Reforma, mblidhet Këshilli i Rregullores, Xhafaj: Drafti në seancë

June 22, 2016 20:09

Reforma, mblidhet Këshilli i Rregullores, Xhafaj: Drafti në seancë

Kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se drafti për reformën në fjalë do të kalojë në seancë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Xhafaj u është përgjigjur qëndrimeve kundër të opozitës me precedentin e ligjit për dekriminalizimin.

“Ajo çfarë ka shkruar Gramoz Ruçi (në një letër dërguar Ilir Metës për çuarjen në seancë të draftit) është çfarë kanë kërkuar Paloka dhe Bylykbashi për dekriminalizimin, që produkti i komisionit parlamentar të kalonte në seancë dhe kjo po ndodh”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka theksuar se në rastin e dekriminalizimit, drafti kaloi në seancë me vetëm me 2 firma deputetësh, të Bylykbashit dhe Ballës, si kryetar dhe nënkryetar të komisionit të posaçëm parlamentar.

“Preçedenti është njësoj sikur është një grup, ashtu edhe kur janë disa grupe. Nuk mund të thuash që kur jemi disa grupe ta bëjmë kështu, kur jemi një ta bëjmë ashtu. Rregullorja është një e vetme”, ka insistuar Xhafaj.

Ai ka sqaruar më tej se, “drafti do të hyjë në proçedurë, më pas do të hyjë në kalendar e pastaj do ta shqyrtojë ligjvënësi”, në vartësi të disa aspekteve.

June 22, 2016 20:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*