Reforma e deregulimit, Ahmetaj urdhër për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen

October 5, 2017 16:20

Reforma e deregulimit, Ahmetaj urdhër për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen

 

Pas deklaratës së sotme të Kryeministrit Edi Rama për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka lëshuar Urdhrin për “Lehtësimin e Kërkesave Dokumentare të Shërbimeve të Ofruara ndaj Biznesit dhe Qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Institucionet në Varësi të saj”.

Në këtë urdhër detajohet lista e dokumenteve qe institucionet në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomise, nuk do t’i kërkojnë më nga qytetarët dhe sipërmarrja, por do t’i sigurojnë përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit ndërinsitucional.

Në këto dokumente përfshihen, çertifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS; Ekstrakt historik i kompanisë; vërtetim për posedim mjetesh; vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatim paguesit E-SIG02a; vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundit për tender; vërtetim për individë të paregjistruar; Formulari E-SIG03a, vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët; vërtetim për përgjegjësinë tatimore; vërtetim për pagimin e detyrimeve; vërtetim për statusin e tatimpaguesit; Vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale; dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore; Të gjitha llojet e çertifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.

MFE bën të ditur se, pjesë e rëndësishme e këtyre dokumenteve janë një numër vërtetimesh të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilat vetëm në vitin 2016 janë lëshuar mbi 275,702 herë.

Përmes gjenerimit të këtyre vërtetimeve nga platforma e-Albania, iu kursjemë qytetarëve dhe bizneseve mbi 91,912 orë me një vit, ose gati 11,400 ditë pune, thekson MFE.

Po kështu, vijon MFE, janë mbi 152,237 ekstrakte të lëshuara nga QKB në një vit, për të cilat janë shpenzuar rreth 71 mijë orë pune, që sot eleminohen përmes ofrimit online.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shton se, po vijon me procesin e deregulimit në të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohet në institucionet e varësisë, duke synuar reduktimin drastik të dokumenteve të kërkuara nga qytetarët dhe sipërmarrja dhe kalimin në një nivel të ri të modernizimit dhe dixhitalizimit të tyre.

October 5, 2017 16:20
Komento

7 Komente

  1. Antoneta October 5, 17:52

    Shyqyr. Digjitalizimi I ketyre sherbimeve ishte shume I domosdoshem dhe me ne fund fale jush kjo po ndodh. Bravo z.Ahmetaj.

    Reply to this comment
  2. Klaudjo October 5, 17:53

    Beno po faleminderit o plak se ngelen sa ne nje dere ne tjetren per nje cop letre.

    Reply to this comment
  3. Neo October 5, 22:05

    Nje nga gjerat me te mira qe qeveria ka bere eshte heqja e ktyre procedurave torturuese

    Reply to this comment
  4. Melisa October 5, 22:05

    Ne gjithe reformen ne teresi mbi institucionet jam dakord me ramen kurse beni e ka tregu se ben mire qe kur hoqi ate taksen qe keta thone se do te kthej

    Reply to this comment
  5. Xeni October 5, 22:05

    Nje nga arsyet qe votova ps ishte per te heq kete ndyrsi qe mundon perdit qyterate ne administrate

    Reply to this comment
  6. Selma October 5, 22:06

    Kesaj I thone te hengsha urdherin je ma I miri…bravo

    Reply to this comment
  7. Luljeta October 5, 22:06

    Kenaqemi kur degjojm qe eshte vene rregull ne shqiperine tone te dashur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*