Reforma në Drejtësi, cilët janë 7 zyrtarët e dorëhequr nga sistemi gjyqësor

July 29, 2017 10:38

Reforma në Drejtësi, cilët janë 7 zyrtarët e dorëhequr nga sistemi gjyqësor

Shtatë zyrtarë të sistemit të drejtësisë kanë dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga detyrat e tyre para nisjes së zbatimit të vetingut. Burime nga Presidenca bënë me dije se pranë këtij institucioni janë dorëzuar dorëheqjet nga një prokuror, tre gjyqtarë dhe tre ndihmës e këshilltarë ligjorë.

Prokurori i vetëm i dorëhequr është Sulejman Tola, i Prokurorisë së Rrethit Krujë. Ai dha dorëheqjen nga detyra në fillim të vitit 2017, në momentin e dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit në ILDKPKI, duke qenë se për pak muaj dilte në pension. Ndërkohë, gjyqtarët janë: Ilir Çeliku i Gjykatës së Apelit Vlorë, Ilir Pashaj i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, raporton Panorama.

Po kështu, gjatë kësaj kohe, nga Gjykata e Lartë kanë dhënë dorëheqjen edhe dy këshilltarët ligjorë: Eritan Shehu dhe Adnand Berdica, si dhe ndihmësja ligjore Etleva Sherifi. Bazuar në nenin 56 të ligjit të rivlerësimit, gjyqtarët dhe prokurorët mund të jepnin dorëheqjen brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit, afat i cili ka përfunduar.

Këta persona të dorëhequr u mendua se i shpëtonin vetingut, përfshirë edhe hetimit pasuror, profesional dhe të lidhjeve me krimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk qëndron, pasi nëse kanë kryer vepër penale me fshehjen apo mosdeklarimin e pasurisë së tyre, ata do të ndiqen penalisht.

Procedurat e vetingut kanë nisur ndërkohë për rreth 800 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa dorëheqjet nuk lejohen më sipas ligjit. Të gjithë funksionarët e drejtësisë tashmë do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit pa të drejtë dorëheqjeje gjatë procesit. Ka qenë kjo pikë e ligjit të cilën Unioni i Gjyqtarëve e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që e drejta e dorëheqjes të jetë në çdo moment.

DOREHEQJET

Sulejman Tola, prokuror, Krujë

Ilir Çeliku, gjyqtar Apeli, Vlorë

Ilir Pashaj, gjyqtar, Elbasan

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Eritan Shehu, këshilltar ligjor, Gjykata e lartë

Adnand Berdica, këshilltare ligjore, Gjykata e Lartë

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore, Gjykata e Lartë

July 29, 2017 10:38
Komento

5 Komente

  1. Arben July 29, 10:54

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    AI BEN PUNE NE SHQIPERI.

    EDHE NJEHERE

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
  2. Arben July 29, 14:00

    LESHOJENI KOMENTIN E LITARIT, O REDAKSI E LODHUR

    Reply to this comment
  3. tomsojeri July 29, 18:53

    po mir se spo kuptoj ! Kta qe u derhoqen ju falen mekatet ? Ben cben ,shkateruan familje ,vodhen me kemb e duar,u pasuruan ne kuriz varfanjakesh, u ben njesh me krimin ne koh te tyre e jan pikerisht institucioni i tyre qe kalbi Shqiperin ,e jan me kriminel se kriminelet ordimer ,sepse me qendrimet dhe vendimet e tyre, qe shfrytezuan pushtetin qe ju dha Kombi e qeveria ,armiqesuan shqiptaret me Atdheun tek i cili humben besimin, e prej tyre akoma vuajn, e tani, pasi kan mbushur thaset per tre breza ,largohen si zoterij pa u prekur !!!!!! Mir thot me lart ARBENI ;lLITARI QETESON DHIMJEN E TE PJEKURVE NE HELLIN E TYRE …Por zaten ky popull kur gjeti qetesi e drejtesi ?. Akoma neper kembet e tyre qarkullojn hetusit sadist, spiunet e felliqur dhe dosjet e tyre qendrojn te groposura thell ne humneren e hareses ! Keshtu dhe kta krokodila, po terhiqen e futen ne balten e thell te poshtersive e te haroen ! Drejtesia ne Shqiperi esht kthyer ne sistem , ku korupsioni e krimi sundojn prej 27 vjetesh dhe esht shtrir ne gjith Shqiperin qe nga Tirana e der ne qoshet me te largeta te saj, e sa me i vogel esht qyteti apo rethi aq me te familjarizuar e inkriminuar jan ter godina, ku ata veprojn ne emer te ligjit ! Nuk di sa ky vettingu do depertoj ne thellesit e ktij “tuneli”te madh e te gjat, aq te renduar me gjynahe viktimash, ku vendimet dalin sipas forces se paras e ashtu mbeten, sepse “sistemi” funksionon gjithmon ne favor e ne mbeshtetje te njeri tjetrit !….

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta July 29, 21:07

    Tashti Ilir Celikun do ta marri Basha keshilltar juridik per sherbimin qe i beri duke i ligjeruar falimentimin e BELAIR nga e cila ai siguroi miljona euro qe duhet t’ja paguante shtetit shqiptar dhe punonjesve e mijrave posagjere qe u kishte marre parat e biletave ,por i la neper aeroportet e Europes.

    Reply to this comment
  5. Plepar me diplome... July 30, 09:09

    Këta persona të dorëhequr u mendua se do i shpëtonin vetingut, përfshirë edhe hetimit pasuror, profesional dhe të lidhjeve me krimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk qëndron, pasi nëse kanë kryer vepër penale me fshehjen apo mosdeklarimin e pasurisë së tyre, ata do të ndiqen penalisht.

    Hahaha cfare pleparesh.

    Dhenia e doreheqjes sidomos tani ne prag te Vetting-ut eshte njelloj slur te pranosh fajesine para gjyqit. Kete keta e dine shume mire, por shpresa e tyre eshte qe edhe nese ndeshkohen, te marrin nje denim sa per sy e faqe pa iu konfiskuar pasuria. Kjo e fundit iu dhimbset aq shume, sa per mbrojtjen e saj do preferonin edhe burgun.

    Kush do te ishte ai prokuror apo gjykates i ndershem qe jep doreheqje para dhe gjate Vetting-ut? Ne fakt asnje!

    Doreheqja eshte shenje frike ndaj nje hetimi dhe ndeshkimi te mundshem, ndaj eshte llogjike qe nder 800 gjyqtare e prokurore, keta te tete do jene nga te paret qe duhet t’u shqyrtohen me imtesi veprimtaria, vendimmarrjet, dhe sidomos pasuria e pajustifikuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*