Reforma e thellë Zgjedhore është Thembra e Akilit në zgjedhjet e reja Parlamentare!

February 11, 2019 12:37

Reforma e thellë Zgjedhore është Thembra e Akilit në zgjedhjet e reja Parlamentare!

Mona me Shtëpinë Qendrore,

kësaj here do fitojë,

dhe pse Reformën Zgjedhore,

nuk e zë njeri në gojë!.

 

Ky do jetë Qershori i vetëm,

nuk do ketë Qershor të dytë,

do dojë Luli me Monikën,

dy palë zgjedhje në një ditë!.

 

Kuptohet-parlamentaret,

janë më të rëndësishme,

po ato tok me lokalet,

janë dy gjëra krejt të ndryshme!.

 

Lokalet mund të kuptohen,

dhe nga një me shkollë fillore,

të tjerat s’mund të zhvillohen,

pa reformë të thellë zgjedhore!.

 

Flas për zgjedhjet Kuvendore,

ku thuhet se do të vemi,

ku veç partitë kryesore,

i favorizon sistemi!.

 

Luli bën sikur s’kupton,

po bën rolin e debilit,

por ndryshimi i sistemit,

është Thembra e Akilit!.

 

Për gjithë partitë e vogla,

paqe përsëri nuk ka,

nga to vjedhin mijëra vota,

tri partitë e mëdha!

 

PS-ja në daltë më vete,

Rama merr votat e tija,

e votat e aleatëve,

merr PD-ja e LSI-ja!

 

Vetëm krerët e partive,

do futen në listë vërtet,

dhe të kenë dyzet mijë vota,

marrin veç një deputet!.

 

Ne thotë-zoti Agron Duka,

pesëdhjetë mijë vota kemi,

po nuk dalim dot më vete,

se na penalizon sistemi!.

 

Kemi rastin e Ben Blushit,

njëzet mijë i mori vetë,

po mos qe me listë të mbyllur,

do merrte dy deputetë!.

 

Ligji që kemi tani,

të vegjlit i pushkaton,

kur me një parti të madhe,

nuk janë në koalicion!.

 

Kur je në koalicion,

je i mbrojtur si në blind,

se kur konkurron më vete,

ke pragun katër përqind!.

 

Këtë sistem e sajuan,

Edi Rama me Salinë,

dhe njëlloj të dy menduan,

të groposnin LSI-në!

 

LSI-ja s’u gropos,

po mbeti sërish në jetë,

mori me njëqind  mijë vota,

vetëm katër deputetë!.

 

Vërtetë katër- tha Dritani,

po janë mandate floriri,

nisur që nga ajo ditë,

një faktor u bë Iliri!.

 

Tani LSI është rritur,

futet në tre kryesore,

as ajo s’ka interes,

për reformë të thellë zgjedhore!.

 

Dhe PD-ja me PS-në,

kurrë sistemin s’e ndryshojnë,

sepse votat e të vegjëlve,

vetëm kështu i fitojnë!

A.DUKA

February 11, 2019 12:37
Komento

4 Komente

  1. L.H February 11, 14:34

    MOS I POLITIZO VARGJET SE JA FUT SI KAU PELES!
    Pa dashje shpije uje ne mullirin e krimit e korrupsionit perçarjes vllavrasjes ne nje vend ku ka me shume parti se elektorat be me shume te zgjedhur se zgjedhes !

    Reply to this comment
  2. Populli February 11, 17:40

    Nuk na duhen reformat e thella zgjedhore,
    por na duhen reforma te thella mendore,
    boll me ato baglat qe la ne 90′ Ram Alia,
    nga Sali maloku der te Ed Ram marrezia,
    ngrehu i gjithe pra or populli yne mbare,
    ti shporrim, ti zhdukim keta zarbo zagare,
    kemi 28 vjet me bajgat e bythes se Ramizit,
    ti hedhim keta te gjithe ne grope te gjirizit,
    nuk ben hajer sot Shqiperia ne vit 2019,
    akoma me keto bajga te dhjetorit – 90,
    Shqiperia lengon sot nga dare e varferise,
    nga pjellat e qelbura te atij Ram Alise,
    ka 28 vjet qe keto bajga mbajne qeveri,
    me keta akoma s’do kete kurre prokopi,
    te behemi dhe ne si vendet europiane,
    mos mbajme qeveri me qen sallahane,
    nuk ka Shqiperia as perparim as begati,
    me pjellat e komunizmit akoma ne qeveri.

    Reply to this comment
  3. katarakti February 11, 18:18

    Me e keqja e sistemit te tashem zgjedhor jane listat ” e mbyllura”. Pra votohet per partite dhe jo per personat. Per me shume eshte kryetari i partise qe i perpilon listat. Pra ai kthehet me dashje ne nje lloj sulltani. Vetem ai ka ne dore te te beje deputet, ose te beje qe te te harrohet emri. Zgjedhesi ne te verte ne kete menyre nuk ka asnje mundesi te zgjedhe. Une nuk dua te votoj per partine, por dua te votoj per individin. Per ate qe me duket me i ndershem, me me kulture, me patriot, me i afte, = pavaresisht se kujt partie i takon. Si zgjedhes une deshiroj dhe kam nevoje per nje parlament ku te degjohet zeri i “kokave te kombit” dhe jo i rufjaneve dhe anonimeve pa dinjitet. Por Rama me Saliun me kete sistem zgjedhor qe eshte na e kane marre peng demokracine. Ne fakt sa demonstrohet qe studentet te marrin provimet pa mesuar, eshte mire qe te demonstrohet fuqishem per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Qe keta palo kryetare partish te mos vene eunuke per deputete, por njerez me reputacion, bindje dhe karakter. Por ata atehere do e kene me veshtire qe te sillen si sulltane. Sistemi maxhioritar me korrigjim proporcionali eshte sistemi qe i kthen votuesit te drejten te beje zgjedhjen qe ai deshiron. Per kete sistem zgjedhor duhet te luftohet. Tu hiqet skeptri nga dora xhahileve qe jane sot kryetare partish.

    Reply to this comment
  4. kris 1 February 11, 21:51

    Me mosperkrahjen e levizjes studentore nga nje popull I mjere POR krenar duke e lene ate Te shkermoqet NE ingranazhet e mafies se Ramadan Monik Berisha demokratizimi I vendor u shty dhe nje dekade.
    Intelektualet do Te kendojne kenget e lirise Te zhytur NE bajga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*