Reforma e ujit nuk jep rezultate, qeveria ndryshon sërish subvencionet për shoqëritë e ujësjellësve

April 6, 2019 09:35

Reforma e ujit nuk jep rezultate, qeveria ndryshon sërish subvencionet për shoqëritë e ujësjellësve

Brenda 6-muajsh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar sërish metodologjinë që do të përdoret për subvencionimin e  ujësjellësve nga buxheti i shtetit.

Sipas udhëzimit të ri, që mban datën 2 prill është hequr ndarja specifike për përdorimin e fondit, e cila deri më tani shkonte 40% për mbulimin e kostove direkte të operimit dhe 60% e tij për nxitjen e performancës së shoqërive.

Ndërkaq, në udhëzimin e ri, pavarësisht se kjo ndarje është hequr, përcaktohet se subvencioni i përfituar për mbulimin e kostove direkte të operimit, në masën 50% të tij duhet të shkojë për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Gjithashtu, një pjesë e tij duhet të shkojë për mbulimin e kostove të pajisjen me matësa të familjeve që u përkasin kategorive në nevojë.

Ndërkaq, për subvencionet që do të përfitohen për rritjen e përformancës nuk ka përcaktime specifike se përse duhet të përdoret, ndryshe nga ai që ishte në fuqi deri më tani që kanalizonte qartë këto shpenzime.

Udhëzimi i ri për subvencionimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve vjen pas publikimit të raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit, i cili vlerësoi se reforma në sektor nuk ka dhënë rezultate.

Sipas Entit,  mbulimi i furnizimin me ujë u përkeqësua me 0.09% gjatë vitit 2018, ndërkohë që mbulimi me kanalizime pësoi përmirësim me 1.4% në krahasim me një vit më parë.

n.s. / dita

April 6, 2019 09:35
Komento

2 Komente

  1. Lili April 6, 10:12

    Gabuam ,do na thot prape kryeministri…!

    Reply to this comment
  2. Feniks April 6, 12:05

    Qeveria te shikoje se UKT e Bashkise se Tiranes vjedh qytetaret,qe jane larguar me banim dhe pune nga Shqiperia dhe kane kerkuar mbylljen e kontrates me UKT,por nuk e mbyllin se duan t’u grabisin mijra qytetareve te Tiranes miliona leke ne muaj me taksat vendore te pa ligjeshme!
    Vendimi nr.59/2015 i Keshillit Bashkiak Tirane percakton se :Taksave vendore te pastrim gjelberimnit dhe infrastruktures arsimore u nenshtrohen vetem personat qe banojne dhe punojne brenda teritorit te bashkise Tirane”!
    Pra Bashkia nepermjet UKT dhe me mbeshtetjen e plote dhe te hapur te kryeministrit Rama GRABIT QYTETARET E TIRANES ME TAKSA TE PA LIGJESHME!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim