Reforma në drejtësi, Deville: 800 prokurorë e gjyqtarë të shkarkohen!

November 25, 2015 09:50

Reforma në drejtësi, Deville: 800 prokurorë e gjyqtarë të shkarkohen!

Ambasadori amerikan dhe ajo e Bashkimit Evropian po flasin me “zë të lartë” kundër korrupsionit në gjyqësor, por eksperti i EURALIUS, në vendin tonë, Rainer Deville shkon edhe më tej kur kërkon shkarkimin e 400 prokurorëve dhe po kaq të gjyqtarëve.

Gjatë pjesëmarrjes në tryezën e konsultimeve për reformën në drejtësi, përfaqësuesit Perëndimor në Tiranë kanë folur drejtpërdrejt dhe me shifra.

“Ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese. Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj. Shqipëria e përdori këtë lloj zgjidhjeje disa kohë më parë, si edhe disa shtete të tjera”, u shpreh Deville.

Kreu i misionit të EURALIUS theksoi se nëse duhet bërë një reformim i gjyqësorit, duhet të pritet qarku i korruptuar.

“Në asnjë vend tjetër në Evropë nuk kemi një nivel kaq të lartë korrupsioni, madje edhe në vendet që ka korrupsion, më i ulëti gjendet në gjyqësor. Ndërsa në vendin tim çështjet e korrupsionit në gjyqësor mund të numërohen me gishtat e dorës. Ky është një problem që ndodh në të gjitha vendet tranzitore.

Të gjithë duhet t’i nënshtrohen procedurës së kontrollit, nuk ka asnjë mënyrë për t’ju shmangur, siç janë anëtarët e Gjykatës së Apelit, të Gjykatës së Lartë, të Kushtetueses dhe këshilltarët ligjorë të cilët kanë qenë moderatorë të veprimtarive korruptive.

Ky është edhe një lloj disiplinimi pasi, si mundet që një gjyqësor i korruptuar të vlerësojë të tjerët. Ndaj për ta bërë këtë ushtrim të suksesshëm duhet që të ndërpresim qarkun. Por është shumë e vështirë për të gjetur edhe personat që do ta bëjnë këtë gjë, mundësisht jo anëtarët e Kuvendit apo ministri i Drejtësisë, pra dikush që të jetë shumë pranë gjyqësorit, por jo i brendshëm”, tha shefi i EURALIUS.

Ai deklaroi se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët duhet të deklarojnë se ku i kanë gjetur milionat e eurove pasuri që kanë dhe nëse nuk e bëjnë dot transparencën, atëherë eksperti propozon marrjen e masave ndaj tyre. /Dita/

November 25, 2015 09:50
Komento

21 Komente

  1. Xhikja November 25, 10:40

    Po imazhi Lsi pastaj?po zeni me arminen DHE blogu i tyre??

    Reply to this comment
    • eno November 25, 21:28

      Kjo eshte drejtesi e marre fund. Duhen shkarkuar pa perjashtim te gjithe gjyqtaret e te gjithe niveleve. Korrupsioni ka pushtuar te gjitha nivelet e gjyqesorit. bile dhe sekretaret e gjykates jane bere mjeshtre ne korrupsion.
      Ky korrupsion eshte shkaku i rretjes se kriminalitetit dhe i pasigurise ne shqiperi.
      Nuk ka asnje rruge tjeter shkarkim te te gjithe trupes gjyqesore. Dhe procedim penale e burg per gjyqtaret dhe prokuroret qe shkelin ligjn dhe ligjet.
      Nuk ka zhvillim dhe perparim te vendit po nuk u shkarkuan te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret. Jane pa perjashtim te gjithe te korruptuar, jane te gjithe pa perjashtim ushqimi dhe mbrojtesit me te mire te krimineleve dhe jane pengesa me e madhe per perparimin e vendit dhe zhvillimin e ekonomise.

      Reply to this comment
      • Naim Frasheri November 26, 02:36

        Fida Osmani te erdhi Fundi ,Bunder mashtruese dhe e pa skrupullt.Gjyqtare pa nder dhe Karakter.Gjyqtare qe e shikon Diten posht Filxhanit,me siguri qe Filxhani qe kthen po te tregon Fundin tend ,Mallkuar qofsh moj Femer e korruptuar. Dibrane pa Din dhe iman

        Reply to this comment
    • eno November 25, 21:28

      Kjo eshte drejtesi e marre fund. Duhen shkarkuar pa perjashtim te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret e te gjithe niveleve. Korrupsioni ka pushtuar te gjitha nivelet e gjyqesorit. bile dhe sekretaret e gjykates jane bere mjeshtre ne korrupsion.
      Ky korrupsion eshte shkaku i rretjes se kriminalitetit dhe i pasigurise ne shqiperi.
      Nuk ka asnje rruge tjeter shkarkim te te gjithe trupes gjyqesore. Dhe procedim penale e burg per gjyqtaret dhe prokuroret qe shkelin ligjn dhe ligjet.
      Nuk ka zhvillim dhe perparim te vendit po nuk u shkarkuan te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret. Jane pa perjashtim te gjithe te korruptuar, jane te gjithe pa perjashtim ushqimi dhe mbrojtesit me te mire te krimineleve dhe jane pengesa me e madhe per perparimin e vendit dhe zhvillimin e ekonomise.

      Reply to this comment
  2. Kariz Matik November 25, 10:59

    Keshtu eshte kur gjyqesori varet nga gjakesori !!!

    Reply to this comment
  3. spectrum November 25, 12:03

    Te vijne te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret nga shkollen perendimore

    Reply to this comment
    • dfg November 25, 19:20

      Te akuzosh DREJTESINE PER KORRUPSION eshte nje MASHTRIM i madh!
      Fjala korrupsion eshte PA VLERE,e pa KAPESHME,e pa MATESHME deri sa nuk e ke kaspur gjyqtarin me tre deshmitare duke marre paret!
      E qe te ndodhe kjo,eshte nje mundesi aq e vogel sa i gjithe zallamahija perfundon ZERO!!!
      Korrupsioni eshte PASOJA dhe jo SHKAKU i degjenerimit te DREJTESDISE!!!
      Keta duan te luftojne PASOJEN pa e zene ne goje SHKAKUN qe nxit,mbulon dhe mbjell KORRUPSIONIN!!!
      SHKAQET PSE KA KORRUPSION NE DREJTESI JANE:
      1-Legjislacioni ne fuqi ne shume raste eshte ne kundershtim me KUSHTETUTEN!
      Shume ligje bien ne kundershtim me njeri tjetrin!
      Jane prodhuar ligje me shumice te thjeshte te deputeteve,qe kane hedhur poshte ligjet e miratuar me SHUMICE TE CILESUAR!!!
      Shembulli me kriminal i MASAKRES NE LEGJISLACION jane LIGJET e prodhuara me shumice per PENSIONET E ISH USHTARAKEVE!!!
      STATUSI I USHTARAKUT eshte miratuar per here te pare ne vitin 1991!
      Ai ne asnje rast nuk eshte zbatuar ne jete!
      Edhe VKM nr.225/1992 qe sherbeu per nxjerrjen ne rezerve te mbi 80% te ish ushtarakeve,nuk i referohet ne asnje rast STATUSIT TE USHTARAKUT ,per rrjedhoje me pensionet tona eshte bere masdaker e vertete anti njerezore!!
      Ndonese doli ligji nr.8087/1996 per PENSIONET E PARAKOHESHME TE USHTARAKEVE,ne menyre absurde,per 3 vjet rresht nuk na u dha asnje lek pension,duke shkelur hapur KUSHTETUTEN E RSH-se!
      Kliken e Berishes ne pushtet e udhehiqte koncepti ARMIQESOR ndaj ish ushtarakeve,duke na trajtuar si SKLLEVER,perderi sa edhe VKM-te,qe na jepnin te drejten e kompesimit te BUKES,e DRITAVE qe nga viti 1994 e deri me sot,nuk na u dha asnje qindarke!!!
      Ndonese Gjykata Kushtetuese me VENDIMIN E SAJ NR.33/2010,beri interpretimin e sakte te nenin nr.29 te ligjit famekeq nr.10142/2009,qe ne asnje rast te mos kete ulje te perfitimeve te fituara ligjerisht me pare,klika Berisha qe nga viti 2009 na shpalli DEBITORE dhe vazhdojme edhe sot te na mbajne 20% te pensionit te pleqerise qe edhe ai na jepet sa 50% e sasise qe na takon me ligj!
      Edhe gjyqet qe vazhdojme te bejme per vite te tera,e drejta qe u eshte dhene ish ushtarakeve ka qene e ndryshme,varur kjo nga AFTESIA E GJYQTAREVE dhe arsye te tjera!
      Pra nje ushtarak ka marre demshper blim 3 milion leke te vjetra per 20 vjet,ndersa shumica kane marre edhe me pak se 200 mije leke te reja,ndonese nhe kushte te barabarta!!!
      Ja kjo eshte DREJTESIA JONE KRIMINALE,te cilen une si qytetar i REBULIKES e URREJ me gjithe shpirt!!!
      Te gjitha vendimet gjyqesore te marra nga gjykatesit duhet te kontrollohen per saktesine dhe vlefshmerine e tyre para ligjit,pervec SHKALLEVE TE GJYQESORIT qe behen shkel e shko!!!
      Ne drejtesi duhet…QILIZEM!!!

      Reply to this comment
  4. Z/Kallami November 25, 12:05

    Te gjithe me hap rreshtor para ligjit pa kompromis!
    Profilaksia ne sterilizimin ne tokat e infektuara behet me lande kimike dhe ne rastin qe keto lande nuk japin rrezultat mbetet e fundit djegia e gjithe siperfaqes se infektuar.Kjo asht menyra ma e sukseshme per pasterti sterilizim.Mbas djegies toka asht e fryteshme per riprodhim te shendeteshem.Ne Shqiperi infeksioni asht kultivue qe ne vitin kur ngriheshin dy gishtrijt lart me thirrjen “Liri Demokraci”.”E duan Shqiperine si gjithe Europa”.Deri ketu normal.Anormaliteti erdhi ne shtojcen e ketyre thirrjeve.Duam kapitalizmin!Kapitalizmi zhvillohet me korrupsion.
    Asht fakt qe pluralizmi dhe kapitalizmi erdhen qe ne diten e pare me ushtrim korrupsionit.E filloi qeveria e pare e djathta me Berishen president.E perpunoi “modernizoi” me marifete qeveria e majt me ne krye Nanon.Nga i pa ngopur me te zhvatur shperblen edhe veten per pune te “mire” korruptive.Arriti lulezimin me riardhjen ne pushtet te te djathtes.Nga ky kurs ndrrim pushtetesh gara u be me e forte se konkurronin te dy gjymtyer majte – djathte e korrupsionit duke zgrapur se kush ma shume per vete.
    Asht e logjikeshme qe kete rreforme ne drejtesi duhet te bahet rradikale me shkarkimin e te gjitheve,te 800 spartanet e korrupsionit.
    I behet perllogaritja e pages per kohe pune qe diten e hyrjes e deri me sot.Paga baze mujore.E rrahur ne 12 muajt e vitit.Shuma qe del asht shume e vjedhur ne shperdorim detyret.Ketu duhet te jemi korrekt me ligjin.Per shperdorim detyret pushohesh nga puna.Per vjedhje denohesh me ligje dhe shuma e vjedhur i kalohet buxhetit te shtetit.
    Te jemi korrekt para ligjit dhe kushdoqofte pa filma e pa video apo me filma e me videou duhet te japin llogari.Cdo rruge tjeter e anashkaluar me spostim te ligjit,rreforma perfundon si lojrat kukulla te kalamaneve.Populli serish mbetet i genjyer me voten e dhene.

    Reply to this comment
  5. fshatari November 25, 12:11

    Ne asnje vend te Evropes nuk kemi nje nivel kaq te madh korupsioni ,na thot Deville,por nuk edi kjo lloje specie se nxensi shkon perpara mesuesit ? !

    Reply to this comment
    • xixa November 25, 14:08

      JO ZOTI AMBASADOR JO KESHTU; SE NE KETE MENYRE VEPRONTE VETEM ENVERI, NE KEMI KUSHTETUTE, KEMI GJYKATE KUSHTETUESE QE I A KTHEJNE TE GJITHA VENDIMET MBRAPSHT QEVERISE, KEMI GJYGJETARE SHUME TE MIRE TE SHKOLLUAR TEK KAMPI I PIONJERVE NE DURRES,DHE PASTAJ ME MAGJISTRATURE. ME DHIMSEN NJA KATER PREJ TYRE QE KANE QENE BARINJE NE KOHEN E KOOPERATIVAVE,DY KANE QENE METUFEN E DHIVE,NJE ME DELE DHE I KATERTI KA QENE ME TUFEN E QEVE .
      ZOTERINJE AMBASADORE NE KEMI 25 VITE QE VUAJME NGA DHIMOKRACIA QE NA SOLLET E CILA DO TE KUJTOHET NE SHEKUJ SI KATASTOFA ME E MADHE E KOMBIT SHQIPETAR, JU NUK KENI FAJ PASI NUK KENI JETUAR NE SISTEMIN KOMUNIST POR PO TE KENI JETUAR DO TE THONIT SE KA QENE SISTEMI ME I MIRE E ME SOCIAL DHE DO TE KISHIT NOSTALGJI. ATE NUK EDUAN VETEM HAJDUTETE, KRIMINELET VAGABONDET E TERRORISTET TE CILEVE AI U A VARTE MELCIT NE CENGEL DHE BERI SHUME MIRE, A E SHIKONI KU PO SHKON BOTE JUAJ E FAMESHME DHIMOKRATIKE. TA GEZONI!!!!

      Reply to this comment
  6. rudi November 25, 12:40

    400 gjyqtare,400prekurore 400 notere dhe 400 avuketer duhen zvendesuar me te rinj me konkurs me kusht qe dipllomat ti kene mare jashte shtetit pervec greqi dhe shqiperi ne se do behet reforme

    Reply to this comment
    • mondi November 25, 15:09

      po boll o idiot, cfare lidhje ka ku e ke marr diplomen. Kryesisht liderat tane ne france e kane mbaruar shkollen apo kane jetuar nje pjese te jetes te tyre dhe kane qene barkthare andej , nuk ja ka varr nejri bolet ne qaf se kane qef te paafte dhe ketu ne shqiperri e lodhur jane bere kryeministria dhe ministria dhe e kane shkatruaur kete vend dhe mendjen tende dhe nje pjese te mire te popullsise. Je teper rike.

      Reply to this comment
  7. Kusaxhe November 25, 14:01

    Te gjithe te shkarkohen dhe ti drejtohen vete drejtesise ( burgut )

    Reply to this comment
  8. Guri i Kamjes November 25, 14:31

    Po me noteret e avokatet qe jane private ç’pate. Pastaj pse te jene 800 e jo 801?

    Reply to this comment
  9. jazek November 25, 14:43

    DREJTESIA ne Shqiperi reformohet vetem ne se gjyqtaret e prokuroret do te zgjidhen vetem nga POPULLI sic veprohej ne kohen e DIKTATURES SE PROLETARIATIT!!!
    Shkaterrimi i DREJTESISE erdhi se ata u emeruan nga politikanet per t’u sherbyer atyre e jo popullit!!!
    Edhe ju perendimoret jeni po aq FAJTORE sa edhe sundimtaret shqiptare sepse keni bashkepunuar qe Kushtetuta dhe LIGJET te jene kunder njeri tjetrit!
    Vetem per PENSIONET E ISH USHTARAKEVE qe nga viti 1991 e deri me sot ,jo vetem qe NUK ESHTE ZBATUAR ASNJEHERE …STATUSI I USHTARAKUT,por me lloj lloj marifetesh,anti NJEREZORE e ANTI KUSHTETUESE,sundimtaret per 25 vjet kane nxjerre LIGJE dhe VKM, ANTI KUSHTETUESE,qe SHKELIN HAPUR ….PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE!!!
    E cfare mund te presesh nga gjyqtare te tille qe kemi sot,qe nuk i referohen ligjeve per te dhene DREJHTESI,por urdherave politike!!!
    Cfare DREJTESIE eshte kjo e jona,kur te drejten nuk ta jep LIGJI,por EKSPERTI KONTABEL,pra MALIQI?
    Kjo ndodh sepse gjyqtari nuk merr vendim juridik me pare,per ceshtjen ne fjale,por i thote EKSPERTES KONTABEL:Bej Aktin e Ekspertizes dhe te shohim sa do dale shuma qe duhet t’i japim ketij paditesi!
    Dhe kur per mua doli shuma e pa paguar per 20 vjet 4.5 milion leke te reja,gjyqtari,urdheroi perseri te behej nje AKT tjeter Ekspertimi,qe edhe ai nuk i pelqeu se ishte shume,deri sa kerkoi te beheshin edhe 2 AKTE te tjera,deri sa arriti SHUMA qe duhej te me jepej ne 200 mije leke!!
    e Pra DREJTESIA E padrejte kaloi nga 4.5 milion leke te reja ne fund ne 200 mije leke te reja!!!
    Dhe ky gjyqtar,eshte Gentian Medja i Gjykates Administrative te Shkalles se Pare ne Tirane,qe per mua eshte komplet e PA AFTE etj!!!!!

    Reply to this comment
  10. the trap November 25, 15:10

    AMA do,ti heqin,tani do te Na rrjepin te gjalle,milionier dollars brenda nates, behesh vetem ne Shqiperi.
    W

    Reply to this comment
  11. Barboon November 25, 15:44

    Deville po tall by..n….pse me heqje e zevendesim te gjyqtareve do rregullohet sistemi mbi te cilin abuzojne:
    Polici-Prokurori-Gjykata

    Zgjidhja eshte:
    Nishani-Like Floriri-Adriatik Lllalla, Ylli Manjani+ Edi Drama, Sali e Lulzim Basha, Idriz dhe Dule=Largim nga Politika./Ne Burg

    Reply to this comment
  12. Mark uk November 25, 16:01

    Korrupsioni zhvillohet vetem kur vete sheti esnte i korruptuar.Korrupsioni eshte i lidhur zinxhir nga ma i voglideri te ma i madhi.Ket gje e din kushdo qe i ka mbushur 15 vite e ne vazhdim.Korrupsioni ka lindur nga halli e perfundon kur te perfundoj halli.Per te qene ne politik duhet te jesh i pasur,po u pasurove nga politika dihet se punet shkojn sic po shkojn ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  13. fteri November 25, 17:15

    Drejtesi ndryshe, do te thote nje administrat , gjykates dhe prokuror ndryshe ,te shkarkohen te gjithe te munde te hetohen dhe te ndiqen penalisht te gjithe prokuror dhe gjykates me rekorde kriminale,kjo eshe rruga me e drejte orgjente.Te tjeret te largohen nga sistemi I drejtesise,kjo eshte reforme.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~####

    Reply to this comment
  14. petrit November 25, 20:23

    per here te pare degjoj nje Europian te flase sic duhet. luftohet duke ndjekur pronat justifiko pasurine, me rroge shteti nuk behet asgje, konfiskoje dhe coje ne gjyq sejcilin, qofte gjyqtar , prokuror, deputet, minister apo kushdoqofte.atehere populli beson qe po behet reforme.krijohet besim te shteti,kjo quhet rilindje..

    Reply to this comment
  15. Sokoli November 25, 22:06

    Nese Deville e ka vertet seriozisht,eshte hera e pare ne 25 vjet qe nje mision nderkombetar ben ate qe duhet per shqiptaret.Hera e pare qe vertet e justifikojne pagen e larte me te cilen paguhen ne Shqiperi.
    Eshte llogjike:kur i ke thuajse te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret te korruptuar deri ne palce dhe ku nja pese vete te ndershem qe mund te kene ngelur akoma tregohen me gisht si budallenj(qe nuk jane rrjepsa si gjithe te tjeret) nuk ka rrugezgjidhje tjeter pervecse shkarkimit kolektiv te menjehershem dhe hetimit fije e per pe te veprimtarise dhe pasurise se tyre.Shqiperia ka qindra e mijera te rinj te diplomuar shkelqyeshem ne jurisprudence,shumicen e te cileve e ka degdisur ne emigracion padrejtesia e kesaj kaste e ndyre maskarenjsh te politikes dhe te ashtuquajtures drejtesi.
    Te gjitha vendet ne prokurori e gjykata te shpallen te hapura,te konkurrojne te gjithe ata qe plotesojne kriteret,edhe keta qe do shkarkohen nese dalin te paster dhe profesionale.Keta te sotmit ne fakt jane aq te paskrupullt sa besoj se po ti lejojne pas gjithe ketyre qe kane bere,prape aplikojne per ato poste.Vecse do duken qesharake me injorancen,paaftesine dhe amoralitetin e tyre pervers.Te mendosh pastaj se kane njezet e ca vjet qe ju kafosen e kapardisen shqiptareve sikur te jene pronare te drejtesise e jo dhenes drejtesie sic ua kerkon ligji e detyra.
    Nese vertet do te behet,do te jete e para reforme e vertete ne njezet e pese vjet tranzicion.Nese ky revolucion ne drejtesi nuk do te kryhet,jeta e shqiptareve dhe e ardhmja e Shqiperise do zhytet me thelle ne agoni per te pakten dhe nja 25 vjet te tjera.

    Reply to this comment
  16. Adih December 5, 23:00

    Z Deville , fillojeni nga politikanet e larte te ketyre 25 viteve, se ata jane pishtaret dhe mbrojtesit e ketyre gjygjtareve dhe prokuroreve pa dine e imane ,ne korrupsion dhe po ti lepi qeni rrugac keta , ngordh i gjori qen.. Keni dhe ju personalisht faj . Ju i keni dhene urdher gjykates se STRASBOURGUT ,te ngadalesoje dheniet ne minimum vendimet kunder shtetit shqiptar (Sot e 5 vite te mbyllura me cels). Hapeni qesen se jane bere dosjet kapice ne Strasbourg kunder shtetit shqiptar , dhe dihet kush jane fajtoret ,te paret politikanet qe nuk zbatojne kushtetuten e mbrapa tyre pse jo dhe gjykace e prokurore ,e deri tek notere. Deri tani keto shuma ne miliona euro kunder shtetit shqiptar jane paguar nga taksa paguesit shqiptar te varfer ,ku me keqeardhje i cojne femijet ne krevat ne darke pa ngrene me barkun bosh . Ku ne nje shtet perendimor, keto shuma ne miliona euro , do i vinin ne ngarkim per ti paguar gjykacit e prokuroret Nuk e ekzagjeroj zoteri i nderuar. .Ka plasur mu.ti ciper themeleve te shqiperise nga korrupsioni, dhe duhen buldazere te medhenj ta pastrojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*