfekte PS kreu tre akte te ndyra:
    -u be jelek antiplumbi per salikriminelin
    -u be nje kanibal me enver hoxhen & luften n-cl
    -po pshurr bashke me xhambasdoret mbi jetimet e 21 janarit

    ***
    Pikerisht sivjet Donald Luja I rradhes ka nisur kete mjegullnaje me keto fishekzjarre ku me 21 Janar 2016 shikoni se cfare do bejne ne finale;

    Vitin qe kaloi bene nje tjeter DIRTY JOB qe e beri zv/guvernori ( e kam fjalen per gjermanin HELMUT) miqte e te cilit kapen si terrorist ERMAL ILIR ENVER HOXHEN..dhe e paraqiten si PABLO ESKOBARIN e europes..kur sipas burimeve te sakta ai eshte ndoshta dore e trete qe nuk ka asnje prove ta beje fajtor dhe mbahet ilegalisht I burgosur.
    Nga ana tjeter devili I djallit Berishe (SHKERDHEN BERISHA) ka dhjetra fakte qe duhet arrestohet qe sot bashke me famijen e tij per krime si Gerdeci dhe shperndarje droge me makinen e presidences 1996-1997…Pse nuk arrestohet ky monster por ftohet ne ballo nga presidenca….me whoret e tij.
    *****************************************************
    I nderuar moderator

    Mos u bej pale ne kete DIRTY JOB ne reformen e dreqesise..
    Mos u bej pale ne kete DIRTY JOB ne reformen e dreqesise qe po e bejne ca xhambasdore me E.K.A.R-in e tyre te tredhur qe po e bejne jo vetem per te mbuluar krimin fashist te 21 janarit..por dhe po urinojne mbi gjakun e tyre.

    Reply to this comment
  5. Shqip January 12, 20:45

    Kjo eshte nje dinakri e rradhes, kunder shqiparise dhe shqiptareve, nga qarqet mafjoze, me SALEN me krye. Me te mire ose me pahire “sovrani” qe tashme eshte SKLLAVERUAR plotesiapshte, do vuaj nene su dimrin e dinastise Berisha, duke vrare pra pushim ashtu si ne keto 25 vjete.

    Rama nuk ka jo vtem fuqi, po as gjak shqiptari. Perfundimishte ra dakord me me te zezes e historise se shqiperise. Lojra agjenturash qe rendomte mbi kuriz in e shqiptarereve me vendin e tyre. E TMERESHME….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*