Reforma i paraprin monedhës “euro” dhe zgjedhjeve në PE

January 13, 2016 18:28

Reforma i paraprin monedhës “euro” dhe zgjedhjeve në PE

Pavarësisht debateve të forta e qëndrimeve të ndryshme që palët kanë aktualisht apo që mund të kenë në të ardhmen për Reformën në Drejtësi, drafti përfundimtar duket se do t’i paraprijë së paku anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Drafti i Reformës në Drejtësi pritet të parashikojë ndërhyrjet kushtetuese dhe ligjore që i duhen vendit për anëtarësinë në union. Edhe në draftin paraprak të ekspertëve të nivelit të lartë parashikohen një serë ndërhyrjesh ligjore, si përsa i përket mundësisë që në të ardhmen vendi të përdorë monedhën “euro”, ashtu edhe për procesin e përfaqësimit në Parlamentin Europian.

Referuar draftit paraprak, në Kushtetutë do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për të reflektuar anëtarësimin e Shqipërisë duke përcaktuar se shtetasit shqiptarë kanë të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Parlamentin Europian pas anëtarësimit apo për të reflektuar edhe çështjen e delegimit në institucione të pushteteve të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga anëtarësimi.

Po ashtu, në Kushtetutë pritet të përcaktohet parimi i sovranitetit ku e drejta e Bashkimit Europian që zbatohet drejtëpërdrejtë ka epësrsi mbi të drejtën e brendshme të Republikës . Një ndryshim i rëndësishëm është ai që parashikon mundësinë e vendosjes së monedhës “euro” si monedhë zyrtare të vendit.

Referuar nenit 54 të draftit paraprak të Reformës në Drejtësi, në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së Republikës së Shqipërisë me Bashkimin Europian për pranimin e monedhës evropiane, Banka e Shqipërisë transferon kompetenca në përputhje me parashikimet e kësaj marrëveshjeje.

January 13, 2016 18:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*