Reforma në drejtësi, LSI: Gati ta votojmë që nesër
Nga Arkiva
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe duhet të ishte kryer vite më parë.
Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, i cili ka ftuar PD dhe PS që të gjejnë gjuhën që bashkon interesin europian të shqiptarëve tek realizimi sa më parë i saj.
“Kjo nuk është një çështje interesi individual apo partiak, është çështje interesi për qytetarët shqiptarë, që drejtësia të ketë standarde europiane”, ka deklaruar Rama.
Ai ka nënvizuar se, LSI është e gatshme në çdo kohë të kontribuojë për miratimin e saj. “Ne jemi gati që nesër. LSI do të vijojë të jetë kontribuese për reformën në drejtësi dhe çdo reformë tjetër europianizuese”, ka shtuar Rama.
Këtë deklaratë ai e dha nga selia e LSI ku i bëri thirrje shqiptarëve të Preshevës për të votuar në zgjedhjet serbe në mënyrë që bashkëkombasit e tyre t’i përfaqësojnë në komuna dhe Parlament.
“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim e gjej me vend t’ju drejtohem sot të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Luginën e Preshevës. I drejtohem sot të gjithë përfaqësuesve dhe drejtuesve politikë, qytetarëve me ndikim, intelektualë dhe përfaqësues të kësaj Lugine që me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhjet e nesërme, të dëshmojnë gjithë forcën e unitetit dhe të bashkimit të tyre”, tha Rama.
BUKURI KJO PUNE.
EDI RAMA DO
ILIR META DO
LULUSHI NUK DO
ME VOTA KALON, KU QENDRON PROBLEMI QE NUK KA KALUAR DERI TANI?????!!!!!!
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM E HEROIK, QE I ADHURON KRIMINELET DHE I VOTON ATA PER TA PERFAQESUAR.
BUKURI KJO PUNE.
EDI RAMA DO
ILIR META DO
LULUSHI NUK DO
..
ME VOTA KALON, KU QENDRON PROBLEMI QE NUK KA KALUAR DERI TANI?????!!!!!!
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM E HEROIK, QE I ADHURON KRIMINELET DHE I VOTON ATA PER TA PERFAQESUAR.