Reforma në drejtësi, apeli i ‘Helsinkit’ për deputetët

July 8, 2016 18:33

Reforma në drejtësi, apeli i ‘Helsinkit’ për deputetët

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje partive politike që të vlerësojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe në 21 korrik të votojnë pro saj.

Përmes një deklarate për mediat, KShH shprehet se vlerëson se ato janë thelbësore dhe shpreh bindjen se ato do të sjellin ndryshime të dukshme dhe të ndjeshme në të gjithë sistemin e drejtësisë.

KShH e shikon të nevojshme t’i bëjë thirrje deputetëve të Kuvendit ta miratojnë këtë paketë të rëndësishme, sepse përmbushin në të njëjtën kohë edhe dëshirën e pjesës dërrmuese të shtetasve, si dhe shprehin vlerësim për interesimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin ndaj këtij procesi të partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së. Komiteti Shqiptar i Helsinkit konsideron të rëndësishëm faktin se procedura e krijimit dhe zgjedhjes së organeve të drejtësisë nuk mundëson ndërhyrjen dhe ndikimin politik mbi to. Veç kësaj, kriteret e vlerësimit të personave që do të zgjidhen apo emërohen në këto organe përbëjnë një garanci më tepër për atë që kërkohet dhe që për shumë vjet ka munguar, paanshmëria, pavarësia në shërbim të shtetasve dhe nën kontrollin e tyre”, thuhet në deklaratë.

July 8, 2016 18:33
Komento

1 Koment

  1. logjika July 8, 22:15

    JO vetem kaq, por shqiptaret duhet te ngrihen dhe te rrethojne shqupin para se ata te izolohen vete. Nga kush presin me ata te flase, nga jupiteri?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim