Der Standard: Reforma në drejtësi, model. Opozita po përpiqet ta minojë

June 21, 2018 12:39

Der Standard: Reforma në drejtësi, model. Opozita po përpiqet ta minojë

Austria do të marrë në korrik presidencën e radhës së BE-së dhe një nga mediat prestigjioze të saj, “Der Standard” i ka kushtuar një artikull çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Rezistenca franceze kundër fillimit të bisedimeve me BE-në” është titulli i Der Standard, ku thotë se pavarësisht se ka vlerësime për reformën në drejtësi në Shqipëri, në Paris ka ende rezistencë.

Madje, thotë Der Standard diplomatët e BE-së në Berlin e konsiderojnë reformën në drejtësi si një model për vendet kandidate për në BE.

“Deri tani nuk kishte një reformë të tillë të plotë në asnjë nga shtetet e Evropës Juglindore”, shkruan media austriake duke theksuar se për herë të parë shqiptarët shpresojnë se korrupsioni mund të luftohet seriozisht, duke vijuar “se opozita po përpiqet të minojë reformën në drejtësi”.

Der Standard shkruan se ka rezistencë mes shteteve të BE kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe kjo kryesisht vjen nga Franca, por dhe Danimarka dhe Holanda. “Ndonëse këta të fundit kanë gjasa “të kthejnë” kur të gjithë të tjerët po tërhiqen, është ende e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të kapitujve të parë të BE për Shqipërinë në samitin e 28 dhe 29 qershorit”, thotë media austriake.

Madje presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që çështja e zgjerimit të mos diskutohet fare para zgjedhjeve të BE në 2019. Ai ka frikë se kjo çështje do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Evropian për reformat e tij. Por ama, thotë Der Standard, Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se do të duhet të mbajë pasojat politike nëse bën rezistencë për Shqipërinë. Por kjo gjithashtu do të minonte dhe politikën e kushtëzuar (përpjekjet e BE për reformat) dhe besueshmërinë e BE-së.

Ndërsa në Berlin thotë Der Standard, dhe pse në CDU dhe CSU ka deputetë që janë kundër, fjala e fundit i takon Merkel, dhe ajo është në favor të hapjes së negociatave.

Megjithatë ekspertët e sigurisë në BE janë ende të shqetësuar për trafikun e drogës, dhe jo për prodhimin e kanabisit në Shqipëri, siç ishte vitin e kaluar, por për kontrabandën e kokainës në Evropë.

o.j/dita

June 21, 2018 12:39
Komento

3 Komente

  1. Show June 21, 12:56

    Korrupsioni ka lindur dhe lulezuar ne administraten shteterore dhe i takon qeverisjes ta luftoje ate e jo drejtesise.
    Kryeministri Rama e pranon hapur se ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit per deri sa i ben thirrje popullit ta denoncoje ate ndersa drejtesise qe ta luftoje ate.
    Kesaj i thone qe “hajduti therret kapeni hajdutin”!
    Por ne realitet Rama jo vetem eshte treguar i pa afte ta luftoje korrupsionin,por mbi te gjitha ai nuk eshte i predisponuar qe ta luftoje ate.
    Arsyet le t’i gjeje tek vetja,ndersa une e denoncoj Ramen sepse ai i ka mbyllur te gjitha rruget qe populli si viktime e vetme e korrupsionit ta denoncoje ate!
    Ne shtetin shqiptar sot nuk gjen asnje vend ku te ankohesh,te degjohesh dhe te te japin pergjigje ne rruge ligjore per ankesen qe ben!
    Kam gati 2 vjet qe ankohem ,por nje shtet i tere eshte vene ne mbrojtje te shkelesve te ligjit nga poshte e deri ne kryeministri!
    Ka mbetur vetem gjykata ta zgjidhe konfliktin se ne aparatin shteteror dhe Bashkine e Tiranes asgje nuk funksionon sipas ligjit por sipas “maliqit”!
    Vete kryebashkiaku Veliaj eshte i pa afte plotesisht dhe nuk merret fare me ankesat e popullit,njelloj si demagogu Rama!

    Reply to this comment
  2. Boston June 21, 13:39

    Show….te te roje Saliu…je rjeshtuar hapur kunder reformes ne drejtesi…ptu fare e keq…lutem qe te jesh nga te paktet qe pengoni Shqiperine te ece prepara

    Reply to this comment
  3. H June 21, 15:19

    Reforma në drejtësi model per evropën. Të rroni vetë se mendja ju paska lënë. Ngushëllime të sinqerta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*