Reforma në arsim, Fuga i përgjigjet PD-së: Tre arsye pse nuk duhet të flisni

January 31, 2015 21:19

Reforma në arsim, Fuga i përgjigjet PD-së: Tre arsye pse nuk duhet të flisni

Profesori Artan Fuga ka reaguar ndaj deklaratës së bërë sot nga zyra e SHQUP-it, ku deputeti Luçiano Boçi mbështeti qëndrimin kritik të senatit të Universitetit të Tiranës ndaj projekt-ligjit për arsimin e lartë.

Përmes një komenti të postuar në profilin e tij në facebook, Fuga e cilëson këtë deklaratë të PD-së etikisht të pagjetur, politikisht të gabuar dhe kulturalisht pa vend.

Më poshtë komenti i plotë:

 Nga Artan Fuga

Nga shtypi mora vesh për deklaratën e zotit Luçiano Boçi, në emër të partisë demokratike, e cila mbështet qëndrimin kritik të senatit të Universitetit të Tiranës ndaj projekt-ligjit për arsimin e lartë.

Kërkoj ndjesë ndaj zotit Luçiano Boçi, ndonëse nuk e njoh personalisht, sepse nuk jam edhe as anëtar senati, veçse pedagog, por i shpreh mendimin tim sinqerisht se deklarata e tij është etikisht e pagjetur, politikisht e gabuar dhe kulturalisht pa vend.

Politikisht e gabuar. Përse? Sepse partitë politike nuk kanë për rol të vendosen pas qëndrimeve të stafeve akademike. Përfaqësuesit e tyre në Kuvend, në komisione, etj., janë atje për të bërë debat politik me palët kundërshtare dhe të qëndrojnë atje në pozitat që deklarojnë. Debatin ta bëjnë mes tyre dhe jo duke mbështetur a kundërshtuar deklarata të operatorëve jopolitikë, e të vendosen pas tyre. Ata duhet të propozojnë dhe paraqesin një kundër – projekt që nuk po shihet duke shkaktuar inaktivizim. Qëndrimi politik duhet të mbahet atje nga instancat e partisë dhe të grupit parlamentar me qëndrime konkrete, jo me deklarata për shtyp përpara sesa ligji të paraqitet në Kuvend. Përse ky nxitim e kjo mbështetje flak e zjarr, brenda një çasti???

Etikisht e pagjetur. Përse? Sepse përpara sesa të bëjë kritikën e projekt-ligjit, është me vend të shihet se çfarë problemesh janë akumuluar nga e kaluara, sesi universitetet dhe dija universitare është katandisur, sesi është rritur papunësia e studentëve pas shkolle e diplomimi, sesa këpurdha gjoja universitare janë përhapur dhe duhet bërë një qëndrim autokritik i fortë duke parë edhe arritjet edhe të metat e këtyre viteve. Për të parë përpara pa pikë ndroje, por duke e parë situatën në sy sesa e rënduar dhe dramatike është bërë në këto vite.

Kulturalisht pa vend. Përse? Sepse pritet që përfaqësuesit e partisë demokratike në Kuvend ta lexojnë ligjin, ta studiojnë atë, të paraqesin institucionalisht dhe publikisht kritikat e tyre, dhe pastaj të shohin sesa përputhen ose jo qëndrimet e tyre jo vetëm me qëndrimet e senatit por edhe me ato të profesoratit në përgjithësi.

Si qenkan dakord publikisht me senatin, kur ende publikisht nuk janë pozicionuar për projekt-ligjin?

Nuk ka nevojë që ad hoc dhe apriori të vendosen superpozime të nxituara mes qëndrimeve të profesoratit dhe të partive politike.

Gjej rastin të shpreh mendimin tim individual se ky projekt – ligj është nja dhjetë herë më i rëndësishëm për fatet e kombit sesa ai i organizimit territorial, i punonjësit publik, dhe shumë më i rëndësishëm se çdo shenjë dhune në Kuvend. Rasti është që për të të kërkohet jo vetëm një votim konsensual, ose të mos votohet fare, por edhe të insistohet që në Kuvend të vijnë masivisht profesorë dhe studentë që nga tribuna e tij të shprehin idetë dhe propozimet e tyre.

Këtë gjë e bëni dot, apo jo në mirëkuptim me shumicën ose kundër saj? Kjo është çështja. Kurse për të tjerat më duket se janë ngatërruar portat, ideja nuk është që opozita të përkrahë ad hoc senatin, por pasi të ketë qëndrimin e vet për ligjin, ta zhvillojë betejën politike në Kuvend.

Ndërkaq dihet afërmendsh që të gjithë kritikët e këtij projekt-ligji që mban aromë të vjetër e tejkaluar nga koha, do të kërkojnë dhe gjejnë brenda Kuvendit, të gjithë aleatët e mundshëm që i mbështesin pavarësisht krahut të tyre politik, po sikurse dihet që hapësira demokratike e veprimit, mendimit dhe shprehjes është sa brenda atij Kuvendi po edhe aq jashtë tij në gjirin e shoqërisë civile.

January 31, 2015 21:19
Komento

16 Komente

  1. Pop Ulli Ri January 31, 22:03

    Shume sakte profesor Fuga.

    Reply to this comment
  2. Pop Ulli Ri January 31, 22:07

    Me kot llomotisin papagajte e semure me emra te medhenj si Marks Marku,lehes i palodhur e sharlatan te Sigurmir ,sic e ka pershkruar mjeshterisht gazetari trim Kastriot Myftaraj

    Reply to this comment
  3. Pop Ull Irii January 31, 22:12

    Turp per injorante te tipit Marks Marku,i njohur si agjent i Sigurimit te Shtetit,SHIK-ut dhe SHISH-it.

    Reply to this comment
  4. ilirjan January 31, 23:57

    Respekt dhe Konsiderate per Ju, Prof.Artan Fuga!
    Ju faleminderit dhe Ju pergezoj per Reagimin si Akademik por teper Qytetar dhe me vlere!
    Boll me me qendrimin e heshtur karshi Pergjegjesve te gjendjes se mjere te Akademise dhe Institucioneve te arsimimit ne te gjitha nivelet, qe me keqardhje pohoj se jane rrenuar teper-teper rende!
    Duket ka ardhur koha e reagimit plot kurajo dhe me llogjike te plote ndaj kujtdo qe behet pengese per Progresin, ne emer te nje opozite, sidomos kur kjo e fundit eshte pergjegjse per katandisjen e Shqiperise dhe ne vecanti te Arsimit, te Akademise se te gjitha niveleve ne gjendjen me te pamenduar se do te ndodhte ne vitin 1990, per 25 vitet e ardheshme.
    Me fal Prof. Artan Fuga, por gjej rastin t’ju them pergjegjesve te Shkaterrimit te Shqiperise, qe me veprimet e tyre te qellimeshme, me plot vetedije, shkaterruan veprat e medha ku punonin me dhjetra akademike, me qindra inxhinjere, me mijra teknik-mjeshtra, shkaterruan Institute Akademike sic Ato te Naftes, Gjeologjik dhe Teknologjik, Miniera dhe TEC-e, etj e tj. :
    Heshtni, strukuni thelle ne vrimat qe ju shkojne per shtat dhe prisni prej andej Gjykimin Qytetar!

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" February 1, 00:57

    Rikthim i analfabetizmit dhe maloke me diploma te blera, ne tregun e zarzavateve.
    Ky eshte arsimi qe la pas partia e pederasteve berishiane.
    Te gjithe ata qe kane marre diploma universiteti, mbas vitit 92, duhet te futen ne provime paperjashtim.

    Reply to this comment
  6. pro.... February 1, 08:31

    ..sigurisht,çdo dite e me tej behet distancimi i njerezve nga keta don kishote te cilet do te nderhyjne politikisht kudo ..dhe atje ku nuk duhet ,duke gabuar per inerci dhe mani kundershtimi…dhe duke ulur ndjeshem besimin ndaj tyre,si permiresues te paguar per te ardhmen..por te paafte{qellimisht?} per kete detyre..

    Reply to this comment
  7. andrea February 1, 08:41

    ato jane zyrat e partise demokratike jo te shqupit ,gazetar injorant dhe cinik

    Reply to this comment
  8. ilia February 1, 10:27

    Respekte, Porfesor i nderuar, që çuditërisht paskeni mbetur jashtë Senatit, i cili duhej ta kishte për nder t’ju kishte në radhët e tij, çka është mjaft kuptimplote. Paskëtaj, çdokush që ka vesh (të djathtë apo të majtë) për të dëgjuar dhe sy (të majtë apo të djathtë) për të parë le t’i thërrasë mendjes së vet të çoroditur.

    Reply to this comment
  9. sopiqoti February 1, 10:27

    Luciano Boci eshte nje nga ato zocka te ” kllockes” qe kur del ne konferenca “gjoja shtypi” nuk nxjer nga goja mencuri por…glasa.

    Reply to this comment
  10. METEH February 1, 11:16

    Ju lumt profesor FUGA.Po te kishte ndonje si ju ne PD-i mençem,kurajoz,jopartiak,nuk do katandisej ksisoi PD-vajmedet.Kta dalin çdo dite ne foltoren e PD me urdher te Saliut-veç te shajne per çdo gje sa her qe maxhorances i shpeton ndonje pordhe,pa pasur asnje alternative per ta bere kete vent,por vetem per te nxire gjithçka siç e nxine ne 24 vjet,ku vetem keta nuk e dine se çi kane bere ketij vendi me vjedhje,vrasje,shkaterrim,shitje teke e deti,e ne vend qe te ulin koken per diplomat fallco ne arsim,derdellijne pa pik turpi.Po i marri nuk ka me turp te zbath & breket ne pazar.Mjer populli ku po shkon…

    Reply to this comment
  11. V.DUKA February 1, 11:41

    Pa dyshuar per vleren e punes, qe kini zgjedhur apo kini vendosur te beni ne jeten tuaj, I NDERUAR PROFESOR, LUTEM SINQERISHT DHE SHPIRTERISHT TE BENI ME SHPESH ANALIZA TE TILLA, SIDOMOS PER ARSIMIN, SEPSE SI E NENVIZONI KAQ BUKUR DHE BINDSHEM NE SHKRIMIN TUAJ, KA RENDESI ME SHUME SE DISA REFOFMA TE TJERA TE MARRA SE BASHKU.

    Me perulje dhe admirim V.Duka

    Reply to this comment
  12. luli February 1, 12:08

    BRAVO PROFESOR ” BARSALETAT ME TE DIPLOMUARI E SALES JA UA KALOJN E DHE ATYRE ME POLIC. PO JU THEM NJA DY . pse nuk me trgove qe shkolla qenka kaq e let ta kishem marre edhe te mesmen . Tani qe marova te larten po ja fus nje te mesme e kompletohem si kuader , dhe jam i gatshem per deputet

    Reply to this comment
  13. Ersoni February 1, 13:32

    1. Fuga nuk eshte ne Senat, sepse aty vegjetaojne servilat e Dhori Kules, te cilet i bejne fllad njeri-tjetrit, por qe jane njelloj pergjegjes si Sala per gjendjen ne arsimin e larte.
    2. Pergjegjesia me e madhe per gjendjen ne arsimin e larte, perseri eshte e Universitetit te Tiranes, mbasi duke spekulluar me emrin e ndertuar nga gjenerata te kaluara, kane “meriten” e te qenit nder universitetet me te fundit ne bote ne listen e rankimit.
    3. Ky Senat nuk ka te drejte morale, mbasi ne qofte se deshironte ndryshime, nuk e ka penguar kusht te bente propozime qe me pare dhe te mos pritej te dramatizohej situata, e te priste te shihte ne se ligji do te ishte ne perputhje me interesat e tij dhe pastaj te fliste apo te mos fliste.
    4. Eshte mire t’u lene rradhen te tjereve per te folur, njerezve te ndershem ne universitete, qe e dine ku pikon catia, por nuk flisnin sepse kercenoheshin me buken e gojes duke i pushuar nga puna.
    5. Deri tani nuk ka patur zgjedhje te rektoreve por pothuajse emrime te tyre nga Saliu, keshtu nje pjese e tyre jane te korruptuar aq shume sa qe cdo diskutim behet per te shpetuar veten nga pergjegjesia ligjore, ashtu sic diskuton ne parlament 13 here Sala, per te shpetuar nga dalja para gjykates dhe dhenia llogari para saj per demet qe i ka shkaktuar Shqiperise. Natyrisht demi me i madh eshte ne arsimin e larte, ku ka dashur te drejtojne njerez ose te korruptuar ose ish agjente te sigurimit te shtetit.

    Reply to this comment
  14. vezhguesi February 1, 13:38

    Te mbrosh sistemin arsimor te drejtuar nga POllo,apo malariku Tafaj, eshte ashtu si thot ajo zonja Mehilli dje per nje shkrim te saliut ne fsb; INJORANT, Te matat Marks Marku qe i ngecin fjalet ne gryke me profesor Fugen eshte sikur te matet Miza me elefandin!

    Reply to this comment
  15. SHqipnija mesme February 1, 16:29

    …i gjo spo kuptoni!…Nkèt mes e ka honger veçse Shqipnija mesme….Veriorèt dhe jugoret kan gjet shesh e jon tu bo pershesh n’SHqipnin e mesme…A do vejm men ne t’SHqipnis mesme; duhet t’organizohemi, ta krijojm ene ne organizmin ton politik, ta morin vesht horrat e veriut dhe jugut se ne jemi gjall…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*