Reforma në Drejtësi kushton 40 mln dollarë në vit

August 22, 2016 16:32

Reforma në Drejtësi kushton 40 mln dollarë në vit

Reforma në drejtësi kushton 40 milionë dollarë në vit. Pas entuziazmit legjitim që solli miratimi me konsensus i paketës së ndryshimeve kushtetuese, në Ministrinë e Financave kanë nisur përllogaritjet e para se cila do të jetë fatura e reformës historike për buxhetin.

Burime zyrtare i thanë Top Channel se llogaritë e para të ekspertëve dalin në përfundimin se zbatimi i reformës mund të ketë një faturë deri në 4 miliardë lekë në vit.

Këto janë para që do të shkojnë për ngritjen e institucioneve të reja, por edhe rritjen e ndjeshme të pagave që do të përfitojnë punonjësit e sistemit të drejtësisë.

Megjithatë, Ministria e Financave thotë se këto janë vetëm llogaritë paraprake dhe saktësimi i mëtejshëm i tyre mund të çojë në një shifër më të ulët.

Aktualisht një nga hallkat më të rëndëishme të sistemit të drejtësisë, ai i gjyqësorit, funksionon me buxhet të pavarur, njësoj si modeli i universiteteve.

Gjykatat arkëtojnë të ardhura nga tarifat e gjyqeve dhe veç tyre marrin edhe një transfertë të përvitshme nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, aktualisht buxheti financon rreth 500 milionë lekë në vit për rrogat dhe shpenzimet e gjykatave, por me reformën e re kjo shifër do të jetë disa herë më e madhe.

Sipas Ministrisë së Financave, qeveria shpreson të marrë një grant prej 30 milionë euro nga Bashkimi Europian për të përballuar një pjesë të faturës, të paktën në vitin e parë. Madje, Brukseli ka kushtëzuar disa parime në ligjin për vetingun pikërisht me dhënien e financimeve.

Ndërkohë që një tjetër variant, i cili po diskutohet për të amortizuar koston e reformës është edhe rritja e disa tarifave që qytetarët paguajnë për shërbimet gjyqësore.

August 22, 2016 16:32
Komento

7 Komente

  1. Ekzemplar August 22, 17:44

    Shteti te garantoje qytetaret se do te behet DREJTESI E VERTETE pastaj te mendoje per rritje tarifash.
    Dhe kjo behet duke krijuar kontrolle te rrepta per cdo vendim gjyqesor te marre,pervec punes se shkalleve te tjera te gjyqesorit.
    Per cdo gabim ne interpretim te legjislacionit nga gjyqtaret ndaj tyre te merren masa administrative deri penale.
    Dhe te gjitha te jene konkrete e jo te pergjitheshme.
    Te gjithe te jene te kontrollueshem,bile edhe ata qe kontrollojne.

    Reply to this comment
  2. Feniks August 22, 17:57

    Kush eshte me i rendesishem nje deputet apo nje gjyqtar?
    Realisht del se gjyqtari ka ne dore jeten,pronen,etj te njeriut ndersa gjyqtari nuk ka te beje aspak me individin.
    Gjyqtari “me gris” xhepat dhe trute, ndersa deputetin e cakton per 4vjet kryetari i partise.
    Atehere pse deputeti zgjidhet me votim ndersa gjyqtari emerohet?
    Duhet:
    Gjyqtaret dhe prokuroret duhet te zgjidhrn me votim nga populli,ndryshe ai sillet si pasha me popullin dhr sherbetor ndsj shefit.
    Ketu fillon e mbaron PADREJTESIA.

    Reply to this comment
  3. Shushica August 22, 18:18

    Është pak në kontradiktë, por që në fillimet e demokracisë duhej krijuar një sistem drejtësie i pavarur dhe kjo duhej paguar menjëherë .Me një kusht, të gjitha hallkat e drejtësisë të viheshin nen një kontroll si ky që pretendohet sot .Por më mirë vonë se kurrë .Ti paguajmë , ti kontrollojmë për të mos u korruptuar .Vetëm kështu organet e drejtësisë do të bëjnë rolin e tyre .Por jo këta që janë tani .Duhen kontrolluar dhe pjesa dërrmese duhet fshirë nga regjistrat , ata që kanë pasuri të pajustifikuar të ndiqen penalisht , dhe të afrohen të rinj , sidomos ata që kanë studiuar në perëndim apo nuk kanë blere diplomat , nëpērmjet seleksikonimit me konkurs.Edhe forcat e rendit dhe të ushtrisë duhet ti nënështrohen pak a shumë kësaj praktike .Nuk duam ndihma, pasi në Shqipëri qarkullojnë miliarda.BE të paguajë këto tre institucione dhe jam i bindur që në pak kohë do të kemi një shtet tjetër .

    Reply to this comment
  4. Lisi August 22, 19:15

    TE DHJERE POR KRENAR!Ky besoj se eshte kocentrimi i kesaj forme te re “reforme”te ç’drejtesise alla Kinezeçe!Rrofte miqesia Shqiptaro -Kineze.Zahua dhe Zeni vazhdojne pushimet si dikur bllokmenet por me nje ndryshim se tashme vilat i kane personale e rojet nga Garda e Republikes!Kjo eshte demokracia e instaluar me mjeshteri nga vellezerit Kineze keto 26 vite te dhjera por qe Andrete e Stefanet jane krenare!

    Reply to this comment
  5. info analitike August 22, 19:20

    Une ju pata paralajmeruar qe kur skermisnit dhembet e turreshit per reformen. Jua pata vene ne dukje listen e problemeve ne lidhje me zbatueshmerine. Vazhdoni se nuk keni pare gje akoma….

    Reply to this comment
  6. mirel August 22, 20:25

    thame se do mbyllnim nje vrime korrupsioni, hapem tjetren

    Reply to this comment
  7. perkthyesi August 23, 10:03

    Une mendoj se promovimi ne page i gjyqtareve dhe prokuroreve nuk e zgjidh aspak problemin! Pse? Sepse, se pari, patem pervojen e para shume viteve, kur rritja e pages se tyre deri ne rreth 1 milion lek te vjetra, nuk solli asnje rezultat, madje kjo kategori njerezish i u fut me me force rruges se korrupsionit, qe po e vuajme dhe sot! E dyta, rritja e pages (kurrsesi ne keto permasa astronomike), dhe monitorimi shume i rrepte i punes se tyre, do garantonte nje sistem te pranueshem drejtesie. Ai qe do te kapet me shkelje, ti vihen menjehere prangat dhe te perballet me drejtesine! Kam mendimin se njerez me integritet dhe personalitet ne kete fushe Shqiperise nuk i kane munguar dhe nuk i mungojne! U beme gazi i botes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*