HISTORI: Nga Reforma Agrare e 45-s te mjerimi i sotëm i Bujqësisë

Dhimitër Shtëmbari November 22, 2015 17:45

HISTORI: Nga Reforma Agrare e 45-s te mjerimi i sotëm i Bujqësisë

Udhëheqja e lartë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i kish premtuar atyre që luftonin, se menjëherë mbas çlirimit të vendit toka do t’i përkiste atij që e punonte. Ishte një parullë që joshte thuajse pjesën më të madhe të popullit të varfër shqiptar.

Dhe Qeveria Demokratike Provizore e dalë nga Mbledhja II e Beratit nuk vonoi t’i bëhej mbështetje dëshirës së zjarrtë dhe shekullore të fshatarit shqiptar. Më 29 gusht 1945 Këshilli Nacionalçlirimtar, me atributet e Qeverisë, nxori Ligjin mbi Reformën Agrare. Muaj më pas, meqenëse ky Ligj favorizonte në një farë mase pronarët e mëdhenj të tokave, pas protestave të shumta të fshatarëve në disa rrethe, Këshilli Nacionalçlirimtar këtij Ligji i bëri disa shtojca, të cilat u shpallën më 27 maj 1946.

Sipas Ligjit të 29 gushtit 1945 u shpronësuan dhe u tjetërsuan, me detyrim dhe pa asnjë shpërblim, tokat pronë e shtetit çifligaro – borgjez, pronat e çifligarëve dhe ato të institucioneve fetare. Shtetëzohej e gjithë toka private që kalonte madhësinë e mbi 5 ha, e parashikuar prej Ligjit.

Për zbatimin e Reformës Agrare, me udhëzim të Qeverisë, u krijuan Komitetet e Fshatarëve të Varfër. Këto Komitete u morën me regjistrimin e çifligjeve të shtetit, të çifligjeve të konfiskuara të të arratisurve politikë, të tradhtarëve, ose të pronarëve që u ishte konfiskuar pasuria për shkaqe të ndryshme.

Ndërkohë, po këto Komitete mblodhën informata edhe për pronat e mëdha private, duke shënuar sasinë e tokës dhe frymët që e kishin, duke cilësuar faktin nëse pronari e punonte vet atë tokë, apo e punonte me bujq. Krahas këtyre, shënoheshin edhe emrat e bujqve që punonin në këto prona

Në zbatim të një vendimi të Qeverisë, urdhëroheshin komitetet ekzekutive të Këshillit Nacionalçlirimtar që me urgjencë të veprohej edhe në vendet më të dëmtuara nga lufta dhe ku shtrohej nevoja që të organizohej një shpërngulje e organizuar e një pjesë të popullit, si, për shembull, nga Kurveleshi, Skrapari, Opari, Leskoviku, Martaneshi, Mirdita etj.

Mbas një përgatitjeje intensive nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe e Komitetit të Reformës Agrare për të filluar zbatimin e Reformës Agrare, Kryeministri i kohës, Enver Hoxha pat porositur, që Tapitë e para të tokës të shpërndaheshin në një fshat ku ekzistonte dukshëm kontradikta mes mundësisë për prodhim dhe varfërisë për shkak të prapambetjes së madhe. Qenë sugjeruar disa fshatra, por në fund, në marrëveshje me Stavri Marjanin – drejtorin e Komitetit të Reformës Agrare, qe përzgjedhur fshati Gorre i rrethit të Lushnjës. Ky fshat fushor, me mundësi të mëdha prodhimi bujqësor e blegtoral, vuante për shkak të prapambetjes së gjithanshme dhe kushteve të këqija të tokës.

Ditën e 25 nëntorit 1945, kur duheshin vetëm katër ditë që të kujtohej njëvjetori i çlirimit të Atdheut, Kryeministri Enver Hoxha, i shoqëruar prej  zëvendësit të Tij, Myslim Peza, ministrit të Bujqësisë, Gaqo Tashko, nga kryetari i Komitetit të Reformës Agrare Stavri Marjani dhe nga autoritete të tjera nga qëndra e nga të rrethi i Lushnjes, arriti në fshatin Gorre.

Siç kanë pas treguar ata që kanë qënë dëshmitarë të asaj ngjarjeje, atë ditë nëntori ishin shkulur e kishin ardhur në Gorre mijëra fshatarë të nisur nga fshatrat e Myzeqesë së Lushnjës dhe deri nga ata të rretheve Fier e Berat. Sigurisht, vinin në Gorre për të prekur ëndrrën e tyre shekullore, për të përjetuar nga afër festën e tokës.

Në mëngjesin e 25 nëntorit Enver Hoxha arriti në Gorre, zbriti nga makina dhe, së bashku me shokët që e shoqëronin, mori rrugën tërë baltë për në qëndër të fshatit, ku do të organizohej ceremonia e dorëzimit të Tapive të para të tokës.

Ndërkohë që nuk kish hedhur as hapat e para, disa fshatarë myzeqarë, duke shkelur çdo protokoll, u lëshuan drejt Komandantit për ta marrë në krah. Me këtë gjest dëshironin t’i shprehnin dashurinë që kishin për Qeverinë dhe nderimin që ushqenin për Kryeministrin e kësaj qeverie.

Për habinë e të gjithë atyre që ndodheshin atje, në mënyrë krejt spontane dy fshatarë, Gori Basha nga Rrupaj dhe Ndin Gjika nga Krutja e ngritën në krah në një pjesë të rrugës.

Në sheshin para një ndërtese dykatëshe të fshatit, shtëpi kjo e një pronari vendas, në të cilën qe vendosur këshilli nacionalçlirimtar i fshatit, mijëra njerëz brohorisnin pa pushim për pushtetin e ri dhe për Enver Hoxhën.

Me këtë rast Kryeministri mbajti një fjalim të zjarrtë, në të cilin, mes të tjerave, tha, se «Gëzimin që ndiejmë ne sot të gjithë së bashku këtu, e ndjen edhe i tërë populli i Shqipërisë, pse sot në këtë ditë mbyllet një herë e mirë një faqe e zezë dhe e trishtuar, plot vuajtje e mjerime, plot gjak e lot»

Fjalimi i mbajtur prej Enver Hoxhës qe ndërprerë herë mbas here nga brohoritje.

Erdhi një çast dhe Enveri nisi të shpërndajë tapitë e para të tokës. Ndër të parët emra që u thirrën ishin ato të pronarëve vendas. Shpërndarja vazhdoi edhe me emra fshatarësh të varfër.

Ndërsa merrte tapinë, plaku i mënçur nga Gorreja, Laze Meço, mes të tjerëve i qe drejtuar: E kemi pas menduar dhe e kemi pas kërkuar perëndinë lart, në qiell, por ajo paska qënë në tokë! Jeni ju, Komandant. Rrofshi që na bëtë me tokë!

Dhe Lazja kishte marrë Tapinë në dorë, e kishte puthur në sy të Komandantit, e kishte palosur me kujdes, e kishte futur në xhep dhe kish shkuar në shesh, te shokët.

Teksa merrte tapinë nga dora e Komandantit, një fshatar i këputur nga fshati Lumth i qe drejtuar me një farë mëdyshjeje:

– Tapinë na e dhatë, o Komandant, faleminderit, por a do ta gëzojmë vërtet tokën që po na jep Agrarja?

Kish pas të drejtë ai fshatar të shprehej ashtu. Bir mbas biri nuk kish pasur rast të kishte qoftë edhe një copë tokë të tijën. Bujkrob në tokat e bejlerëve e kishte çuar tërë jetën!

Enver Hoxha ishte i përgatitur për t’i dhënë përgjigje një qëndrimi të tillë. Ai e dinte, se ishte një kohë kur fshatari nuk do të mund të besonte lehtë në atë letër që i jepej. Prandaj i qe drejtuar:

– Këtë tokë nuk po jua dhuron Komandanti. Tokën po jua jep vet lufta që keni bërë. Qeveria po lufton dhe do të luftojë që kjo Tapi t’jua bëjë tokën përjetë tuajën. Prandaj ta gëzoni tokën brez mbas brezi!

Ndarja e tokës nga Reforma Agrare mori fund më 17 nëntor 1946. Pra, në më pak se një vit fshatarët e varfër u bën me tokë. (Ka gati një çerek shekulli dhe qeveritë shqiptare të mbas vitit 1991 nuk po janë në gjëndje të japin tapitë e tokave!!!).

Reforma agrare (e Mbretit Zog) e vitit 1930

Gjatë periudhës që Shqipërinë e mbretëronte Ahmet Zogu u bën disa përpjekje për kryerjen e Reformës Agrare. Përpjekjet e fshatarëve kundër shfrytëzimit të bejlerëve, taksat e vazhdueshme të shtetit dhe kërkesat e rretheve përparimtare dhe e një pjese të borgjezisë e kishin detyruar qeverinë e Zogut që të ndërmerrte disa masa për kryerjen e kësaj Reforme. Me këtë rast ajo planifikoi një lloj Reforme, të cilën e dekretoi me ligj më 3 maj 1930.

Sipas këtij ligji pronarit i liheshin 40 ha tokë, ndërsa pjesa tjetër, e tepërt, ndahej në tri pjesë, nga të cilat dy të tretat i liheshin po pronarit dhe vetëm një e treta i jepej fshatarit, natyrisht kundrejt një pagese. Nga ana tjetër, familjes fshatare nuk mund t’i jepej më shumë se 5 ha tokë, pavarësisht nga numri i frymëve që kishte!  Por edhe ky ligj u zbatua në mënyrë gjysmake. Vetëm në vitet 1934 – 1935 u prekën fare pak toka moçalishte nga pronat e shtetit dhe ajo e disa  bejlerëve çifligarë. Këto moçalishte iu dhanë disa familjeve të mërguarish politikë kosovarë dhe disa bujqve tepër të varfër dhe pa tokë.

Në rrethin e Lushnjës familjet kosovare që u sollën për banim në tokat moçalishte jetuan shumë vuajtje. Madje, në vendet ku u ngulën këta të ardhur pati vdekje masive! Mbas Kryengritjes së Fierit të vitit 1935 masat e filluara për kryerjen e Reforme së nisur Agrare u lanë në harresë!

Reforma agrare (e komunistëve) e vitit 1945

Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar iu shpërnda falas fshatarësisë punonjëse sipas parimit: Toka i përket atij që e punon. Pjesa tjetër e tokës u shpall tokë shtetërorë dhe, mbi bazën e saj, u krijuan ndërmarrje shtetërore. Me zbatimin e Reformës Agrare u shpronësuan, pa shpërblim, 172 659 ha tokë; 474 227 rrënjë ullinj dhe 5 923  kafshë pune. Pronë shtetërore u bënë, gjithashtu, pyjet, kullotat, ujërat dhe pasuritë e nëntokës.

Gjatë Reformës Agrare 8714 pronarë u shpronësuan tërësisht. Këtyre iu shtetëzuan 54 499 ha tokë dhe 287 944 rrënjë ullinj. Po kështu, 10 641 pronarë u shpronësuan pjesërisht. Këtyre iu morën 10 641 ha tokë dhe 125 259 rrënjë ullinj. U shtetëzuan 50 000 ha tokë nga çifligjet e shtetit. Ndërkohë, iu shtetëzuan enteve fetare 3 163 ha tokë, sikurse edhe 61 024 rrënjë ullinj. Qeveria e kohës zbatoi masa ligjore, që  ndalonin shitblerjen, dhënien me qira, tjetërsimin, lënien trashëgim të tokës, si dhe përdorimin e saj për qëllime shfrytëzimi.

Nga tokat e shpronësuara familjet e varfra dhe ato pa tokë  përfituan 155 159 ha tokë, 238 727 rrënjë ullinj dhe 5 923 kafshë pune. Sektori i shtetit përfitoi 17 500 ha tokë dhe 235 500 rrënjë ullinj.

…Pas reformës agrare, transformim rrënjësor

20150204082717623646Edhe pse ka kaluar thuajse një çerek shekulli nga viti i ndërrimit të sistemit politiko-ekonomik, bujqësia e blegtoria në rrethin e Lushnjës është në gjendje të mjeruar. Nuk e ekzagjerojmë aspak, kur themi se është në gjendje vërtet të mjeruar!

Një çerek shekulli mbas ditës së çlirimit të Atdheut, domethënë në vitin 1969, në rrethin e Lushnjës kishte 1670 traktorë, 110 autokombajna, 137 makina shirëse, 210 kultivatorë të tërhequr nga traktorë. Ish këneta e mallkuar e Tërbufit qe shndërruar në një ndërmarrje të madhe bujqësore, ku merrej një prodhim sa ai i disa rretheve të veriut të mara së bashku.

Një çerek shekulli mbas çlirimit u arrit të prodhohej mesatarisht në shkallë rrethi 41 kv grurë për ha dhe 48.7 kv misër për ha. Kodrat, filluar nga ura e Shkumbinit, vazhduar deri në Lushnje dhe përfunduar në Kashtëbardhë u veshën me mijëra rrënjë ullinj, me disa ha vreshta dhe me pemë të panumërta frutore.

…Pas proceseve demokratike, toka endé pa zgjidhje

Mbas 25 vjetësh të kthesës së vitit 1990, sipërfaqja e tokës, që dikur mbillej deri në skarpatet e kanaleve, është copëzuar  në rripa – rripa ngastrash, shumica të papunuara! Ish-Ndërmarrja Bujqësore “29 Nëntori”, ku qenë siguruar rendimente të nivelit europian në kulturat bujqësore e në blegtori, sot është shndërruar në djerrinë të stërmadhe!

Ish-kanalet ujitëse e kulluese, që gjarpëronin si arterie në të gjithë Myzeqenë e Lushnjes, sot janë shndërruar në hendeqe me ujë të ndenjur, më të shumtët – mbuluar me barishte e deri me shkurre! Rezervuari i madh i Thanës, që dikur e dërgonte ujin deri në skajin më perëndimor të rrethit, sot pret t’i vihet në gatishmëri rrjeti ujitës e kullues i kanaleve. Pyjet shekullorë të kodrave të Kryekuqit e të Spolatës kanë vite që janë zhdukur!

Toka bujqësore është kthyer në truall me ndërtime pa kriter, ndërsa pjesa tjetër që ka ngelur tokë arë është gardhëzuar aq ngushtë, sa mekanizimi dhe modernizimi i bujqësisë është i pamundur. Ka shumë propagandë për gjoja zhvillimin e zonave të fshatit, në rrethin e Lushnjës, por  realiteti është krejt ndryshe. Gjithsesi, le të shpresojmë se më mirë do të bëhet.

 

 

 

 

 

Dhimitër Shtëmbari November 22, 2015 17:45
Komento

42 Komente

  1. Endri November 22, 17:58

    Keshtu eshte kur u shtetezua me te padrejte toka e pronareve te ligjshem. Asnje sot spranon ti marrin pronen qe zoterojne po asnje spranon ti ktheje hakun atyre qe kishin punuar para 1945 dhe kishin ngritur pasuri. E drejta e prones eshte e drejte themelore dhe deri ta kuptojne injorantet e ketij vendi te mjere kurre sdo shohin zhvillim

    Reply to this comment
    • Zeri i Popullit November 22, 18:20

      I lenin derre or hajvan, punonin fshataret me jopinga, ose me gjysem jopingash me parmende,vetem groshe mbillesh.

      Reply to this comment
      • epsi July 20, 20:45

        hahahahaaaa ta ka mesuar historine enveri ty .ti ke mesuar ato libra qe kane shkruar historianet komuniste qe nga keristo frasheri e deri tek paskal milo e pellumb xhufi nuk ke faj. po te pakten meso historin mbas kolektivizimit te bujqesise ku fshatari vetem nje muaj ne vit hante buk gruri se 11 te tjeret i kishte buk misri ,nga ai misri i verdhe gjorgjian pa do mbante rradhe edhe ai per te marre 10 kokrat e vezes apo 1 liter qumesht .c`fare te numeroj me se ka plot po te jesh ne fshat dhe te marresh veze me racion apo qumesht ne dyqan ska me keq .po te ardhurat i di se sa ishin ? kooperativa me e mire ndante aty tek 100 lek per dite pune .po a e di se cfare mund te bline fshatari me ato 100 lek ? ta them une mund te blinte 1kile e nje cerek sheqer mund te blinte 100 gr kafe pa pjekur dhe te merte kusur 10 leke ose mund te blinte tre buke misri ,ose mund te blinte 2 kg makarona po i duheshin edhe 10 leke .ose do punonte 10 dite per te blere nje pale kepuce ka plot suksese te tilla partia e punes dhe ai shoku yt enveri

        Reply to this comment
  2. Dibra A November 22, 17:58

    LAVDI ENVER HOXHES
    LAVDI PPSH

    Reply to this comment
  3. Shkerdheni i Saliut November 22, 18:05

    Reformen e trete e beri Sali Krimineli ku u dha toke pa esap MALOKERISE, por edhe aty ku i dolen zot Pronaret iu muar me force prej bishave “Hajde Dru me Pre”, me mbeshtetje e Qeverise dhe te Partise se Demtimeve Shqipetare, ne cdo vend viheshin tabelat: Toke e Xanun.

    Reply to this comment
  4. Hasani November 22, 18:11

    Enveri ne 1945 beri REFORMEN AGRARE dhe i dha token, pastaj pas nje viti me 1946 beri KOLEKTIVIZIMIN duke ja marre toke, lope e dhen e duke e rrasur ne Kooperative me 3 lek per dit pune. Aty ne Kooperative e gjeti fshatarin viti 1991 kur u leshua si qeni nga zinxhiri i Kooperatives e zuri toke ku deshi.

    Reply to this comment
  5. jakobini November 22, 18:18

    25 Nentori 1945 wshtw ngjarja me e madhe ne historine vegjelise shqiptare. Toka iu mor latifondisteve me tapi turke dhe iu dha shumices absolute te fshataresise shqiptare. E pergezoj artikull shkruesin per te verteten qw shpalos! Myzeqatet duhet te jene kranare per kete date!

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. November 22, 18:42

    Dabra A,po shum ke te drejt,se dota kerkoin ENVER MALIN,te gjith ata qe bene token e vete.
    Por mjerisht ajo,gjenerat po plaket dhe ngadal ngadal po vdes,dhe kta fashistet e ri,po bejne shpelatjen e trurit gjeneratave te reja se gjoja ENVERI DHE SICIALIZMI,jua bere te zezat jua mori tokat e kshtu me propaganden e tyre dotashlin nga mendja njerzore reformen e famshme AGTRARE QE BERI FUKARAN ME TOK,dhe cifligaret u detyruan te ndajn tokat me popullin qe r punonte token.
    ENDRI,ma larte po thot gjepurat e sahanlepyrsve te ballit dhe zogut,qe bashkpunuan me nazifashistet,dhe po thot se e bene shtetzimin e pa drejt qe jua moren tokat pronarve pra sipas kti birbo qenka bere gabim pse jua eshte marr kulakve dhe cifligarve dhe pronarve borgjez toka dhe ju eshte dhan apo ndar atyre qe e punonin dhe iahin fukara,kjo i pengon,endri.Dota kerkoim ENVERIN,por nuk e gjejm dot mjerishte.

    Reply to this comment
    • Endri November 22, 20:52

      Ti vazhdo me msimet e realizmit socialist duke ofenduar pa me njohur si zogist apo ballist kur ne fakt nga familja ime kane dale vetem partizane. Neqoftese per ty eshte mire ajo qe ben shko fale sot ca prone ke dhe jepja shtetit ose fukarait. Paraardhesve te mi nuk ja fali njeri pronat. Punuan, treguan aftesi dhe i blene. Ti qe nuk te dhimbset prona jote shko falja te tjereve.

      Reply to this comment
      • marion November 23, 00:15

        Re Endri!
        Qysh the ti re,qe nga familja jote kane dale vetem partizane???
        Te DHJEFSHA mu ne ata partizanet e tu,se ne fakt kane qene BALLISTE apo zogiste!
        Ata qe dolen malit PARTIZANE ishin gati te jepnin JETEN per Shqiperine duke luftuar okupatorin dhe tradhetaret e vendit qe kishin shtypur e shfrytezuar popullin ne sherbim te pushtuesve!
        Ato toka qe kishin BEJLERET E AGALLARET ua kishte dhene TURKU per sherbimet qe u kishin bere kunder popullit shqiptar!
        Edhe ne se i kishin blere me florinj,perseri florinjte ua kishte dhene TURKU per sherbimet antishqiptare te tyre!
        SHKURT:
        Bejleret dhe Agallaret u bashkuan me Ballin dhe Legalitetin dhe te gjithe me PUSHTUESIT qe te rrembenin pushtetin me ndihmen e tyre duke luftuar kunder PARTIZANEVE!
        LAVDI HEROIT ENVER HOXHA!!!

        Reply to this comment
    • ben tironci November 24, 03:25

      Mund te ofendoni sa te doni por sot po vuajn njerrezit nga ajo cmenduri qe beri Dulla , nga njeri krah ja u dha nga tjetri i beri si bagetite ne koperative dhe ca te tjere i quajti kulake i ngordhi burgjeve per tju vjedhur gjakun na morri shtepite e futi aty ke i donte bytha dhe u be nje kohe qe po rritet nostalgjia dhe edukimi i te rinjve per Enverin .Ato qe ndertoj fabrkat apo uzinat dhe te tjera mos ja hidhni posht por mos harrojm ku shkuan shtetet e tjera ne 45 vjet .Dulla e filloj me kupon e mbaroj me tollon por ne keto 25 vjet me shpellar spiuner 80 leksha natyrisht njerrezit jane lodhur ju ka ardh ne maje te hundes por ti bejm reklam Enverit esht cmenduri .

      Reply to this comment
  7. sokrati November 22, 18:51

    E lexova si gjithmon me korrektësi shkrimin tuaj i nderuari Dhimitër! Gjyshrit tanë ,po dhe pak baballarët tanë kanë vuajtur për atë të shkret tokë. Atë ndërtesë dy katshe e mbaj mend mirë, madje më kanë bër përshtypje pllakat me të cilat ishte struar koridori në hyrje, ashtu si mbaj mend edhe shtëpitë tona të mbuluara me kashtë,pa tavane e pa oxhak. Mbaj mend se pas reformës erdhi dhe traktori i par tip “BTZ” . Ato investime që u bënë në atë periudhë për bujqsinë edhe në ëndërr nuk janë pr t’u bërmë. Tani një mendim për komentuesin “Endri” Ku i gjeti pronari juaj gjithë ato hektar tokë që pushteti popullor ia sekuestrioi ? Pa tjetër që i zaptoi edhe me forcë ,ose ua “dhuroi ” Turqia si shërblim për besnikri në kohën e reformave të tanzimatit. Pse si u krijua rendi Skllavopronar,apo ai feudal i cili në Shqipëri egzistoi deri në përfundim të Luftës Nacional Clirimtare. E pse na qënkan pronarë të ligjshëm ? Apo pse shfrytëzonin popullin…. Edhe sot të marrin aq sa u takon. Pse nuk pranojnë shpërblimin si tokë bujqësore, deri sa e kanë patur tokë bujqësore para 1945 që e cilsoni,po e duan me vlerësim tokë truall ? Duan të grabisin përsëri këtë popull.

    Reply to this comment
    • Endri November 22, 20:49

      Ku i gjeti pronari im? Po ja stergjysherit e mi i blenin me naplona floriri tokat dhe shtepite ashtu si mund ti blesh dhe ti sot po te kesh mundesite ekonomike. Pronar te ligjshem te ben akti i blerjes dhe hipoteka i nderuar jo zaptimi. Per sa i perket kompnesimit ose me kthe token ose me kthe kompesimin per token per ate qe vlen sot jo ate qe vlente para 60 vitesh se po te dua ta blej une nga shteti ate toke se blej me si toke bujqesore po si truall. Po injorantet qe skane pas kurre nje prone skane si e kuptojne kur te marrin dicka per te cilen ke punuar gjithe jeten per ta arrit.

      Reply to this comment
      • AlbaS November 22, 21:15

        Ku i gjeti napolonat gjyshi yt o Endri? Kur e vuri pasurine? Llogarite vete: nga 1912 deri ne kohen e Zogut (pastaj erdhi lufta)? Per pune dhjete vjetesh u be me napolona gjyshi? Me siguri gjyshi do te kete qene ndonje bythelepires i sulltanit, nga ata qe e kthyen fleten ne 1912 e u bene me Ismail Qemalin dhe i lepinin sumen Zogut me pas dhe e kane kthyer fleten ne çdo regjim. Krahasoje gjyshin me keta pasaniket e sotem qe e kane vene pasurine ne po te njejtat diferenca kohore e qe pas 50 vjetesh niperit e ketyre, ndonje Endri si puna jote, do na thote “gjyshi e ka vendosur pasurine me djerse”.

        Reply to this comment
        • Endri November 22, 21:26

          Nga 1912 ne 1939 jane 27 vjet dhe jo 10 dhe jane mjaftueshem per te vene pasuri per te gjithe ato qe kane ate quhet shpirt sipermarres. Per te gjithe te tjeret do thone sdel koha. Dhe tani ne 2015 njoh pasanike qe kane vene pasuri me djerse ashtu si njoh njerez qe e kane vene ne menyre te paligjshme. Jo vetem ne Shqiperi po kudo ka njerez qe kane talent per biznes ashtu si ka njerez qe nuk dine te bejne biznes. Po pa merak se e keqja e ketij vendi jane Endri-te dhe jo ato qe presin nga shteti ti japi prona nga shpronesimet e te tjereve 😉

          Reply to this comment
          • AlbaS November 22, 22:11

            Ne 1922 u be zogu kryeminister, vit qe daton me nisjen e lepirjes se sumes se harabelit nga gjyshi yt! Pra 10 vjet fiks! Sa per “shpirtin sipermarres”, a je ne vehte ti apo jo? Cfare jane keto idiotesira aman? “shpirti sipermarres” i gjyshit ne vitet ’20? Vendose ne kontekstin historik te kohes “shpirtin” e gjyshit dhe po keshtu edhe “shpirtrat sipermarres” te gjithe pasanikeve shqiptare qe nga 1990 e sot. Kane vene pasuri ne kaos, injorance dhe zhul. Dhe e kane vene me dhune, mashtrim dhe korrupsion. Njeriu i ndershem dhe me talent nuk ka qendruar kurre ne Shqiperi as ne kohen e gjyshit tat, e as sot, se nuk pajtohet dot me bythelepirjet e sulltaneve te dikurshem dhe ketyre te sotem.

          • mirel November 23, 00:23

            Paske qene proletar bythcjerre zotrote me kohe e me vakt..

      • dfg November 23, 00:22

        Re Endri!
        Po ti the se nga rraca jote dolen vetem partizane,ndersa tani na thua se gjyshi a stergjyshi paska pasur FLORINJ me trasta???
        Po partizane nuk dolen ata qe kishin FLORINJ,o VULE HUMBUR,por vetem ata qe ishin TROKE NE BYTHE??
        Ja pra qe je MASHTRUES I NDYRE,
        BALLISTO-ZOGIST!!!
        Dhe ik e mos na caj bythen shume,kelysh tradhetari!!!

        Reply to this comment
      • ben tironci November 24, 03:31

        Endri e drejt cfare ke shkruar por e keqja esht se keta ndyresira ne pushtet 25 vjet vazhdojn rrugen e PPSH .

        Reply to this comment
  8. Illo November 22, 19:29

    E falnderoj z. Shtembari , per trajtimin historik- real te tokes shqiptare . Reforma e nisur nga Zogu dhe e perfunduar nga Pushteti monist ishte e arsyshme dhe shume funksionale . Arbitrar ishte ligji famkeq 7501. Brenda suazes te ketij ligji , Sali Berisha I fali minoritetit grek , tokat ne luginen e Drinos . Minoritaret jane vellezrit tone , por tokat nuk jane te tyre , simbas kodit nderkombetar te pronesise .Llogjika juridike dhe demokratike nuk mund te parashifte nje ligj si ai 7501 . Kete ligj te verber e formuluan : Pashko , Meksi , Berisha dhe Nano .Ligj amaror dhe kontravers . Te gjithe katrahuren post komuniste ky ligj e krijoi . Do te ishte krejt normale , qe pas vendosjes te Demokracise , pronat te vinin ne kufijte e reformes . Reforma e kishte konsoliduar veten . Pse nuk ju rikthyen ketij realiteti te ashtuquajturit demokrate , qe histoikisht kishte luftuar fshataresia shqiptare . Ketu nuk permend faktin , qe komunizmi nuk zhduku ipotekat . Je shume objektiv z. Shtembari dhe te falnderoj per kete shkrim me rendesi historike . Eshte nje ndihmese e cmuar per krijimtarine time historike -bujqesore . I. Foto

    Reply to this comment
  9. maks November 22, 19:31

    ne lushnje flitej nga te vjetrit qe enveri kur beri reformen agrare e nisi nga tokat e familes se vete sepse ata ishin pronar te tokave gorre e krutje dhe te paren tapi qe ndau ja dha ishuzmeqarit te tij xha lazes tani pas viteve 90 na u be reforma e dyte ku i zoti i tokes nuk i mori tokat po ju a dhan te ardhurve keshtu te ardhurit u ben pronar tokash dhe pronaret ngelen me gisht ne goje

    Reply to this comment
  10. Darius November 22, 19:33

    Toka aty do rrije njerezit ikin e vine o…….pipell llafos kot.
    dje ja dha Turqia
    ne mengjes Enveri
    mbasdite 7501 Kubese
    neser…….kush e di….??

    Reply to this comment
  11. Demokrati November 22, 19:40

    Reforma Agrare e vitit 1945 eshte nje nder masat me te shkelqyera qe mund te kete ndermarre ndonjehere ndonje Qeveri ne Shqiperi. E beri fukarane, qe perbente 90 per qind te popullit, me prone. Ishte ajo fukara qe doli ne lufte dhe çliroi Shqiperine, sepse bejleret u lidhen mbas prones, tokes, dhe shumica u be bashkepunetore e armikut. Bukur e thote autori i shkrimit, se Reforme Agrare nisi te beje edhe Zogu, por ndau ca moçalishte, ku futi me te shumtit kosovare dhe e nderpreu. Sa per qeverite e mbas vitit 1991, ato ende vazhdojne te ndajne tapi. Pra, ishte Enver Hoxha, udheheqesi i vertete popullor, qe brenda 12 muajve u dha token fshatareve te varfer. Sa per koperativat bujqesore, ato ishin te domosdoshme. Ku mund te ecte para bujqesia me disa rripa tokash, pa mjete e pa plehra siç po shikojme edhe sot. Shtetet me te zhvilluara te Europes kane kooperime te medha fermeresh. Shkurt, shkrimi eshte shume interesant dhe me mesazhe aktuale.

    Reply to this comment
  12. demo November 22, 19:52

    Reforma agrare enveriste ishte nje grabitje e dhunshme e tokes,pronareve te ligjshem.Te kesh toke e pasuri te vena brez pas brezi do te thote se je familje punetoresh dhe jo parazitesh,lypsaresh,lapangjosesh rrjepacake,qe ju bashkuan komubizmit per te grabitur fisniket.Jo vetem kaq,por si te mos mjaftonte dhuna 50 vjecare ndaj pronareve kombetare,llumi proletareiatit me malokun pa identitet Sali Berisha ua grabiti perseri tokat bujqesore,arat,pyjet dhe trojet bejlereve fisnike,me ligjin 7501 dhe ligjin “toke e xanun”.Duke e lene dhenjen e akteve te pronesise ne varesi te komunave,pa njohur tapite e Zogut,Sali Berisha nxorri fytyren e tij te vertete prej maloku te brezit kufitar.Prej frengjise se karakollit te tij ne lugun e zi kjo familje e sikterrisur hajnash,qe kishte ndrruar identitet,pergjonte kalimtaret,liridashesit qe arratiseshin ne boten e lire.Kjo ndyresire familje ka marre ne qafe sa e sa malesore fisnike,qe nuk e duruan dhunen komuniste./Ne Janar 1991 te burgosurit politike,diten e formimit te shoqates ne Tirane pyeten nje plak nga Tropoja:-Kush eshte ky Sali Berisha?Aiu pegjigj:-Berisha dogji malsine,Berisha do te djegi Shqiperine.Keto fjale i ka degjuar edhe karkaleci Berishist,uran kostyreci,le ti mohoje se ka filluar te lepije ato qe ka peshtyre.

    Reply to this comment
  13. demo November 22, 19:56

    Reforma agrare enveriste ishte nje grabitje e dhunshme e tokes,pronareve te ligjshem.Te kesh toke e pasuri te vena brez pas brezi do te thote se je familje punetoresh dhe jo parazitesh,lypsaresh,lapangjosesh rrjepacake,qe ju bashkuan komubizmit per te grabitur fisniket.Jo vetem kaq,por si te mos mjaftonte dhuna 50 vjecare ndaj pronareve kombetare,llumi proletareiatit me malokun pa identitet Sali Berisha ua grabiti perseri tokat bujqesore,arat,pyjet dhe trojet bejlereve fisnike,me ligjin 7501 dhe ligjin “toke e xanun”.Duke e lene dhenjen e akteve te pronesise ne varesi te komunave,pa njohur tapite e Zogut,Sali Berisha nxorri fytyren e tij te vertete prej maloku te brezit kufitar.Prej frengjise se karakollit te tij ne lugun e zi kjo familje e sikterrisur hajnash,qe kishte ndrruar identitet,pergjonte kalimtaret,liridashesit qe arratiseshin ne boten e lire.Kjo ndyresire familje ka marre ne qafe sa e sa malesore fisnike,qe nuk e duruan dhunen komuniste./Ne Janar 1991 te burgosurit politike,diten e formimit te shoqates ne Tirane pyeten nje plak nga Tropoja:-Kush eshte ky Sali Berisha?Aiu pegjigj:-Berisha dogji malsine,Berisha do te djegi Shqiperine.Keto fjale i ka degjuar edhe karkaleci Berishist,uran kostyreci,le ti mohoje se ka filluar te lepije ato qe ka peshtyre.Nuk behet nShqiperia,pa shkuar prona tek i zoti.

    Reply to this comment
  14. Lili November 22, 20:09

    Sot ,pronaret e ligjshme Kane vdekur ose rropaten neper institucionet qe disa prônat t’iu kthehen,po prônant nuk kthehen se na Kane dallur pronaret e ri,multimillioneret e PS e pdse qe blejne-?- mija hektar pronash ne cdo cep interesant se familja berisha ne portoromano,apo ‘famijet’ e edi rames gjate Tap-it!
    Mos te flasim per pronarin kokedhima qe ka gjithe bregdetin ne jug!
    Pronaret e ri pengojne kthimin e prônés e detyrojne qytetaret e thjesht me paguar demshperblimet qe shteti nuk guxon me iu kerkuar pronareve te dinja!….
    Paguani,paguani qe ato te pasurohen edhe ma shume e ju te varferoni edhe ma shume:ashtu e deshte,ta tregoni sistemin pervers qe keni zgedh vete me vendos!
    Kingdom is freedom!

    Reply to this comment
  15. njoni November 22, 20:29

    a pa pa si versulen bagetite me edukaten e realizmit socialist per te komentuar dhe shprehur nostalgjine per epoken e lavdishme te shpronsimit (vjedhjes ne mase) te prones. Hajdutet dhe bijte e hajduteve krenohen me turpet haptazi. Lume kombi qe ju ka se na e keni sigurar prapambetjen edhe per nja 50 vjet te tjera.

    Reply to this comment
  16. intelektuali November 22, 20:46

    REFORMA AGRARE NUK I DHA FSHATAREVE TOKEN QE ENVERI U A GRABITI PRONAREVE, POR E TRANSFORMOI VATANIN NE NJE CIFLIG PERSONAL TE FAMILJES HOXHA ME ANE TE KRIJIMIT KOOPERATIVAVE BUJQESORE MESJETARE ME PUNE TE DETYRUAR, TE CILAT I HENGREN KOKEN KOMUNISTEVE DHE FALIMENTUAN EKONOMINE DHE RENUAR SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI.

    Ata qe mburren me reformen famekeqe agrare te tipit sovjetik, le te kujtojne tufezimin enverist ne fshat dhe tollonat ne qytet kur Diktatori Pederast, Sadist dhe pa shkolle Enver Hoxha mbeti fillikat i vetem ne Dimrin e Vetmise se tij, pa ndihmat e dashnoreve komuniste dhe pa te ardhurat nga ekonomia e tij staliniste e vetizoluar nga Bota e jashtme. Ne pleniumin e fundit te PPSH e pyeste dallkaukun me shkolle nate Adil Carcani qe nuk dinte se cfare te bente me postin e Kryeministrit te vendit per te siguruar ushqimin minimal te popullates:

    KU DO T’I GJEJME DOLLAROT MORE ADIL?

    Adil Dallkauku pergjigjej:

    DO TA PERBALLOJME RRETHIMIN ME FORCAT TONA!

    Enveri qe megjithese nuk kishte bere asnje shkolle e kuptonte me mire se Adil Dallkauku te verteten e hidhur me ekonomine shqyptare te falimentuar pyeste pa pushim:

    PO NA DUHEN DOLLARO MORE ADIL, KU DO T’I GJEJME?

    prandaj rezultati i reformes agrare enveriste matet jo me ate qe

    NISI

    Enver Hoxha ne vitin 1946 duke mare urdher nga Moska dhe Beogradi per ta bere Vatanin si nje CIFLIG personal, por me ate qe

    BITISI

    ne vitet 1990 me tufezimet e tij famekeqe dhe me tollonat e varferise dhe mjerimit makaber duke i detyruar shqyptaret te marrin arratine nga syte kembet kur ra Diktatura perfundimisht.

    Reply to this comment
  17. AlbaS November 22, 21:03

    Shkrim shume i sakte dhe interesant! Do te shtoja vetem diçka mbi efektin e kesaj reforme: reforma agrare i dha nje goditje simbolike te fuqishme mendësisë shqiptare te asaj kohe, dhe pikerisht prej ketij akti madhor filloi shnderrimi perfundimtar i shqiptareve nga osmane ne europiane.

    Reply to this comment
    • Endri November 22, 21:27

      Me ler te te saktesoj. Baza e Europes eshte prona qe nga viti 1500 e ketej kshuqe llogarite ti sa na europianizon mohimi i prones te te tjereve. 🙂

      Reply to this comment
      • AlbaS November 22, 22:22

        Shume dakort, e Europes, por jo e Shqiperise, se Shqiperia ka qene toke turku 500 vjet! 500 vjet rrenim mendor! 500 vjet humbje kohe. Kur Europa kishte tramvaj, tek ne ishte Kandahar, kur ne Europe kishte kod civil dhe kod penal, tek ne te vrisnin (ja, si sot) per gjakmarrje nga pas ferres, kur Europa diskutonte per filozofi, ne luftonim turqit, serbet dhe greket per pavaresi, kur Europa kishte muzike klasike, ne kthenim sumen perpjete nga xhamia. Shthurrja e osmanizmit filloi me organizimin e luftes partizane. Aty ju hapen syte masivisht dhe rinise, prandaj ne 1946 e bene reformen tak-fak. Po, po na europianizoi dhe riforcoje ndjenjen kombetare, kurse sot kombi ka hyre ne nje faze te rrezikshme shperberje: njeri thote jam mysliman, tjetri jam grek, tjetri jam latin, tjetri jam maqedonas. Skenderbeun e kane zhdukur si figure perfaqesimi kombetare. Shikoji tifozat kuq e zi, nuk e nxjerrin kurre skenderbeun, se i ngel qejfi kosovareve… merre me mend perse? Per pune feje. Jemi kthyer si ne vitet ’20, ne kohen e “shpirtit sipermarres” te gjyshit tend. Per te qare.

        Reply to this comment
    • intelektuali November 22, 21:30

      REFORMA AGRARE I BERE SHQYPTARET SI MAJMUNE XHUNGLE

      Ja si i beri europiane reforma agrare e Enver Hoxhes:

      https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

      Shikoje dhe kenaqu o debil fanatik.

      Reply to this comment
      • AlbaS November 22, 22:25

        Po flasim per vitin 1945. Shikoje Shqiperine! SI Kandahar. E kane filmuar gjermanet! https://www.youtube.com/watch?v=5rSfkYeOllw

        Reply to this comment
        • intelektuali November 23, 08:15

          Jane foto filmike krejt normale si te gjitha vendet e rajonit, biles me te mira se ne Greqi dhe Italine e Jugut apo ne Francen e Pasluftes qe po vdiste nga uria. Keto pamje filmike mbreselenese shume te bukura te asja kohe perpara se Enver Hoxha te mbille MURTAJEN bolshevike te Morrit te Kuq, tregojne se tregetia e lire dhe zejtaria private e shqyptarit kane qene te implementuara ne shpirtin e popullit tone te vuajtur ne rrugen per mbijetese duke e bere pothuaj te barabarte me te gjithe popujt e rajonit te Ballaknit, pse jo me shume popuj te tjere te Evropes Perendimore. Shikoji pamjet e eksodit te 1991 dhe krahasoji qe te kutosh ndryshimin dhe t’i therrasesh trunit te fanatikut te indoktrinuar sepse me keto foto i ke zbathur breket totalisht perpara miletit qe ka duy pare tru ne koke.

          Reply to this comment
      • Edi November 23, 00:29

        Shqiptarët vërtetë u bënë si majmunët ngaqë ishin si dhitë e egra në male. Të paktën majmuni është më afër njeriut.

        Reply to this comment
  18. bobo November 23, 00:57

    O intelektual i leshit,o mut intelektuali,ti je kokrra e injorantit,se nuk i thone SHQYPE,POR SHQIPE,NUK I THONE SHQYPERI, POR SHQIPERI.O derr me zile.

    Reply to this comment
  19. laluci nga lushnja November 23, 07:36

    Ne lalucet kemi vojtur shume,ne e terhiqnim parmenden vete se nuk kishim kafshe pune,ishim te gjithe malarike dhe me bark te fryre,vdisnim te rinj deri ne 45 vjec,shtepite i kishim kasolle me balte e kashte e ne truall dheri pa tavan e pa oxhak,na perbuzte tere mileti sa na cilesonin te barabarte me haivanin,na quanin buxhake,ndersa sot jemi pasuruar me shtepi te reja e me shkolla e kuadro kemi pare bote me sy dhe as qe duam te marrim toke,emigracioni eshte me i lehte e me fitimprures,per ate qe punon me nder.

    Reply to this comment
  20. MIkeli November 23, 10:36

    Shoku Dhimiter je nje hajvan i madh, por mbi te gjitha nje i pafytyre. Akoma ke ne zemer kriminelet e Enverit. E quan veten publicist, ne fakt je funderrine e diktatures. Iku koha e paraziteve te arsimit.

    Reply to this comment
  21. maks November 23, 12:04

    respekte mico je nje nga intelektualet me te mire qe ka myzeqeja

    Reply to this comment
  22. Z/Kallami November 23, 19:44

    Me ndryshimin e sistemit ne vitin 1990-91.Nuk duhesh futur duart ne shperberjen e rreformes agrare.Korrupsioni do ishte mos me thane aspak ne pronen e caktuar qe ne vitin 1945.Nga “toka i takon ati qe e punon” kaluam ne “Toka i takon ati qe e perdredh”.
    Ku kishte marre gjithe keto prona ish presidenti Berisha qe kurr mos i ndaft ishi permbas deri sa ti haje bytha dhe.Ku me dy dhen e dhi ne maje te Vicidolit ka zane toka sa i ka kap syni.E marre si shmebull kete pinjoll si ma i ndigjuemi,ma i njohuri historikisht dhe ma simpatiku per pune te liga ne konsolidimin e shtetit shtet te korruptuar mbi 100%.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*